E enjte, 25.04.2024, 10:25 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan & Lajde Blakaj: Emri im, parafjalë e identitetit

E marte, 24.03.2015, 09:07 PM


Emri im, parafjalë e identitetit  tim

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Të thërret nëna , babai, halla tezja  të gjithë të thërrasin në emrin tënd që gjithmonë je më te. Edhe në shkollë të thërrasin shokët, mësuesi por edhe shërbëtori i shkollës të thërret në emër që është letërnjoftimi i parë i jetës tënde. Por, asnjëri nuk mendon dhe s´kujtohet të thotë se çfarë kuptimi ka ky emër qe e thërrasim ne kështu. Ju them më bindje të plotë se shumë të rrallë janë ata sot, që ja dinë kuptimin e emrit tij, po e pat emrin e huaj. Pra ne disi jemi të pajtuar në heshtje më këta emra të huaj dhe pa kuptim në shqipe. Emri i huaj për mua është sikur një pushtues që të ka pushtuar duke mos të lënë ta heqësh hijen, që gjithmonë të vjen pas, sado që ti nuk e dëshiron atë. Tani lind pyetja pse ti vet e mban këtë emër? Janë njëmijë e njëqind arsye por, edhe të pa arsye fare që mbahen emrat ashtu si janë, ku kjo temë do një shtjellim shumë më të gjerë për të treguar arsyet e mirëfillta.  Eni tani të mendojmë në sinkronizim. A do të kishin pranuar arabët, turqit, sllavet, italianët spanjollët dhe shumë kombe të tjera emrat  tonë si Bardhyl, Bardhë, Taulant, Teutë, Agron, Genc, Gentë, Drilon, Ilir e emra të tjerë që të mos zgjerohem më shumë,  ti pagëzojnë fëmijët e tyre. Ta lëmë anash ne tani frazeologjinë boshe të popujve të tjerë për emrat në Biblën  dhe Kuranin. Për një fëmijë, por, edhe për të rritur pas fjalës përshëndetëse mirëmëngjesi, mirëdita apo mirëmbrëma vjen fjala si të quajnë, apo si e pate emrin. Dhe, tani ti skuqesh zverdhesh apo nxihesh kur e thua emrin e një gjuhe të huaj si Sabri, Hivzi, Shaban, Hasan, apo Deli  duke mos përjashtuar emrat grek, latin e sllav, Vlladisllav, Vlladimir, Gustav, Dimitris, Gjovani gjerë në xy emrash të huaj. Nuk të vije keq që je i pagëzuar ashtu por skuqesh kur nuk ja di kuptimin as domethënien e këtij emri të huaj në gjuhën tënde. Thjeshtë është një emër i huaj i një gjuhe të huaj më një kuptim dhe shqiptim të huaj. Kur jeton në komunitetin  tënd kompakt dhe heterogjen edhe nuk vërehet aq shumë dallimi i një emri të huaj sepse të gjithë janë të mësuar me ata emra. Por, kur jeton jashtë vendlindjes mund ta vëresh dallimin shumë esencial se çfarë do të thotë ta kesh emrin në gjuhën e huaj apo gjuhen tënde. Identifikimi më emrat arab apo të turqizuar kërkon përafërsisht 2-3 min ti tregosh një të huaj që ti je shqiptar. Pas turkut e arabit të identifikojnë si persian, pakistanez, boshnjak, azer, tagjik etj etj po pate pamje vizuale më te. Po bisedove më tel përpos këtyre kombësive të shtohen edhe x-kombësi të tjera gjerë në nigerian apo senegalez. Të gjitha këto nuk çojnë aq peshë për mua sepse është e njëjtë sikur po ti thuash dikujt që e kam emrin Vlladimir, Nikollë, Majkell, Gjovani dhe shfaqen 10 kombësi të tjera para teje duke mos qenë shqiptar për te. Ajo që dua të them shkurt dhe kërkoj më ngulm  është se unë dua ta kem emrin shqiptar që kumbon shqip,  që kur e thua atë emër e nxjerr nga fundi i barkut më një shqipe të kulluar më tingujt e sajë të bukur. Sa e vështirë është kur tërë jetën e mban atë emër për së rëndi në kokën tënde pa e ditur kuptimin e tij dhe me përfaqësimin e një kombi tjetër. Se sa e rëndë është kjo e di më se miri ai që e mban emrin e huaj dhe sa peshë çon në personalitetin e tij po të mos flasim për rëndësinë historike që ka emri për një identitet të mirëfilltë të atij individi në kontestin historik. Shumë here kjo bëhet për mosdije por shumë here bëhet për hatër të dikujt tjetër që nuk ka pasur lidhje se çfarë pasojash do ta përcjellin atë fëmijë gjatë tërë jetës. Vjen kumbara për darkë shtrohet raki, mish e pite. I qesim ti shpërlaj duart pas ngrënies më legenin e gjerë e më peshqir në krah dhe fap hapet dera e odes. Futet një fëmijë në odë më faqe të skuqura si molla e sy të shkëlqyer nga gëzimi. Ai nuk pret ta ndan fjalën në dysh, nuk shikon kush flet por duke u mbushur frymë jep lajmin, Teta Gjylë ka lindur djalë, djalë është pasha zoten, e pashë vet më sytë e mijë, betohet fëmija. Urimet vine vërdallë në oden e burrave urime ,urime e më jetë të gjatë urojnë të gjithë, babanë e porsalindurit. Edhe shakatë nuk mungojnë për babanë e ri: “Si puna si paska shkuar huq, ky duket si llapadan por puna i paska pasur bereqet e fjalë të tjera” Sa qelë e mbyll sytë hapet dritarja e kullës dhe pushkët zbrazen për gëzimin e lindjes  tani vjen momenti më vendimtar. Ngritët në këmbë kumbara më një gotë raki në dorë dhe uron babanë e porsalindurit për emrin e ri që do ta pagëzoj. Propozon emrin Reshat, Vedat, Murat, Selim e Hasim Qerim. Të gjithë emra të huaj të lidhur si në sixhim e të gjithë të pa kuptim. Pa b´zë i strukur në një qoshe ode babai i ri thotë më vete po pse ky i gjorë si propozoj emrat shqip që i kuptoj unë dhe i dinë të gjithë të tjerët. Pasi llama e vajgurit e varur në mur po ndriçon ta kishte në mëndje emrin Ndriçim. Ky kumbara bënte be shpesh, pse s’ju kujtua emri Betim a Besim. Ne hoqëm shumë për tu ç´liruar nga pushtuesit të ndryshëm po t´ja vente emrin Çlirim. Por, edhe Qilim e kisha pranuar por jo Hasim Qerim. Mendimeve të tij nuk ua vë kush veshin. E bajt më shëndet urojnë të gjithë dhe kështu mbyllet kjo pamje tragjikomike  për një fëmijë të pagëzuar më një emër të huaj dhe me një barrë të rend që nga kjo ditë. Tashme edhe babai i tij  është i pa lumtur ku ky gëzim kaq i madh ju kthye në hidhërim. Shpendi ju uron natën e mire mysafirëve dhe kthen në dhomën e gjumit ku nusja e re e pret më plot gëzim që ka lindur djalë. I dashuri i saj e puthë në ballë nusen e vet me ndjenja të përziera. E shtrëngon fort shenjë mirënjohjeje, por në heshtje pa bërë as më të voglin zë. Nusja e theu heshtjen. Nuk u gëzove për djalin?! Jo, Jo nuk qëndron ajo gjegjet ai, por…Hë mor si ja vutë emrin djalit? flet nusja. Paj, paj kumbara ja tha emrin Hasim për mua më mirë ta kishte vënë “Dëshpërim”. Nusja stepet me sy të ngulitur në një pikë . I paska munguar vetëm edhe emri  Shëmtim apo Pikëllim mendon ajo. E kështu e ka kjo punë thotë Shpendi. Thoshin që ky emër qenka në Kuran dhe se i pari i fisit qenka vrarë në luftë më turkun. Hajde prapambeturi hajde. Vra më turkun e vë emrin e tij, sikur të ishte fëmija i tij, ja pret shkurt nusja. ”Atëherë pse luftuat më te, pa pasur nevojë fare” ai çfarë kërkoj e mbolli” Edhe kjo një nga shumë paradokset e mendjelehtësisë sonë kolektive. Kaç na duhet.***Pas shtatë vajzave të lindura njëra pas tjetrës Ukë Nikës i lindi djalë. Gëzim i pa parë bëhet në këtë familje. Prena, nëna e djalit kishte punuar lloj lloj ojnash për djepin, dhe në mes të mbulojës kishte qëndisur një shqiponjë të zezë më një sfond të kuq. Të shtat motrat ishin rrethuar rreth djepit duke kacarruar vëllain e porsalindur. Edhe gjësende i kishin varur në djep gjerë edhe një dhemb ujku që mos ta shihte syri i keq. Merr Uka djepin shumë herët në mëngjes,  fare pa u zgjuar fshati dhe del në rrugëkryq. Kjo bëhej për ti jetuar djali pas kaq vajzash. Kur shef që po vije një kalimtar e kthen djepin përmbys dhe fshihet prapa gardhit. Sipas traditës, kur kalimtari i parë kalon atypari e kthen djepin mbarë kur babai e ka rrotulluar djepin prapë më qellim, aty prehen flokët dhe propozohet emri duke u bërë kalimtari kumbarë. Dhe kështu Pashk Gjeta kishte pasur fatin të ishte i pari kalimtar dhe më i hershmi në atë mëngjes. Kalon Pashku dhe dëgjon foshnjën duke qarë më djep përmbys. E kthen mbar djepin dhe e përqafon fëmijën e porsalindur duke u munduar ta qetësojë. Del Uka nga vendi fshehur dhe e përshëndetë. Gëzim të pa përshkruar tregon edhe Pashku për djalin e lindur të Ukë Nikës pas shtat vajzave. Nxihen kumbarë dhe propozojnë edhe emrin. Pasi foshnja ishte tipike racë ilire e bardhe si tamleborë vendosin emrin Bardhok. Emër i bukur gjithë sa të duash. Kthehet Uka në shtëpi dhe i tregon Prenës. Gëzohen të gjithë dhe tani duhet vajtur në kishë për ta bërë regjistrimin. Prifti i pret më mirësjellje por gjuhën shqipe pothuajse nuk e zotëronte fare. Tregohet halli dhe fillon procedura. Meçe prifti ishte i një kombësie tjetër u thotë se ky emër nuk gjendet në regjistrin kishtar. Ukë Nika zihet ngushtë. Pas gjithë atij gëzimi tani dalin telashe për Ukën kryelartë. Bre bëhet e s´bëhet,  prifti propozon emrin Boris. Uka i zënë ngushtë, edhe për propozimin e kumbarës si ti thyhet fjala, edhe për dashurinë e Emrit shqip Bardhok pyet shoqen çfarë të bëjnë. Paj, mor Ukë ja kthen Prena ky emri Boris nuk e di a mund të shkoj më këtë shqiponjë n´mjedis, duke ja treguar shqiponjën më gisht në mbulojës mbi djepin. Uka e kupton shoqen e tij dhe mendon po nuk ma regjistrojë djalin prifti a mund të më detyroj të mos e thërras Bardhok. Jo dhe jo,  dhe menjëherë mu për aty i radhitë dy vargje në rimë.

Lum për djalin ky Ukë Gjeta

Fort po i kryeka punët e veta

Jo emër t´huaj or zotni

Sa t´flas shqip e t´jetoj n´Shqipni

Prifti mbetet me gojë hapët pa pasur mundësi të kuptojë fjalët e Ukës, kurse Ukë Gjeta merr djepin nder sqetull dhe kthehet në shtëpi. Vrapojnë vajzat dhe i hapin derën. Të gëzuara pa masë pyesin nënën për emrin. Bardhok, pasha nënën u thotë Prena. Bardhok Gjeta them unë dhe u bëfsh 100 mijë veta e, e bardhë të shkoftë gjithë jeta.

Njeriu kur do të shfajësohet edhe mund ti gjej me mija arsye. Por, kështu me apo pa vetëdijen tonë fillon një jetë e një foshnje, e një njeriu të ri  më një pagëzim pa dëshirën e tij, po deshëm të themi, ku terë jetën edhe mund ta kemi në qafë. Shumë kush mund të thotë se është e lehtë ta ndërrosh emrin. Unë them jo sepse ka më mija procedura qofshin ato ligjore por më shumë shpirtërore dhe shoqërore qe janë pengesë serioze për një formë të dëshiruar. Prandaj unë them se duhet ti kushtohet shumë kujdes emrit të fëmijëve.

” Emri është A dhe ZH-ja e një identiteti personal të individit në pamje të parë që përcakton qenësinë e ti hyrëse në identitetin e tij kombëtar”./hb

Kurse më vonë qenësinë e individit në identitetin kombëtar e përcaktojnë shumë faktor të tjerë shumë më të rëndësishëm si rrumbullakësim i përcaktimit të atij identiteti kombëtar. Andaj u bë si u bë por tani duhet të kemi kujdesin më të madh që mos ti lëndojmë fëmijët tanë po aq sa të vulosim njëherë e mirë qenësinë tonë si individ veç e veç dhe si shoqëri në tërësi. Historia na u hakmor për gabimet tona dhe do të na hakmerret edhe më shumë po u bënë edhe gabime të tjera. Mosdija e dikurshme edhe mund të falet për pagëzimin e fëmijëve tanë por, asnjëherë dhe askurrë të falen tani gabimet e tilla të qëllimshme për mos pagëzimit të fëmijëve tanë më emra domethënës me taban SHQIPTARË.



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora