E premte, 29.03.2024, 06:40 AM (GMT)

Faleminderit

Lekë Tasi: Petro Zheji fjeti

E marte, 17.03.2015, 07:56 PM


Petro Zheji ne dhomen e punes ne Washington

PETRO  ZHEJI  FJETI

Nga Lekë Tasi

Petro Zheji  vdiq  në 15 Mars. Përdora  foljen “fjeti” më lart, sepse  kështu thuhej  dhe vazhdon të thuhet  për besimtarët  kur ikin nga kjo jetë. Të njejtin kuptim  ka  dhe  shprehja “ ndërroi jetë”, sepse nënkuptohet me të  që jeta vazhdon mbas  atij momenti. Jo vetëm  bisedat e  Petros  me këdo dhe kurdoherë  e  shpallnin besimtarinë e tij, por edhe  vepra  e tij e shkruar  vazhdon   ta shpallë atë,  duke  e  përkufizuar madje  ai vetë  kërkimin e tij filosofik si Kristologji, çfarëdo  lëmë  të shkencës  të ketë  pasë përfshirë  kërkim i tij.  Këtë  cilsim e thekson edhe  titulli i veprës së tij të fundit, “Roli Mesianik i Shqipes”, libër  që doli nga shtypi  pak ditë para se Petroja të jepte frymën e mbrame.

Mediat tona  e ngrejnë lart Petron  me epitete  të larta, por heshtin  rreth këtij  tipari  themelor të veprës së tij.  Pse ndodh ?  Gazetaria  më e kualifikuar, po edhe ajo  më pak  e tillë,  ajo që kërkon sensacionin, kanë  në qendër të tyre,  përcjeljen  në publik    thelbin e  dishkaje, fenomen, ide, vepër  o person; ato priren ta  formulojë  shkurt dhe qart, të diskutojë  rreth tij, e jo ta fshehin me anë  termash të  pergjithshëm që sjellin zbehjen  e subjektit dhe rënien e interesit  të lexuesve.

Kush ishte në thelb Petro Zheji? Pse është kaq e panjohur për masën  vepra e tij filozofike?   Sa peshë specifike kanë  përkthimet  e tij dhe sa librat  e tij  origjinale  në kontributin  tërësor  që ai i  ka dhënë kulturës  sonë? Këtu  del  çështja e  interesit që  masa e madhe e lexuesve mund të tregojë  për  problemet  filozofike dhe veçan  për debatin edhe më të thellë të gjuhës  si fenomen  i rastit apo metafizik. Kjo është e qartë, por  kur vijmë te elita dhe  rrethet akademike, pse  kjo heshtje?  Mos theksi që u vihet përkthimeve, fsheh dëshirën për të eklipsuar  librat?  Po të kthehemi te  mediat, meqë për fat ose për  vullnet të mirëfilltë politik nuk kemi revista,  ato janë zhdukur,  temat e mësipërme duhet të ishin lënda më e kërkuar  e një shtypi  që synon nivelin evropian. Mos  vallë është  ndjeshmëria e publikut shkaku që  nuk promovohen?.  E përjashtojmë, sepse  privatisht  Petroja merrte sinjale simpatie pavarësisht përkatësis  fetare, madje  edhe prej  sektorit ateist. Cilido qoftë pozicioni i  intelektualit,  atij i “hanë duart” për debat.  E pra, është pikërisht debati që u shmang  kaq kohë,  për çdofarë teme, sepse strukturat institucionale  janë të mbyllura ndaj tij.  Ai, debati,  zëvendësohet   rrallë-herë me  fraza zhvleftësuese që sulmojnë  sëtoku studime serioze (siç është rasti) dhe mitomanira pa  rëndësi, duke mos dhënë emra, por me adresim të qartë. Ka edhe një  prirje tjetër: i vishen  studimit  një numur  valencash të tepëruara,  ndofta prej padijës mirëdashëse  apo dhe të nxitura, për ta spostuar punën    një terren jo shkencor.

Shkurt dhe për të përgjithësuar në planin kombëtar , kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi heshtje  të plotë kur  në tryezë shtrohen  çështje  që vënë në diskutim serioz me rrezik  përmbysjeje të  gjërave ekzistuese, të trashguara, dhe nga ana tjetër   debate mjaft të gjalla por me  një  kufi  të caktuar  “hapjeje “,  i përfaqësuar ky kufizim  prej  moderatorit,  rrethit të të ftuarve,  dhe financimit  të aktiviteteve, në mënyrë që ajo që quajtëm “heshtje e plotë” më lart, të ketë një kundërpeshë  zhurme, që të  lozë rolin e debatit, natyrisht edhe me maja autenticiteti   brënda  saj,  për të  pasur e tëra  një pamje demokratike    besueshme. Të ngushëllon fakti që vepra e tij është aty,  e botua mbas kaq  peripecish    autorit dhe rreziqesh,  ajo  është e pranishme përballë  kësaj  përzjerje heshtjeje –zhurme e-debati të mefshtë  që po gëzojmë prej 20 vjetësh.  Del pyetja: Kur do të dalin revistat , kur  e kaluara do të japë lejen që  ato të dalin, kur do jepet leja që temat  pervëluese  të preken, që e vërteta e vërtetë  të apasionojë një rreth  të gjerë  intelektualësh të rinj  të paduruar?  Sepse ka shoqëria jonë  dijetarë që t`i dalin zot  edhe opusit të Petro Zhejit , për ta  bërë të njohur  këtyre të rinjve  me  mjetet e ndryshme të komunikimit , në  katedra  që fitohen me konkurse  e me  punime të botuara  lirshëm  përkundra  mungesave të ndryshme penguese,  madje edhe në gjuhë të huaja. Pritet vetëm  sinjali  nëse do vijë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora