E premte, 19.04.2024, 10:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Poezi nga Aleke Tuja

E merkure, 18.03.2015, 07:59 PM


ALEKE TUJA

Aleke Tuja u lind më 1940 në Niderhe­im. U shkollua Reinland dhe në Baden-Vurtenberg. Studimet i përfundoi në Nidersahs. Botimet e saja më të rëndësishme janë: ‘‘Dua të fundosem në shpirtin tënd‘‘, dhe ‘‘E zëshme është gjuha ime‘‘, Në poezinë e Aleke Tujas hetohet shtimungu i lirizmit intim, me plot elemente romantike. Temat dhe motivet paraqesin frymëzime nga jeta e saj, por ato mund të lidhen edhe me jetën e çdo individi, sepse kanë një ndjeshmëri universale.

 

FJALËT E DASHURISË

 

Fjalët e pashqiptuara

tunden në zemër

si  gjysmë kuintal të rënda

 

Po ashtu rrënuese

janë fjalët e rreme

dhe të thëna para kohe.

 

Cila urtësi

në këtë ngatërresë

do ta gjej rrugën e vërtetë?

 

Ndoshta dashuria?

Atëherë le të bëhet-

Dashuria urtësi.

 

 

PORTRETI YT

 

Vjedhurazi,

shpirti im vizaton

fotografinë tënde.

 

Në ëndërr

të shoh unë ty,

duke folur dhe vepruar.

 

Dhe pastaj,

ti vjen te unë

i huaj dhe i panjohur.

 

 

PËR TY

 

Të lutem, më ndihmo,

kur unë jam kaq e druajtur.

 

Të lutem, mos u bërë aq i fortë,

kur unë jam kaq e dobët.

 

Të lutem, më trego mua,

edhe dobësinë tënde.

 

 

FJALËT E HUMBURA

 

Fjalët,

ato fjalë që shpërthejnë nga  zemra,

nuk humbin,

dëgjoj ato njëherë -

dhe ruaj thellë në vete.

 

 

BORXHI

 

Qortimi

djeg zemrën time,

prandaj shmanget dashuria ime.

 

Borxhi  takon

ndjenjën time të vërtetë,

nuk e nuhat rrezikun.

 

 

PIKËLLIMI

 

Kurrgjë s’ka në mua

përveç pikëllimit.

Si është e mundur

kaq thellë të vuajmë?

 

E madhe dhe e frikshme

shkëlqen fuqia,

që prej neve

pronëson kapje.

 

A jemi ne të gatshëm,

të harrojmë dhe të falim,

të mos mbajmë pikëllim në vete

dhe të nisim nga fillimi?

 

 

FRIKA

 

Në mua është një këlthitje e egër

që do të ma pëlcas gjoksin,

kështu fjalët bien te këmbët:

Unë të dashuroj! Unë të dashuroj!

 

Pastaj takohesh me të?

 

 

DHIMBJE E PA LLOGARITUR


Një mur ngrihet

falë mirëkuptimit.

 

A nuk e ndjenë praninë time

nga fjalët e mia?

 

Ngarkimi me hidhësi

vepron krejtësisht fortë.

 

Dhembja e pa llogaritur

a do të ndryshojë?

 

 

PADURIMI

 

Të kesh durim

të presësh

është peshë e pafund,

kur njeriu ka padurim

nga pritja,

më mirë është

të mos e takosh atë.

 

 

FATI

 

Të jesh fatlum

vetëm për një çast,

më bën zog të lehtë.

 

Të zgjohesh në anën tënde,

është takim i ri,

tast i dridhshëm

dhe i përsëritshëm,

fat i ëmbël i dashurisë.

 

Perktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihu



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora