E enjte, 28.03.2024, 04:08 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Hapni dosjet! (6)

E marte, 17.03.2015, 08:00 PM


“RESPEKTI  PËR    VDEKUNIT

TREGON  QYTETNIMIN   E  NJË  POPULLI !”

Në 70 vjetorin e përmbyjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

Pjesa VI.

?HAPNI  DOSJET:

?Ishte viti 1961, kur ishe i shtruem në spitalin e Shkodres, i shtymë nga kurioziteti me pa një morg i kerkova një infermieres me shkue tek salla e autopsisë. Ajo më shoqnoi.

Kur hyna mbrendë pata një përshtypje të veçantë nga vendet e betonit për autopsi.

Se si më shkuen sytë tek një parullë e shkrueme në karton naltë në mur: “Respekti për të vdekunit tregon qytetnimin e një populli!...” Pyeta shoqnuesën se mos e di autorin e asaj thanje, po nuk e dinte. E kujtoj citatin qyshë atëherë, po autorin nuk e gjeta kurrë!

Ishte tepër shpejtë viti 1967 që nuk më lente me e harrue atë thanje! Më shkonte mendja shpesh tek vitët e fëmijnisë kur zgjoheshim nga krismat e armëve në Zallin e Kirit...

Aty ishte Rrëmaji i kulturës së vjetër Shkodrane dhe Europjane i ngritun sikur t’ ishte një Monument i vërtetë i Pavdeksisë së Përjetëshme nga ingjenjer Ludovik Zojzi, i vramë pabesisht në Tiranë, me 15 shtator 1943 nga komunistët se nuk pranoi bashkpunim.

Bash nen dy çinarët shekullorë tek Muri i Gjakut, si e quenin të vjetrit, ishte si e ndame me thikë në anën tjetër një Pendë e lumit Kir, pranë së cilës çdo ditë terroristët e 1944, të vetquejtun “komunistë bolshevikë” me një barbarizëm të pashoq vazhdonin me ngritë “monumentin” e Gjenocidit Komunist, i cili vazhdon me kenë edhe sot aty...

Zhdukej nën atë Zallë të bardhë si biluri Burrnia e Maleve, qindresa e “Beslidhjes së Veriut të vitit 1943”, Atdhetarizmi i Shqiptarit të Veriut, Pishtarët e Kulturës Europjane! Udhërrëfyesit e Qytetnimit Përparimtarë, Farkëtuesit e Formulës “Fé e Atdhé” nder zemrat e gurzueme shekullore...E bash aty, të lidhun me pranga dorëpërdorë, vriteshin e groposeshin pa asnjë Shenjë tek koka Bijtë e Gjergj Kastriotit, Katolikë e Muslimanë që për Flamurin Kuq’e Zi, e banin vdekjen si me lé! E ai Zallë...nuk ngopej me Gjak! Kur lindte dielli, ai ishte i skuqun e Penda e sterpikun nga shperthimi i armëve që vazhdonin me rrëzue Lisa... E Lisat e Shkodres rrokeshin si vëllazën të Një Nane përjetsisht...

Ishin Bijtë ma të zgjedhun të Rozafës, që qumështi i Saj i rriti Heroj të Nanës Shqipni!

Ata flisnin një Gjuhë, Gjuhën e Nanës dhe zateteshin kokë me kokë si Burrat...

Ata përjetë të jetës nuk e njohën fjalën e flligtë robni as tradhëti... Dashunuen Atdheun!

Filloi vaditja e Zallit të Kirit me Gjakun e Prekë Calit, i lidhun ndër pranga me Don Ndre Zadejën... E atëherë, “Ruba e Kuqe”, i bani me dijtë Kelmendit e Maleve perrreth, se, “trathtarët na lanë pa Atdhé!”. Robnia sllavokomuniste po rroposte Trojet tona...

Opingat e Malësorëve tanë nuk shkapshin nga Dheu i rijtun me Gjak Atdhetarësh!

?E sot, ku janë Varrezat e Tyne? – Ata nuk kanë as varre as Shenjë, e as Emna tek koka!

Ata u vranë nga tradhëtarët e Shqiptarëve, të cilët vazhdojnë me u vetquejtë “heronjë”...

Madje, nuk ka shumë kohë që njenit prej tyne, njëfarë hetuesit kriminel Sabri Godo, i kemi ngritë edhe bustin tek “Kuvendi Popullor i Socialistëve ‘demokratë”!!

Po viktimave të Tij në hetuesinë e Shkodres, a do ti vihet të pakten një teneqe me emna?

Jo, jo, se atëherë, Shkodra do të mbushej me teneqe në të gjitha anët...

?Teneqja e parë duhej vue tek “Monumenti i 1912 në Vlonë”...

Aty, ku fillon mohimi i Historisë duhet shkrue “Këtu mungojnë Figurat e ndrituna të Historisë së Shqipnisë së Pavarun: Don Nikoll Kaçorri e Luigj Gurakuqi, se ishin Katolikë”, (kështu, urdhnoi Ramiz Alia skulptorin Kristaq Rama kur aprovoi me u derdhë boceti i monumentit: Të hiqet Gurakuqi se, ishte miku ma i ngushti i Klerit Katolik...”) dhe, njëherit me ta, u hoq edhe Isa Boletini se ishte Miku i Tyne...

?Isa Boletini ishte edhe Miku i dashtun e besnik i Imzot Luigj Bumçit, që vetem perpjekja e Tij dhe guximi i madh burrnor  e çuen Imz. Bumçin tek Papa per me kerkue të drejten e Tokave tona të Korçës e të Gjinokastres në 1920, që mos t’ua jepte Lidhja e Kombeve anmikut Grek, dhe sot, as nuk e zenë kush me gojë në 95 vjetorin e asaj ngjarje aq të madhe per kombin Shiptar! A thue nuk e dijnë “akademikët” se mos t’ ishte Imz. Luigj Bumçi Atdhetar i perkushtuem, edhe sot Korça e Gjinokastra do t’ ishin quejtë tokë greke? 70 vjetë që punohet jo vetem per fshimjen e Emnave të Tyne, po edhe per fallsifikimin e Veprave të Tyne që kanë krye me aq perkushtim në sherbim t’ Atdheut.

Imz. Bumçi sivjet ka 70 vjetorin e vdekjes, e veprat e Tij i veshen tjerëve që shitën Trojet!

?Vriten tradhëtisht në Janarin e 1945 në Kelmend 118 Burra Malësorë nga forcat tona të ndjekjes në bashkpunim me forcat jugosllave komuniste, në Kryengritjen e Prekë Calit, pushkatohet Preka dhe 13 Burra me Te... Askush nuk i kujton as Emnat e Tyne, e pse?

?Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori,  Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë, se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e Veriut, “...që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e  dyshimtë dhe Parinë e vendit...”  (Dosja 1623)

?Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)

?Pandi Kristo pohon në burg, se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse, kanë qenë katolikë!...” Po, Rahman Perllaku çka thotë per kosovarët në Tivar?

?Prekë Cali tha: “Na kemi me luftue kundër partizanëve veç në paçin në flamur shejat e Rusisë. Ndryshe, na nuk kemi si gjuejmë në vllaznit tonë, nder Shqiptarë” (Janar 1945)

?Vritet një nga Atdhetarët ma mëdhej ... e “shqiptarët” harrojnë Emnin e Tij!

?Pushkatohet Demokrati e publicisti ma i madh i Shqipnisë, Don Lazer Shantoja, me 5 Mars 1945, askush nuk kujton këte 70 vjetor të shemtuem të “demokracisë” vrastare!

?Asht i vetmi Rregjent në Botë At Anton Harapi që pranon detyren në vitin 1943, me një kusht: “Mos me nenshkrue asnjë dënim me vdekje!”, dhe me 4 shkurt 1944 asht bash Ky At Anton Harap, që pengon vazhdimin e vrasjes së komunistëve të Tiranës nga Xhafer Deva, e komunisti Dritero Agolli vazhdon me llomotitë si Enver Hoxha në 1967 kunder Klerit Katolik e Vatikanit nëpër kabaretë e “artistëve demokratë” anadollakë.

?Pak ditë na ndajnë nga vrasja ma e mënershme që ka njoh Shkodra e Rozafa Historike e Don Ndre Zadejës në 1945, vetem pse “kerkoi një Shqipni Europjane, që mos të varet nga fqinjë dashakëqinjë si Jugosllavia, Greqia dhe Italia...” (Shihni Dosjen nr. 667, 1945)  E disa... vazhdojnë me diftue përralla nder kafene per Esad Pashen e Ahmet Zogun...

?U la në Gjak Atdhetarësh Shkodra, Kelmendi, Dukagjini, Shllaku, Puka, Mirdita, Hoti e Gruda, Lezha, Mati, Peshkopia, Dibra e Elbasani... Nuk mbeti Kullë pa u djegë nder ato Maje Malesh...E, pasha një Nanë Shqiptare nuk ka mbetë pa futë të zezë e degermi të bardhë këta 70 vjetë..., deri thellë në Prizren e poshtë në Shkup e Manastir... E sot...

Shqipnia e zgjueme somnambul në padije nuk sheh ku po ven kambën nga Arabia...

***

?“Respekti per të vdekunit tregon qytetnimin e një Populli!”

Po, per cilin Popull bahet fjalë as, sot nuk e dij!.. Cili Popull vazhdon me nderue tiranët?

Kemi fajsue “presidentin” Sali Berisha per të Madhin Bajram Curri, e deri diku jo, me të “drejtë”... Kah kishte me u shpernda i shkreti Sali, ke me perkujtue ma parë, a me pasë në kujtesë shokun Hysni Kapo, a me ruejtë lidhjet e “gjakut” me Erdogan, e me ndertue maozoleumin e Ahmet Zogut, a mos me prekë idhujt e vet Enver, Nexh e Ramiz?...

?Po ashtu bie në hall kryeministri Edi Ramallaqi që thotë, se asht “kotoliçeskij bandit” që nga gjyshat “shka”..., fëmijët ai thotë...janë “katolikë”, dy tjerë “turq elhamderilah”, gruen stambolleshë... tash me Papen e tash me Beogradin, herë me malazezë e herë me grekë, e herë me “kishen inkuizitore”, që “nuk ka lanë turk pa vue në hu e në hellë nga 1944 deri në 1991”, e kur ua lypi rasa paraardhësve të tij, surretnit e të cilëve i sillen si “satelit” rreth kokës që polli “Rilindjen”, bash këta pasues të terroristit Ramiz Alia, mjeshter i krimit të organizuem me shokët e vjetër “demokratë”, komunistë e prokurorë vrasës, bashkpuntorë sigurimi që nuk lanë piramidë pa la me gjak të Rinisë Shqiptare!

?Nëse dikush dishron me vertetue edhe se si “respektoheshin të vdekunit në Shqipninë socialiste” atëherë, dje dhe sot, të kujtojnë paraardhësit e qeveritarëve të Edi Ramallaqit në Veri dhe kryesisht në Kelmend, Shllak dhe Dukagjin, “heroin e sigurimit të shtetit” Xhemal Selimi, i cili pushkatonte Dukagjinasit tek Ura e Bregut të Lumit, dhe thente arrat me dorezën e revolverit mbi koken e të vramit... E kur, nuk nxirrte ma gjak ajo kokë, e hidhte në lumin e Shalës kufomen... dhe besnikët e tij, ia zevendsonin kufomen me tjetrin ku, piksynohej me kenë prap ma i rij se tjetri...që mori lumi!

?Edhe këte, mos harroni se e risjellë Edi Rama me “rilindjen”...Akademikët aty janë! Po, edhe trashigimtarët e kriminelëve të djeshëm mund ti rikujtoni nga mbiemnat e të gjithë bashkpuntorëve të tij, tue fillue nga Xhelil Gjoni e deri tek cili të dishroni ju...

?Jam i sigurt se ndonjeni thotë me vete: “E shka pret prej atij që nuk i bije nder mend as Emni i Gjergj Kastriotit dhe as, i Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, Don Nikoll Kaçorrit e as Isa Boletinit, apo Hasan Prishtinës...?!

?Lene e mos e çoni ma gjatë se “harresa”, persëritë bash até shka po ngjet!..

?Per atë rrugë asht nisë Shqipnia! E bash atje...ka me gjetë edhe “qytetnimin”...

Vazhdon Pjesa VII...



(Vota: 12 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora