E enjte, 28.03.2024, 03:03 PM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Pse e pse...!

E premte, 20.03.2015, 06:48 PM


Sejdi BERISHA:

 

PSE E PSE...!

 

(Baladë dhembjeje apo padrejtësie)

 

Pse nuk më lejohet

Të eci nëpër Evropë

Pse më mohohet

Ta shijoj historinë

E Murit të Berlinit

Edhe madhështinë

E Kullës së Ajfellit

Mendjen e Sorbonës

Pse nuk mund ta shijoj

Bukurinë e urave në Londër

Pse nuk mund ta vizitoj Berlinin

Ku rrëfimet e kohërave marrin frymë

Pse as nuk Vjenë

Nuk mund të shkoj

Në Skalën e Operës

Mozartin ta shijoj

Pse nuk mund të shëtis

Në Romë

As nuk mund t’i përjetoj

Lashtësitë e Panteonit

Pse në Madrid

Nuk mund ta dëgjoj

Këngën spanjole

As në Barcelonë

Ta shoh luftën me dema

 

Pse e pse...

 

Pse nuk mund ta shikoj

Në Zvicër as në Angli

Një ndeshje futbolli

Ku luajnë njerëzit e gjakut tim

 

Pse e pse...

 

Pse nuk mund të shkoj

Kur më fton miku im

Për ditëlindje në Gjenevë

As në Panairin e librit

Në Frankfurt nuk mund të shkoj

 

Pse e pse...

 

Një shfaqje nuk mund ta shikoj

Në teatrin ku aktroi

Aleksandër Moisiu

Pse nuk mund takohem

As me mikën në Bruksel

 

Pse e pse...

 

I etur mbetëm

Për ta shijuar

Madhështine e shëmtinë

E Evropës

 

Pse e pse...

 

Sepse

I vetmi populli im

Ende nuk mund

Lirshëm të lëvizë

Në Shekullin e XXI-të...

 

Pse e pse...



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora