E enjte, 28.03.2024, 10:43 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Frymëzuesit e këngës sime

E merkure, 18.03.2015, 06:51 PM


FRYMËZUESIT E KËNGËS SIME

 

Kush m’ frymëzoi të shkruaj ma s’ miri –

Mësuesi  Pandeli Sotiri !

Kush m’ frymëzoi  telat  t’ia   dridhi –

Konstandin Kristoforidhi !

 

Kush m’ frymëzoi t’i këndoj Tugjecit –

Vepra  e Lasgush Poradecit !

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj vendlindjes –

Ndre Mjeda  përmes “Juveniljes “!

 

Kush m’ frymëzoi t’i  këndoi  ma  t’ dashurit –

M’ frymëzuan vargjet e Naim Frashërit !

Kush m’ frymëzoi t’i  këndoj  trimit 

Veprat e  arta të  Naimit  !

 

Kush m’ frymëzoi  t’ i  këndoi venit –

M’ frymëzuan vargjet e Asdrenit !

Kush ma mësoi mjerimin e venit –

M’i mësuan vargjet e Migjenit !

 

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj trollit –

M’ frymëzuan vargjet e Fan Nolit !

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj  kapuçit –

Vargjet e Luigj Gurakuqit !

 

Kush m’ frymëzoi  t’ i këndoj Drenicës –

M’ frymëzuan vargjet e Faik Konicës !

Kush m’ frymëzoi  t’ i këndoj Kosovës –

M’ frymëzuan vargjet e Filip Shirokës !

 

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj Shkupit –

M’ frymëzuan vargjet e Çajupit !

Kush m’ frymëzoi t’i këndoj vatanit –

M’ frymëzuan vargjet e Ali Asllanit !

 

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj Diellit –

M’ frymëzuan veprat e Haki Stërmillit !

Kush m’ frymëzoi t’ i këndoj Hënës –

M’ frymëzuan ninullat e Nënës !

 

Kush m’ frymëzoi t’ këndoj  n’ dritë të pishës 

Vet “Lahuta...”  e At Gjergj Fishtës !

Kush m’ frymëzoi t’i këndoj Atdheut –

Heroizmat  e Skënderbeut !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 11.03.2015



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora