E premte, 19.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Koliqi: Ndërmjet stinëve

E merkure, 16.07.2008, 06:27 PM


Engjëll Koliqi
Ndërmjet stinëve

Shkruan: Engjëll Koliqi 

Që të gjitha skenat dhe pamjet nga ëndërra i kemi parë dhe përjetuar bashkë, n'udhëtimin tonë historik nëpër gjithësi, në shërbim të misionit të ndërrimit të botës me dashuri. Kësaj here nuk po hyjmë me vlerësime të thella, as me analiza, por po bëjmë një përshkrim sipërfaqësor të pamjeve, nëpër të cilat kemi kaluar në disa nga udhëkryqet e udhëtimit tonë historik.

N'udhëkryqin e parë

Së pari kemi dëgjuar një zhurmë të madhe. Mijëra fjalë sharëse, me fyerje plot. Shamata të pakufijshme. Në gjithë atë zhurmë nuk është kuptuar gjë. Madje, as motivi i vërtetë. E vetmja gjë që është kuptuar ishte se gjithçka bëhej ishte për interese – dhe ajo që është më e keqja – për interese të fëlliqta. As nuk merrej vesh nga janë nisur, as kah po shkojnë gjithato fjalë, gjithato sharje, gjithato fyerje dhe gjithato vlerësime të pavlera, që protagonistët e shamatës ia përplasnin njëri-tjetrit.

Me t'u afruar, kur ishim në hyrje t'udhëkryqit, edhe i kemi parë. Mbase është pak të themi rrëmujë. Shtyrje e pështyrje. Kemi parë edhe shumë grisje – jo vetëm të rrobave, por edhe të lëkurës së aktorëve të ngjarjes së zezë, që mjerisht ishte kuqëluar me gjak. Dhe, çka s'kemi parë?! Shkelje e lodrime të çetave të tërbuara mbi ata që i kishin rrëzuar përdhé. I shtypnin e i shtrydhnin, me të dy këmbët mbi trup.  Sa e sa parakalime mbi eshtëra të thyera kemi parë n'udhëkryqin e parë t'intereseve?!... Sa e sa përrenj gjaku?!... Sa e sa jetëra të humbura?!... Sa e sa tmerr, sa e sa vdekje?!...

N'udhëkryqin e dytë

Sikur në të parin, poashtu edhe n'udhëkryqin e dytë shamatë, menjëmijë fjalë sharëse e me fyerje. Gjithashtu kemi parë edhe shtyrje e përshtyrje. Mirëpo, fatmirësisht në këtë udhëkryq kanë munguar rrëzimet përdhé, si dhe shkeljet e lodrimet mbi trupa njerëzish. Fatmirësisht, n'udhëkryqin e dytë nuk kemi parë eshtëra të thyera, as përeenj gjaku. Gjendja duket më mirë se në të parin, sepse n'udhëkryqin e dytë jemi ndodhur në shekullin e fundit të epokës së urrejtjeve. Po konflikte interesesh, por me një agresivitet të një intensiteti më të ultë. Së paku, jo gjakderdhje e eshtëra të thyera. Që të mos themi të kënaqur, në këtë udhëkryq ishim paksa më të qetë dhe më lehtë e kemi gjetur udhën drejt cakut tonë. 

N'udhëkryqin e tretë

N'udhëkryqin e tretë t'udhëtimit tonë, në misionin e ndërrimittë botës me dashuri, kemi gjetur një gjendje krejtësisht tjetër, nga dy udhëkryqet e para. Edhe në të tretin plot konflikte interesesh, mirëpo në këtë udhëkryq gjithçka bëhej me diplomaci. Në njërën anë shamatë, n'anën tjetër përkëdhelje e premtime. Por, përqëndrimi kryesor n'udhëkryqin e tretë, ka qenë ai i mashtrimeve. Një garë e vërtetë dhe me shumë kujdes, për të mashtruar sa më shumë, sepse këtu realizimi i intereseve, si dukej, ishte i bazuar pikërisht në mashtrime. Sapo përfundonte një histori mashtrimesh, hapej tjetra. Secili në mënyrën e vet e me zanatin e vet. Dhe, në të gjitha ato histori që pamë n'udhëkryqin e tretë, nuk ishte vështirë të kuptonim se çelësi i të gjitha sukseseve që dilnin nga mashtrimet, ishte pikërisht rrena. Ata që dinin të rrenin (gënjenin) më shumë dhe më hijshëm, ishin përfituesit më të mëdhenj në serinë e konflikteve t'intereseve. Për fytyrë e nder, as që donin të dinin.

N'udhëkryqin e katërt

Këndja jonë n'udhëkryqin që e lamë pas, ku nuk pamë shtyrje as pështyrje, na bëri të besojmë se tashmë epoka e urrejtjes i kishte mbetur të kasluarës historike. Megjithë mashtrimet e shumta ndërmjet intereseve tashmë, së paku gjakderdhje e sharje nuk vërehen as nuk dëgjohen. Kjo na bën më të fuqishëm për të vazhduar rrugën drejt qëllimit tonë fisnik, të ndërrimit të botës me dashuri. N'udhëkryqin e katërt kemi hasur në një gjendje krejt tjetër. N'atë udhëkryq mungonin edhe mashtrimet. Shumë lëvizje,. Shumë angazhime. Që të gjithë në punë, që të gjithë në akcion. Megjithë tollovinë e madhe, bindja se edhe mashtrimet tashmë mungojnë ndërmjet intereseve, na ka ndihmuar ta gjejmë shumë lehtë udhën tonë, në drejtim të fronit të dashurisë. Garën e mashtrimeve dhe të gënjeshtrave n'udhëkryqin e katërt, e kishte zëvendësuar gara e ngutjes në punë dhe në akcione. Pra, e vetmja tollovi shkaktohej nga ngutjet e mëdha, që herë-herë çonin edhe në shtyrje, pa qëllime të këqija.

Udhëtimin tonë mbas udhëkryqit të katërt e kaluam me gëzim. As që e kemi ndjerë lodhjen në këtë pjesë të udhës. Madje, në këtë pjesë t'udhëtimit tonë historik, edhe kemi kënduar. Kemi pasur të drejtë të këndojmë, sepse ndërmjet stinëve, nga zënkat e përgjakshme e eshtërat e thyera, kemi gjetur një gjendje pa gjakderdhje në fazën e dytë, për të kaluar pastaj nëpër storje mashtrimesh, por pa agresivitet dhe për të mbërritur në fund, në arenën  e garave për punë.

Tashmë kemi mbërritur në fronin e dashurisë dhe tash kur po e marrim mbretërinë, ju garantojmë se me fuqi mreklullie do e ndryshojmë botën me dashuri. Eni bashkë me ne, ta shfrytëzojmë shekullin e mrekullive të dashurisë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora