E premte, 19.04.2024, 07:03 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Këze (Kozeta) Zylo: Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare

E merkure, 16.07.2008, 08:00 PM


Nje kujtim i bukur ne diten e shkolles shqipe
Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Nxënësit e shkollës shqipe të Institutit “Gjergj Kastrioti Skanderbeg” në Staten Island mblodhën prindërit dhe emigrantët shqiptarë me një program artistik dhënë enkas për ta.
Mjaft prindër, mësues, fëmijë, të rinj, studentë, kishin ardhur nga të gjitha lagjet e New Yorkut, për të përshendetur shkollën shqipe dhe për të përgëzuar fëmijët që po cicërronin gjuhën e ëmbël dhe të paharruar shqipe!
Mjediset e këtij Instituti feksnin nga pastërtia, komoditeti, shija e hollë dibrane, që duket më së shumti në mënyrën arktitektoriale, të rikonstruktuar me vite të tera nga familja atdhetare Ruci me grupin e punës, dhe inxhinierin e talentuar z.Musa Pacuku.
Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare që kishin ardhur për herë të parë, ju ngazëllehej shpirti për këtë pallat që mua nuk e di sec më krijon një ndjesi sikur jam në kështjellën e lashtë të Skënderbeut dhe sa herë që ndodhem pranë dërrasës, më kujtohen fjalët e Hygoit se, ai që hap derën e një shkolle, mbyll derën e një burgu. 
Po kështu kur ngjis shkallët për të shkuar pranë klasës me fëmijët që ndrijnë si xixëllonja në shkollë, më duket sikur ngjit shkallët e historisë së popullit tim që u bëri ballë stuhive dhe armiqve të Kombit, të cilët me mënyrat më të zeza, më monstruoze, donin të varrosnin gjuhën shqipe, gjuhën që mban gjallë Kombin dhe që i lidh aq shpirterisht dhe vëllazërisht mëmëdhetarët me njëri-tjetrin.
Viti 2008 solli ndryshime nga më rrënjësoret, solli kurorëzimin e Kosovës me Pavarësinë, Pavarësi që u fitua me luftën heroike të UCK-s, popullit të saj martir dhe Diasporës shqiptare, nën udhëheqjen e diplomacisë Amerikane!  E përmend këtë pasi Diaspora shqiptare ka një rol kyç ne zhillimet dhe proceset e vendit tonë.
Populli ynë duke qenë nën efektet e ikjes së madhe për shkak të kushteve tejet të rënduara nga Mëmëdheu ynë i shumëvuajtur, i del si detyrë për të ruajtur gjuhën shqipe, gjuhën e etërve tanë, e cila në rast se nuk kemi shkolla me një program të qartë, një projekt që të zbatohet në të gjithë Diasporën shqiptare, asimilimi i saj është më se i sigurtë, dhe kjo është e dhimbshme, është një ogur i zi, që s’të le të qetë të vesh kokën e (i) rehatuar në krevat para se të flesh gjumë. 
Të gjitha këto dhimbje, kjo dashuri patriotike me siguri nuk i kanë lënë të qetë, z.Rrape Ruci, z.Mislim Ruci, z.Musa Pacuku, z.Q.Zylo, etj, vite me radhë, për të vënë në shërbim të Kombit, godinën kështjellë të Isnstitutit “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”. 
Këto ëndrra të tyre ku jetojnë dhe punojnë me dinjitet, fal Amerikës, vendit më demokratik në botë, u bënë realitet për fëmijët shqiptarë që të shkruajnë dhe të flasin gjuhën shqipe!
Kjo ëndërr, ky realitet do një punë tejet të përkushtueshme, vullnetare, pasionante, atdhetare, ashtu sic është bërë me vite deri tani nga nismëtarët që përmenda më lart.
Kur unë e pyeta z.Pacuku si kryetar i Bordit për Institutin, godinën, në lidhje se si e arritën ta ndërtonin dhe mbi c’fonde?
-Ai m’u pergjegj thjesht dhe qartë, se ju e dini shumë mirë Kozeta ngase keni vite që po e shikoni punën kolosale këtu, ndërtimet, pastrimet, pluhurat që kemi ngrënë, e cdo gjë tjetër që i përket ndërtimit, e gjithë kjo është bërë nga fondi shpirtëror i z.Rrape Rucit dhe z.Musa Pacukut, që kane 40 vjet që punojnë shumë vështirë në Amerikë.  Së fundi në rast se do të bësh dicka për Kombin, kur je larg Atdheut, atë duhet ta fillosh nga mësimi i gjuhës shqipe, ku ne të gjithë po punojmë vetëm vullnetarisht, pa marr parasysh asgjë, vec shërbimit që duhet t’i bëjmë Gjuhës shqipe.

Programi artistik në gjuhën shqipe nga nxënësit e Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, Staten Island, NY

Salla e mbushur plot e përplot prêt me duartrokitje hapjen e programit nga mësuesja e sapo lincensuar nga Bordi i edukimit të New Yorkut, znj.Adelina Lacaj. 
Znj.Lacaj fton z.Zylo, drejtorin ekzekutiv të kësaj shkolle për të përshëndetur të pranishmit dhe nxënësit e shkollës shqipe që me dashuri dhe vullnet po ndjekin mësimin në këtë Institut.  Ai vlerësoi dhe cmoi punën patriotike dhe arsimdashëse të z.Rrape Rucit, z.Mislim Ruci, te inxh.Musa Pacuku që bënë të mundur të hapeshin dyertë e kësaj shkolle shqipe në Staten Island. Shkolla tha ai ka mësuese të talentuara dhe të licensuara nga shteti i New Yorkut ose Amerika, dhe që sot ato ndodhen të punësuara në universitetet e Amerikës.  Kështu mësuesja Blerina Likollari jep mësim në Universitet në Staten Island, dhe njëkohësisht vazhdon studimet për kualifikime të mëtejshme ne fushen e edukimit, ajo e ka pritur që në fillim me kënaqësi ftesën time shtoi ai.
Mësueja Jona Balili, është këshilltare akademike në një shkollë të mesme në Staten Island, e licensuar nga shteti i New Yorkut, edhe ajo me shumë kulturë dhe mirësi po punon së bashku në bord këtu në Institut, duke dhënë një ndihmesë të cmuar.
Valbona Zylo, profesore e kritikës për letërsinë spanjolle, në Penn State University, në Pennsylvania, e cila se shpejti do te japë mësim në New York, ka ndihmuar në programet dhe projektet e ndryshme të shkollës shqipe.
Zonja Pacuku, është e punësuar në bordin e edukimit të New Yorkut, në Staten Island, e cila na ka inkurajuar vazhdimisht.
Ai lexoi gjithashtu dhe disa nga objektivat kryesore te ketij Instituti, qe jane parashikuar per te realizuar ne te ardhmen.
Qëllimi ynë kryesor është që të ndihmojmë sa të jetë e mundur komunitetitn tonë në mësimin e përvetësimin e gjuhës shqipe jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.
Për të rriturit do të ketë programe të vecanta për mësimin e gjuhës shqipe.
Do të hapen klasa në anglisht dhe mësime në kompjuter për emigrantët e rinj.
Po kështu ai do të përmendte dhe punën e akitivistëve, mësuesve me shumë përvojë dhe që kanë dhënë kontribut me vlerë për Kombin shqiptar.
Ata janë, znj.Shqipe Biba, znj.Leunora Abdulai, znj.Bardha Maqellara, z.Haxhi Maqellara, znj.Violeta Likollari, znj.Mine Pira, etj, të cilët kanë afruar ndihmesën e tyre, që shkolla të jetë sa më e sukesshme në të ardhmen.

Pas fjalës së tij në skenë do të ngjitej nxënësja e shkollës shqipe Dea Bejleri, e cila vjen që nga Brooklyni, ajo me zërin e saj femijëror, dhe shumë e lirshme, ju uron prindërve dhe gjyshërve mirëseardhjen në këtë program artistik përgatitur posaçërisht për ta.
Ndërsa David Ismailati, do të interpretonte poezinë e shkruajtur nga vetë ai në gjuhën shqipe, Yjet, i cili me pjekurinë që e karakterizon edhe pse shumë i vogël, i dha dhe më shumë seriozitet programit dhe mësimit të gjuhës shqipe.
Mësuesja e palodhur Blerina Bejleri do të këndonte së bashku me nxënësit këngën:
“Tring, zilja, tring zilja, zilja tringëllon”!  Ndërsa fëmijët këndonin, në sytë e prindërve dhe pjesëmarrësve, shihja lot të paster, lot për gjuhën shqipe, lot që dukeshin sikur formonin gërma shqip!
Të gjitha këto këngë, interpretime, shoqëroheshin nga orkestrantët z.Odise Salillari dhe Dashnor Cene, që po japin një kontribut të vyer me zërin dhe interpretimin e tyre në muzikë, pranë Komunitetit shqiptar në Amerikë.
Edhe poezia 36 margaritare, recituar përsëri nga D.Bejleri pati efekte të vacanta tek pjesëmarrësit, pasi janë këto gërma të arta që na bashkojnë dhe flasim të njejtën gjuhë, gjuhë mjalta që e kanë vetëm shqiptarët në botë.
Pas këtij recitimi në sallë do të përhapeshin tingujt nga “Sonata e Bethovenit” interpretuar mjeshtërisht nga pianistja Matea Cene, e cila po vazhdon studimet shkëlqyeshëm në fushën e muzikës këtu në New York.
Nën tingujt e kësaj sonete në sallë do të ushtonte zëri i nxënësit Darian Alijaj me vjershën “Xixëllonja” .  Ai vjen së bashku me mamanë e vet, Stela Alijaj, nje zonjë intelektuale mbaruar studimet në Amerikë. Të dy vinë rregullisht që nga shteti i Nju Xhersit.  Darian Alijaj u ambientua shume shpejt me klasën, dhe vazhdimisht shpreh dëshirën për ta mësuar sa më mirë gjuhën shqipe, dashuri kjo e ngulitur nga gjyshërit dhe prindërit e tij patriotë.
Nxënësit shembullorë në shkollën amerikane në Staten Island, Kevin dhe Steven Lacaj të cilët janë lindur dhe rritur këtu, kanë një dashuri të madhe për te mësuar gjuhën shqipe, kështu ata me një kujdes dhe gëzim të madh interpretuan poezi në shqip, cka dhe i bënte të ndiheshin më të sigurtë tani me të folmen shqipe.
Nuk do të mungonin në këtë grup nxënësish dhe fëmijë amerikanë, kështu vajza 4 vjecare Markenzi u bashkua me nxënësist shqiptarë duke kënduar, pasi nëna e saj profesore e licensuar po nga shteti i New Yorkut, një njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja, ka dëshirë që vajza të mësojë gjuhën shqipe.
Sara Ismailati me një shportë të vogël si një flutur e vërtetë, do të mblidhte lulet e bukura në sallë dhe pastaj do t’jua dhuronte shokëve dhe shoqeve të saj, të gjitha këto do t’i kryente nën tingujt e muzikës shqiptare.
Shumë duartrokitje dhanë dhe vargjet:

Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e gjerë,
Sa e lehtë, sa e lirë,
Sa e bukur, sa e vlerë!

Këto vargje u shoqëruan nga të gjithë pjesëmarrësit, me duartrokitje të ngrohta dhe tejet inkurajuese.
U interpretua gjithashtu dhe një poezi për Camërinë, pasi ishte në ditën e përkujtimit të viktimave të masakruara nga gjenerali grek, famëkeq Zverda.
Nga nxënësit pati intepretime të ndryshme dhe nga pjesë baleti, kështu D.Bejleri e veshur me fustan balerine, kërcente në skenë mjaft bukur dhe xixëllonte në gjithë sallën.
E.Ismailati do të sillte para vogelushëve disa numra shpejtësie, të cilat i mbanin të fokusuar në interpretimin e tij.
Znj.Lacaj do të interpretonte me zërin e saj melodioz, me korin e nxënësve këngën “Fluturon bleta” këngë që i dha nota hareje gjithë sallës.

Pas programit

Pas këtij programi u shfaq një montazh i shkurtër gjatë mësimeve në shkollën shqipe, ku ndërkohë drejtori ekzekutiv i shkollës, z.Zylo, lexoi përshëndetjen e drejtorit të Institutit të Diasporës në Shqipëri, zotit Flamur Gashi, përshëndetje që u mirëprit nga prindërit dhe pjesëmarrësit në sallë.
Kryetari i Bordit të Institutit, inxh.Musa Pacuku, përshkroi përpjekjet dhe punën që ishte bërë për të ardhur deri në këtë ditë të krijimit të shkollës shqipe në Staten Island.
Ai i falënderoi pjesëmarrësit, dhe i ftoi at ata të sillnin fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe.
Në emër të shoqatës “Dibra” me kryetar Ibrahim Kolarin, përshëndeti veterani i arsimit, patrioti z.Xheladin Pecja, ku dhe afroi një bashkëpunim midis shkollës shqipe dhe shoqatës “Dibra”.
Po kështu dhe z.Zyhdi Daci, i cili ka shkrirë tërë jetën e tij për arsimin në Dibër, falënderoi nismëtarët për shkollën shqipe dhe tha se duhet ta mbajmë të gjallë në zemrat tona dashurinë për Atdheun.
Shkollën shqipe do ta përshendetnin dhe intelektualët që kishin ardhur për të dëgjuar programin si: z.Sali Bollati, kryetar i shoqatës Camëria, i cili së shpejti do të rregjistrojë në shkollë Lisin dhe Dean, nipin dhe mbesën e tij që po ushqehen me dashurinë e gjuhës nga këta gjyshër fisnikë. Ai tha se ne jemi mbledhur këtu në këtë pallat, që në fakt janë saraje, të dhuruara nga z.Rrape Ruci për Kombin, falënderoi punën e pakursyer të grupit të punës dhe tha se nuk ka më bukur që ne të ruajmë këtë Gluhe Perëndie!
Pastori amerikan Steve Galegor, që ka bërë një punë të madhe duke i ndihmuar shqiptarët e të gjitha besimeve, përshëndeti shkollën në gjuhën shqipe, i cili e flet shumë lirshëm atë.
Ai falënderoi të gjithë shqiptarët duke thënë se ju cmoj që ju i sollët Kombit tim amerikan një pasuri kaq të madhe sic është gjuha shqipe.
Më shumë emocion u lexuan dhe përshëndetjet nga mësuesit që dhanë një kontribut të çmuar për mësimin e ABC-s, si nga ish mësuesi i persekutuar, Dalan Luzaj, por që nuk e lanë të shërbente në arsim, pasi diktatura e internoi për dekada të tëra, nga zonja Eleni Stefa, mësuese e popullit, një zonje që i pushkatuan burrin në moshën më të bukur,  profesor Ibrahim Egriu, të cilët gjithë jetën e tyre po vazhdojnë t’u mësojnë fëmijëve kudo gjuhën shqipe.
Pershendetje kishte ardhur dhe nga professor Emil Lafe, nga z.Vlash Fili, urime që dukeshin si bekime për nxënësit e shkollës shqipe.
Mjaft përshëndetje kishin ardhur dhe nga Diaspora shqiptare, por që e kemi të pamundur t’i perfshijme në artikull, këto do të ruhen në arshivin e Institutit tonë.
I gjithë programi artistik u filmua nga TV Kultura Shqiptare, me producentin e mirënjohur z.Adem Belliu.  Ai kishte ardhur së bashku me bashkëshorten e tij, profesoren e licensuar nga Bordi i Edukimit të New Yorkut, znj.Mimoza Belliu e cila ka dhënë një kontribut me vlerë nëDiasporën shqiptare nëpërmjet programeve televizive.  Ajo shoqërohej nga studentja, bashkëpunëtore e ngushtë e TV për programet e fëmijëve, zonjusha Vera Belliu.
Fotot u sollën nga znj.Bejleri dhe z.Eduard Dilo, një ish i persekutuar, dënuar nga diktatura bizantine, i cili i dhuroi bibliotekës librin “Gramatika shqiptare” shkruar nga gjyshi i tij Ilia Dilo Sheperi.
Në fund u shtrua një kokteil sponsorizuar nga z.Adem Gllobocishta, z.Naser Osmani dhe vëllezërit Myftari.  Nën shoqerinë e tingujve të orkestrës pjesëmarrësit vallëzuan dorë për dore, të lumtur se ishte hapur një shkollë e re shqipe, një shkollë që do ta mbajë lart emrin shqiptar!

Drejtori ekzekutiv i shkolles, z.Qemal Zylo se bashku me nxenesit

Drejtuesja e programit A.Lacaj dhe B.Bejleri me nxenesit

Darian Alijaj duke recituar vjershen Yjet
Dea Bejleri nje nxenese e talentuar
Eduard Dilo duke dhuruar sintaksen nga Ilia Dilo Sheperi
Grupi i nxenesve te shkolles shqipe
Muzikantet Dashnor Cene dhe Odise Salillari
Pamje nga salla
Prinder te lumtur per femijet qe do te mesojne gjuhen shqipe
Producenti A. Belliu dhe stafi i shkolles
Sara Ismailati dhe Dea Bejleri
Z.Musa Pacuku kryetar i Bordit


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shqipëria, një përzjerje çudirash dhe mrekullish Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora