E premte, 19.04.2024, 01:56 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Përpjekje për shëndetësi të shëndoshë

E enjte, 19.03.2015, 08:49 PM


Përpjekje për shëndetësi të shëndoshë

Shkruan: Faton MEHMETI

Shëndeti publik është shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës dhe promocionit të shëndetit mendor dhe fizik dhe eficiencës përmes përpjekjeve të organizuara të shoqërisë. Shëndeti publik është një koncept social dhe politik që synon në përmirësimin e shëndetit, zgjatjen e jetës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës midis gjithë popullsisë përmes promocionit, parandalimit të sëmundjeve dhe formave të tjera të ndërhyrjeve shëndetësore.Sistemi Shëndetësor në Kosovë është kryesisht publik. Shteti siguron pjesën më të madhe të shërbimeve që i ofrohen popullatës si në fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. Sektori privat është akoma në hapat e para dhe mbulon pjesën më të madhe të shërbimit farmaceutik, shërbimit stomatologjik dhe disa klinika diagnostikuese specialitetesh të cilat janë përqëndruar kryesisht në Prishtinë.

- Shpesh herë shëndetësia ne Kosove është konstatuar si e sëmur, gjithësesi duhet theksuar disa përpjekje që po behen nga  Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ne Ferizaj, gjithnjë duke sipas raportit vjetor të paraqitur nga kjo drejtori për vitin 2014. Së pari duhet theksuar se kjo drejtori  është e organizuar përmes dy sektorëve, Sektori i Shëndetësisë dhe Sektori i Mirëqenies Sociale. Kjo drejtori qysh në fillim të vitit 2014, ka hartuar planin e punës duke i përcaktuar objektivat dhe prioritet në kuadër të bugjetit të përcaktuar . Në kuadër të buxhetit për vitin kalendarik 2014 , shuma për shëndetësi ka qenë 520000 ( Pesëqind e njëzet mijë euro), por nëse i referohemi numrit të banorëve,  për një regjion me mbi 300 000 banorë ku gravitojnë qytetet : Ferizaj, Kaqaniku, Hani i Elezit, Shtërpca dhe Shtimja, kjo shumë është pak , gjithësesi përpjekjet nuk kanë munguar. Janë blerë disa ambulance, dhe rritja e numrit të punëtorve përmes Marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kryetarit të Komunës Z.Muharrem Svarqa dhe Caritas Kosova prej 100 punëtorëve..

Megjithatë, si sfidë kryesore mbetet mosfurnizimi i mjaftueshëm me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë si kompetente kryesore.Në raportin e paraqitur nga drejtoria e shëndet ësisë thekesohet se “ edhe përkundër  kërkesave tona të vazhdueshme   nuk u realizuan gjë që kjo e  dëmton qytetarin-pacientin i cili në të shumtën e rasteve nuk ka  mundësi të pajiset me barna të nevojshme me mjete vetanake

Rreth furnizimit me barëra esnciale që nuk jami furnizuar nga Minisria e Shëndetësisë, ne  jemi angazhuar që përmes të hyrave vetanake të bëjmë sigurimin e tyre pë tu dalur në ndihmë qytetarëve “. Edhe përkundër angazhimit të Dr.Burim Karameta - drejtor në DSHMS, nevojitet shumë punë dhe angazhim, që qyetarëve të Ferizajt të ju rikthehet besimi në shëndetësi, që pacientët mos të vdesin aty ku duhet të gjejnë shërim...!!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora