E marte, 23.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Heroizmi i munguar në ndërtimin e shtetit

E premte, 20.03.2015, 08:25 PM


Heroizmi i munguar në ndërtimin e shtetit

Shkruan: Florim Zeqa

I kaluam 16 vite duke i thurur lavde njëri-tjetrit, i kaluam 16 vite duke u munduar t'i marrim meritat njëri-tjetrit, u shpenzuan aq shumë para për t'i skalitur në mermer dhe bronz dëshmorët e lirisë,....familjet e të cilëve sot janë të harruarit e qeveritarëve të këtij shteti,...u shpenzuan qindramiliona euro në ndërtimin e komplekseve memoriale në çdo zonë të Kosovës nga ambicia për marrjen e meritave të luftës çlirimtare.Kjo garë e pashpallur dhe e pashëmbullt ndërshqiptare për marrjen e primatit të çlirimitarit të vendit, na ka bërë t'i harrojmë çlirimtarët e vërtetë dhe faktik të vendit tonë-NATO-n dhe SHBA-të !Vrapimi pas posteve dhe privilegjeve të pushtetit, shumë nga politikajt i bëri të harrojnë shtetin, të harrojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë të ri.Si pasojë e kësaj, sovraniteti i Republikës së Kosovës përfundon të "Parku i paqës", të barrikada mbi lumin Ibër, e cila nga një Mitrovicë e Kosovës, prodhoj dy të tjera; një shqiptare në jug dhe tjetrën serbe në veri të vendit.Përkundër këtij fakti të hidhur, i mbyllim sytë të gjithë, thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe sa i përket ndarjes territoriale të shtetit,....dhe për çdo vit festojmë pavarësinë e vendit dhe kremtojmë "Epopetë" e UÇK-së, "trimëritë dhe lavditë" tona, duke harruar (me qëllim) shetin tonë gjysmak, të pakonsoliduar politikisht dhe ekonomikisht, të tkurrur nga të gjitha anët territorialisht, të "sëmurë" nga mbrenda nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe dukuri të shumta negative.Derisa ne i tregojmë njëri-tjetrit "heroizmin" e luftës çlirimtare, na mungon heroizmi në paqe, në ndërtimin dhe bërjen e shtetit funksional, të dashur dhe tërheqës për të jetuar në të.Të gjithëve na kujtohet një thënje e ish presidentit të SHBA-ve, zotit Bill Clinton gjatë një vizite të pasluftës në Kosovë, po citoj; "Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen..."Thënje kjo më tepër se e sakt, profetike do të thoja. Mundësitë që na i dha përëndimi, në radhë të parë SHBA-të për ndërtimin e shtetit, jo vetëm që nuk dijtëm t'i shfrytëzojmë si duhet, në të shumtën e rasteve u keqperdorën nga njerëz të pandërgjegjshëm; duke filluar nga ndihmat humanitare, financiare dhe investimet jo të pakta që bashkësia ndërkombëtare i solli në Kosovë!Ikjet e fundit masive të shqiptarëve nga vendi i tyre, është pasqyra më reale dhe më e errët e dështimit tonë në bërjen e shtetit. Për këtë dështim të gjithë jemi nga pak fajtor, që i lejuam të shkojnë kaq largë kusarët politik në zhvatjen e shtetit.Pushtetarët e deritanishëm pothuajse të gjithë pa dallim u treguan të njëjtë; lakmiqar të pakursyer në grabitjen e pasurive publike dhe shtetërore, duke u shëndrruar në klasë të pasuruarish nga privilegjet e pushtetit politik.Situata paradoksale që ka Kosova e sotme, me lider partiak dhe shtetëror super milionera, të shëndrruar në udhëheqës biznesesh të ndryshme, që nuk shqetësohen aspak për gjendjen e rëndë sociale të popullit të tyre,....është e pakrahasueshme me të gjitha periudhat historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova.Sa për freskim të kujtesës historike, të kaluarës së largët dhe të afërt, Kosova ka pasur pasanik dhe biznesmen të dalluar, që në radhë të parë ishin atdhetar, duke shkrirë pasurinë e tyre në shërbim të çështjes kombëtare dhe ndihmës ndaj bashkombasve të vet, si Haxhi Zeka, Hasan Prishtina,...dhe në vitet e '90-ta, të një armate biznesmenësh nga përëndimi që ndihmuan materialisht funksionimin e shtetit paralel, ndihmuan institucionet e Republikës së Kosovës; arsimin, shendetësinë dhe segmentet tjera shtetërore.Ndërsa sot, kur e kemi shtetin e lirë, mungon heroizmi në ndërtimin e shtetit! Kjo ka ardhur shkaku i mungesës së solidariteti njerëzor dhe mungesës së atdhedashurisë që kishin njerëzit e kësaj toke dhe të këtij vendi të quajtur Kosovë.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora