Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Viktor Mërkuri: Çfarë do ndodh pas Putinit?

| E merkure, 18.03.2015, 08:48 PM |


Çfarë do ndodh pas Putinit?

Nga Viktor Mërkuri

Ngjarjet në Ukrainë këtë vit janë treguar shkatërruese për presidentin e rusis Vladimir Putin. Në janar, Rusia sulmoi Ukrainën. Deri në shkurt, Janukoviç ishte larguar nga vendi dhe një qeveri pro-perëndimore kishte marrë pushtetin. Ndërkohë, qeveria e Kievit, me këshilltarë Perëndimor e stabilizoi veten në mënyrë më të vendosur. Deri në korrik, rusët kontrollonin vetëm pjesë të vogla të Ukrainës. Këtu përfshihet dhe  Krimea, ku rusët kishin patur gjithmonë forcë të madhe ushtarake në bazë të traktatit, në një trekëndësh të territorit nga Donetsk në Luhansk dhe në Severodonetsk, ku një numër i vogël i kryengritësve mbështetur nga forca ruse të operacioneve speciale kontrolluan disa qyete.

Një nga arsyet pse  Putin e kishte zëvendësuar Boris Jelcin në vitin 2000 ishte performanca e Jelcinit gjatë luftës në Kosovë. Rusia kishte krijuar mardhënie me Serbët dhe nuk donte që NATO  të ndërmertë një luftë kundër Serbisë. Në atë periudhë pikëpamjet ruse thjesht nuk kishin rëndësi për Perëndimin. Megjithatë, kur bombardimet nga ajëri dështuan të detyronin kapitullimin e Beogradit, rusët negociuan një marrëveshje që lejoi SHBA-në dhe trupat e tjerë të NATO-s të hynin dhe të administronin Kosovën.

Për Rusinë e sotme, dhe nën atë lloj regjimi që Putin ka krijuar në rusi, procesi demokratik nuk mund të jetë çelësi për të kuptuar se çfarë do të ndodhë më pas. Putin ka rivendosur elementet sovjetike në strukturën qeverisëse, madje duke përdorur termin e "Byrosë  Politike" për kabinetet e tij të brendshme. Ata janë të gjithë njerëz të zgjedhur prej tij dhe natyrisht ata do të ishin besnik vetëm ndaj tij. Por nën këtë stilin sovjetik të Byrosë Politike, kolegët e ngushtë të tij qëndronin atje nën frikë.

Modeli i Byrosë Politike është projektuar nga një lider për të ndërtuar koalicione midis fraksioneve dhe Vladimir Putin ka qenë shumë i mirë për ta prefeksionuar atë, por gjithashtu ai ka qenë shumë i suksesshëm në të gjitha lëvizjet që ka ndërmarë për ekonomin ruse, deri tani...

Putin është akoma larg nga të tërhequrit nga politika ruse. Por ai e ka qeverisur për 14 vjet duke përfshirë edhe kohën kur kryeministri aktual Dmitri Medvedev ishte zyrtarisht i ngarkuar në postin, dhe kjo është një kohë e gjatë. Ai mundet edhe të rimarrë ekulibrin, por siç duken gjërat në këtë moment, do të prisja shumë gjëra të ndryshojnë në mendje të kolegëve dhe mbështetësve të tij.

Tërheqja e tij përballë Perëndimit dhe pranimi i status-quo të Ukrainës do të jetë e vështirë, duke pasur parasysh dhe rastin e atëhershëm të  Kosovës që e ndihmoi për ta çuar atë në pushtet, dhe duke patur parasysh ato që ai ka thënë për Ukrainën gjatë viteve, ky version duket edhe më i vështirë për tu realizuar. Mos të harojmë që aktualisht Rusia edhe Putini ndodhen në një vështirësi reale , si ekonomike dhe politike, duke gjykuar dhe nga vizita zyrtare që pritet të bëhet nga diktatori i Kores së Veriut në Moske për pak javë, si kundërpërgjigje ndaj armikut të betuar të Koresë, Amerikën.

Kjo është një krizë politike, dhe si në çdo krizë politike, edhe më shumë opsione ekstreme janë parashikuar nëse situata përkeqësohet.