Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Një dreq i keq në mesin tonë

| E enjte, 19.03.2015, 08:57 PM |


Mrizi i djajëve, tokat shqiptare

ose

Një dreq i keq në mesin tonë

Nga Fahri Xharra

Kam rënë në dymendje dhe kurrsesi të largohem nga mëndimi se në mesin tonë ka hyrë një  dreq. Por nuk e po e di se a është po ai dreqi i kohës së Fishtës apo i biri apo nipi i tij. Por. sidoqoftë ai po e bën punën e tij prej djalli: dhe na ka futur të keqën në mesin tonë .

Më të interesuara janë institucionet t`ashtuquajtura kombëtare të shofin vetën në ndonjë “flash”

televiziv , ose ndonjë like në fcb se sat ë mirren me çështjet madhore të kombit. “Një here vjenë vera kah dera! “ thot një falë popullore. Por këtë verë nuk  po e shofim si të tillë , e unë po e shoh  në shkrimet turke ,greke e sidomos serbe që po mundohen të krijojnë “stuhina dhe tajfune” në mendjen dhe trurin dhe nul po lejojnë që të piqen frytet e mbara të asaj vere të pritur me qindra

vjetë   .Sepse ata i kapur friga nga kjo verë e jona.. Një dreq i madh ka hyr në mesin tonë !

Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, që ketë histori të Perendís, Trashigim, q` na la i Pari, Trashigim s'i a lên ai fmís- kishte për të thënë Fishta .

“Duke u nisur nga parimet e “ Nacertanjes” së Garashninit , në verën e vitit 1849 u aprovua “ kushtetuta e propagandës politike “  e cila duhet të jetësohet në tokat “ sllavo-turke ‘ sipas së cilës Bosna , Hercegovina, Mali i Zi, Serbija jugore ( Kosova fxh). sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bulgaria jug-perëndimore, Da;macia dhe deri tek kufiri kroato-slloven të bëhet një tërësi “(Zef Mirdita : Albanci u svjetlosti vanjske politike Serbije )

Në njerën anë “Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog )

Dhe japi përgjegjegje “sepse serbët janë  i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë këthuer pushkën amerikanëve “

“ Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam dretësinë , dhe jemi të vetmit që biejmë viktima të dretësisë “ – thonë serbët.

Ata vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më shumë iu ka sjellur dëme falsikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sat ë gjitha luftërat qe  i kanë pasur !!!!! Imagjinoni  “ që bota të sundon m lehtë me ta , në më mënyrë të planifikuar iu është “ shkatërruar” historia . Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore , nga Serbia janë marrur mbi 40 vagona hekurdhor të materialit arkivor .( Fahri Xharra , e-verteta-serbe-dhe-vuajtjet-e-tyre)

Në anën tjtër  : “- Albanci nikada nisu postojali kao jedinstveni narod, ve? ih je narodom inacijom u?inio austrougarski dvor, ujedinio razli?ita plemena, sa?inio jedan jezik i sve to potpomogao novcem kako bi, pre svega, smanjili srpski uticaj i težnju ka osloba?anju svih srpskih zemalja od kojih se dobar deo tada nalazio pod vlaš?u Austrougara.( TAJNI BE?KI SPISI UKAZUJU: Austrougarska stvorila Albance kao naciju da oslabi Srbiju i Rusiju! )

Sa keq që shumica nuk po e kupton se  çka shkruan në  mbi këtë fjali. Jo për filozofinë e shkrimit por mosnjohjen e gjuhës . Punë e madhe ! Nuk është e thënë të gjithë ta dijnë gjuhën më armike të kombit tonë , por të gjithë duhat ta dijnë se çka po na pëgatisin ata , të kësaj gjuheje..

Ne grindemi ndërveti , të keqen e kemi në mesin tonë. E djaj`t punojnë në dëmin tonë . Marre!

” Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë popull i njësuar , por këta i bëri oborri mbretëror Austro-hungarez., ku i bashkoi disa fise të përçara ndërveti, iu bëri një dhe me para të madhe e ndihmonte çështjen e zvoglimit të ndikimit serb dhe e të rriste kërkesën për çlirimin  e “tokave serbe “ ( thonjëzat fxh) që atëherë ishin ndër Austrohungarine.” ("Uticaj Austrougarske imperije na stvaranje albanske nacije (1896-1908)" .

Sa është kjo e vërtetë ? Shumë bile . Po sot ? po derdhen para të majme që të rritet ndikimi serbo-turk  në mohimin e vetvetës shqiptare.

.Historianja bullgare , Teodora Toleva (1968-2011) , na paska lënë një  dokument shokues për ne  , tezën e doktoraturës së saj  “ Ndikimi i Austrohungarisë në formimin e kombit shqiptar (1896-1908)" ., të bazuara në shënimet shumë e shumë sekrete të Arkivës Mbretërore në Vjenë .

Ku është qëllimi i këtij libri? Që të pendohet bota për të mirat që ia ka bër popullit shqiptar, e kuptuam ?  Jo , se dreqin e kemi mbrenda .

Doktoratura e zonjës Toleva është publikuar edhe ne spanisht” "La influencia del Imperio Austro-Hungaro en la construccion nacional albanesa (1896-1908)" . dhe ajo në mënyrë  shumë të pasur faktografike  të ndarë në dhjetë kapituj e paraqet shikimin e saj se si lindi kombit shqiptar  ne kalimin nga shek.19 në ate të 20-të.

Po na çka bëjmë ? kërkojmë të na njef Palestina, i ankohemi liges arabe që nuk po na njofin shtetet islamike  E flakareshim Skenderbeun ,  ; me qytete të tëra e ndërrojmë etninë . shahemi se kush më shumë ka qenë UDB-ash, gjejmë qime në ve tëk së cilit që mundohet të thotë një fjalë të mirë për kombin.

“Koeficijent pismenosti ne prelazi ?ak ni 2%. Stanovništvo pripada trima veroispovedanjima - muslimani, pravoslavni i katolici. Albanci nemaju nacionalno saznanje, nemaju opšte interese, ne iskazuju solidarnost i ne razvijaju se u pravcu bu?enja nacionalnih ose?anja. Prema tome, po?etkom XX veka ne postoji albanska nacija".

( Toleva) . Kështu pa përkthim po na lenë dreqi që është futur në mesin tonë

E pse jo,  pse mos të jemi mrizi i zanave , ashtu si e thoshte Gjergj Fishta ?

Gjakovë, 18.03.15