E enjte, 25.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Shala: Ku e lamë e ku na mbeti

E merkure, 18.03.2015, 08:11 PM


Ku e lamë e ku na mbeti, vajë vatani e i mjerë mileti! – Noli!

Nga Skënder Shala

Fajet janë të balansuara në mes qevëritarve që kanë futur kombin në një rrugë pakrye dhe në anën tjetër taborri i intelektualve qyqar e indifërent  të cilët e ardhmja pa dyshim ka me gjykuar rëndë. Pra janë keta tre faktor; qevëritar, intelektual dhe qytëtar që së bashku janë bërë karambol?!

Sot në ketë jetojmë si dy shtëte formale, të zhytura thellë në paqartësitë e krizave institucionale e

fatkeqësisht edhe akademike intelektuale?! Ketë parregullsi armiqet e kanë vrejtur dhe janë leshuar në veprim pa drojë nga askush.  Ndoshta është projekt i qellimshëm me porosi për denigrimin kombëtar!

Megjithatë as fqinjët tanë nuk janë ma mirë. Po pikërisht këtu është ajo enigma! Nga friga së ne do të zhvillohemi shpejt me përkrahjen e miqëve Amerikan e Europian, dhe tani si dy shtëte me ndihmen e këtyre miqëve do të forcohëmi shpejt ekonomikisht dhe ushtarakisht. Ata i kapi tmerri! Por ne, fatkeqësisht nuk e kapem ketë shansë! Nuk patëm kohë, së u leshuam hajnive dhe krimeve mbrenda vetëvetës. Atëhëre ata e shfrytzuan rastin duke hedhur gurin e grindjeve si moti dhe del-dreq-e-merre-vesh ketë situatë,  populli thot ,, luje macë kryet e bullit, në muajsh me luajtë“?! Sa herë që i kanë punët keq Sërbija e Greqija ka trazira në Shipëri si me 1997 kur Sërbet pagun 48 miljon dollar për ,,revolucionin e vonuar“! – Para disa vitëve një delgat në parlamentin e Beogradit ka kërkuar llogari për keto të holla!

Pra sa më keqë që i ka punët Geqija, aq më shumë pjellin të keqijat në Tirane. Sepse ata i kanë aty mbrenda, që hedhin gurin për kacafytje! E dini kuj i hidhet guri? Krejt kjo nuk është ratësi, e ka prapavijen mbrapa. Në vend që të merren e me të drejtat e pronave Came?!

Tani Greqija e mbytur në borqe, do ti sjellë telashe EU, duke sjellur politiken ruse afër. Kjo lojë paraqet rrezik të madh për ne.

Kendej, të njëjten gjë Sërbija vepron me veriun tonë! Ku me një plumb i vret dy zogj; neve na i fut dy këmbët në një kepucë me komunat dhe duke tërhekur vemendjen ndërkombetare, kurse në anën tjetër mbulon aparteidin me 2 miljon Vllëh autokton pa kurrfar të drejtash, mandej Sanxhakun, Luginen e Prshevsë pa të drejta të duhura, Vojvodina e shume nacionalitëte që jetojnë pa të drejta elementare.

Kurse ne jemi duke luajtur lojen e dreqit, dhe nuk dihet nga po shkojmë me këto hajni, korrupcion, pa investime, papunë, pa të holla, shpërngulje, me papërgjegjësi totale nga ana e Institucionale dhe në anën tjetër me një indifirentizem të pakuptueshëm nga ana qytëtare! Pakuptimësi totale në nivel kombtar në kohen me shumë të panjohura, jo vetëm me faktorin jashtëm që nuk e njohim sa duhet, por edhe nga vetë strukturat tona qofshin ato intelektuale apo politike. Por e keqja është së kjo shemti po na përcjell për cdo ditë e më keq. Prandej është koha e sfidave të medha! Është koha e duhur që të bashkohen të gjitha forcat e mirëfillta  dhe të hartojmë stratëgjitë në nivelet e larta me intëres mbar Kombtar që të shpetohet dicka!

Secili prej nesh duhet të jetë i vetëdijshëm, së jemi në një udhëkryq historik me shumë rreziqe që mund të na kushtojnë shumë. Kjo tregon së politika jonë na ka futur thellë në krizë, që len me dyshuar në paaftësitë dhe padituritë për rreziqet që do na i sjellë e ardhmja.

Prandej duhet të angazhohemi sa më parë duke u nisur nga fakti së; jemi në një situartë ku mund të shpërthejnë të papriturat me pasoja tepër të rënda dhe jashtë kontrolli nga keqëqeverisja dhe parregullsitë tjera. Nga korrupcioni i tepruar dhe papërgjegjësija cdo kund dhe në të gjitha nivelet.  Kjo është edhe arësyja pse mungojnë investimet nga jasht!

-Atëhëre si mund të pritët për zhvillim kur nuk ka investime?!- Këti i thojnë dëshetim total.

Pra, ne po jetojmë në kohë pa kohë, me shumë rreziqë të panjohura! – Qeveritë na futën llugave!

Në trojet tona e keqja dhe intëresi janë binjakzuar, sëpse edhe të hauajt i futen në llugë, madje edhe vetë EULEXIN pjesërisht!!!

Si përfundim:

Kur analizohen politikat zhvillimore, kam bindjen së vetëm me 300 ekspert gjërman vendi ka shansë të dal nga kjo humnerë!  Sikur këta ekspërtët gjerman ta marrin organizimin, menagjimin dhe kontrollin në të gjitha fushat e sektorve të vendit. Kjo do ti kushtonte shumë më lirë EU, së gjithë përsoneli nën ombrellen e EULEXIT të pa dobishëm dhe pa rezultate!

-Dihet së gjërmanet kanë një karaktër të fortë, janë principel në veprime, korrekt dhe të përgjegjëshëm. Mbi të gjitha e njohin historinë  tonë, dhe sigurisht është intëres për të ardhmen e dy popujve. Mandej nga fakti së janë intëresat globale, që gërshetohen në stratëgjitë e ndryshimeve sot e nesër.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora