E premte, 29.03.2024, 11:52 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Qentë endacakë, 24 orë në "shërbim"

E merkure, 25.03.2015, 06:46 PM


Qentë endacakë, 24 orë në "shërbim" të qytetarëve të Kosovës !

Shkruan: Florim Zeqa

Të gjitë ata që përcjellin emisionin humoristiko-politik WIKENDI, kanë pasur rastin të dëgjojnë intervistat me kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës, madje të disa prej tyre edhe nga dy-tri herë. Në pyetjen e gazetarit humoristik; cili është orari i juaj i punës, në sa ora fillon dhe kur mbaron puna e juaj në komunë? Emërues i përbashkët pothuajse i të gjitha përgjigjeve të kryetarëve ishte: "24 orë jemi në shërbim të qytetarëve" !Mirëpo, për kuriozitet asnjëri prejt tyre nuk e kishte spscifikuar ndonjërin prej shërbimeve që ju ofrojnë qytetarëve mbrenda 24 orëve të "punës" !Përkundër "përkushtimit kaq të madhë të kryetarëve të komunave ndaj qytetarëve të tyre, të vetmit që janë "vigjilent" nëpër komunat e Kosovës janë qent endacak, të cilët janë shëndrruar në një "ushtri vrastare" për qytetarët e vendit.Vetëm nga muaji dhjetor i vitit të kaluar janë shënuar tri raste të rënda të sulmeve të qenëve endacak ndaj fëmijëve dhe nxënësve shkollor. Edhe pse 17 dhjetori i vitit të kaluar përfundoj me fatalitet, ku nga pasojat e kafshimit të qenëve endacak ndërroj djaloshi 7 vjeqar nga Fushë Kosova,...i cili si pasojë e kushteve të rënda sociale në familje kishte dalë për të mbledhur kanaqe të cilat më pastaj i shiste për të fituar pak para sa për të mbijetuar me familjen e tij (rrëfimi i familjarëve).Vdekja e këtij fëmiu të pafajshëm nuk e tërhoqi vëmëndjen e opinionit politik në vend; nuk e di, mbase shkaku i koalicionit qeverisës apo pse fëmiu i përkiste njërit prej komuniteteve pakicë (romë) me pak ndikim në vend !Rasti i dytë i sulmit të qenëve endacak ndaj fëmijëve ndodhi pas disa javësh (12 janar 2015-të) prap në Fushë Kosovë, në të njëjtin vend,...kësaj radhe viktima ishte një vajzë 11 vjeqare e komunitetit shqiptar, e cila falë ndihmës të disa punonjësve që pastronin borën arrijnë ta nxjerrin të gjallë vajzën nga qenët e tërbuar.Rasti i tretë, qoftë ky edhe i fundit në Kosovë, ndodhi në një lagje të qytetit të Ferizajit me 22 mars 2015, viktima prap një djalë i moshë 7 vjeqare (i komunitetit shqiptar), i cili edhe pse i shpëtoj më të keqës, nuk përfundoj pa pasoja të rënda trupore.Nuk e di edhe sa raste të tjera duhet të ndodhin, që pushtetarët komunal dhe ata të nivelit më të lartë (qeveritarët) të vetëdijësohen për shkallën e lartë të rrezikut të jetëve të njerëzve (fëmijëve në radhë të parë) nga qenët endacak.Fundja, është detyrë shtetërore mbrojtja e jetëve të njerëzve. Rreziku ekziston dhe është permanent dhe nuk po ndërmerret asnjë masë efektive nga organet shtetërore në parandalimin e këtij rreziku fatal për qytetarët.Nuk mjafton vetëm të flitet për ndërtimin e "strehimoreve" për qent, kur shteti nuk po është në gjendje ndërtoj strehë (shtëpi) dhe të krijojë kushte për jetë normale për njerëzit ! Ndërmarrja e masave urgjente në eleminimin e "ekspeditave" vrastare të qenëve endacak do të thotë siguri dhe shpëtim i jetës së qytetarëve, në të kundërtën përgjegjësinë morale dhe ligjore e bartin organet kompetente komunale (shtetërore).



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora