E premte, 19.04.2024, 01:22 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Zgjedhjet në Kosovë, rregull, dëshirë apo nevojë

E merkure, 16.07.2008, 06:22 PM


Skender Korça
Zgjedhjet në Kosovë, rregull,  dëshirë apo nevojë

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Afatet e bartjes së pushtetit janë afate që kanë një matematikë, janë ato që kanë afatin e skadencës së brumit të pushtetit politik. Brumi i pushtetit  politik në Kosovë herë prishet e herë bënë edhe për nesër e herë për mbase tre ose katër vite. Nuk është me rëndësi se kush çfarë motivi shfrytëzon për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Është me rëndësi se në Kosovë do duhet të respektohet diçka. Dikur në një letër që quhej “Korniza kushtetuse” përcaktohej koha e destinuar për zgjedhje dhe ishte e paraparë logjika e të vepruarit në zgjedhje dhe pas tyre. Në të njejtin kuptim, është një paketë që ka shumë risi, ka një përcaktim kohor për zgjedhjet. Tërë kjo pako e presidentit Ahtisari është me kuota që hynë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pse pra të mos respketohet edhe kërkesa për zgjedhje te reja pas definimit të statusit politik të Kosovës. E potencoj këtë sepse në Kosovë shumë gjëra  më shumë janë marrëveshje e bossëve në politikë se sa respektim i ligjeve dhe akteve kushtetuese. Mos të frikësohet askush nga dalja në zgjedhje por le të frikosohen ata që i thonë vetës pozitë dhe abuzojnë me pushtetin dhe me ecjen në politikë. Nëse në komentet se opozita po kërkon zgjedhjet sipas një kandari dhe mase kohore, është kërkesë legjitime e saj sepse gara në politikë është garë për pushtetin dhe aplikim i politikës së partisë që fiton zgjedhjet e nuk është dëshira e tyre që ata duan zgjedhjet, ku në bazë të kësaj kërkese ato “duhet”mbajtur.
Nëse pozita ka bërë mirë në politikën e kohës, është stabile, është e logjikshme për hapat e saj që ka bërë në Kosovë, ka fuqinë e votës edhe më, ka imunitetin e mbjatjës së pushtetit, le të dalë pra në zgjedhje dhe të masë vetën më fuqinë e votës me ata që rrinë sot në opozitë. Kjo është rregulla dhe parimi i votës demokratike.
Përmes këtyre zgjedhjeve në Kosovë nuk do kërkohet ndërrimi i figurave të politikës së njejtë, por krijimi i kushteve për një politikë të faktorit politik pas definimit të statusit.
Nëse zgjedhjet merren si element negativ në Kosovë, le të merret edhe e arsyeshme edhe mbajtja e pushtetit dhunshëm në Kosovë, pa asnjë respekt në akte shtetrore që i kemi hartuar vetë.
Këtu do ndeshemi me dy gjëra: dëshirën dhe nevojën.

• Ata që besojnë se është dëshirë, janë pushteti i rrejshëm i instaluar në Kosovë dhe janë lobet e keqpërdorimit të pozitës së tyre
• Ata që besojnë se është nevojë, është rujatja e parimit politik për të mësuar se Kosova duhet respektuar aktet e veta juridiko kushtetuese.

Në shumë media në Kosovë flitet dhe trumpetohet se “Opozita është e lodhur”, por nuk është definuar saktë a është e lodhur nga (mos) funksioni i sistemit politik, apo është e lodhur në përzirjen e akteve juridike që sa herë i duhet pozitës të mbaje pushtetin shfrytëzon akte dhe paketa normative juridike që vetem e vetëm të janë ato që nuk e shporrin nga pozita dhe nga pushteti dhe ushtrimi i tij.
Zgjedhjet janë çelsi i funksionit demokratik.Frika dhe lufta për pushtetin janë garat e partive politike. Historia e të bërit shtet nuk fillon dhe nuk mbaron me asnjë parti në Kosovë. Dallojnë aktet dhe momentet historike dhe aty lind historia e një shteti që duhet rrugëtuar me shumë sfida për të u formësuar, për t’u idealizuar në kuptim të fuksionit shtetror dhe jo për t’u mitizuar se ishin dhe mbetën të pa ndryshuar se hyrja në histori i tako një grupi politik se shpalli shtetin dhe formësimin e tij. Kjo është një logjikë e shëndoshë nëse shpallja i takon popullit që ka bërë luftën për shtetin duhet edhe zgjedhjet të i takojnë poashtu popullit. Historia shënon figura që rrugëtuan historikisht ndër shekuj, e ky është populli,e jo individi.Individi është merita e kohës që populli ja dha besimin edhe veproi me te dhe nuk është miti i popullit se është i paprekshmi. Nëse historia ka një koncept të këtillë do dijë të i sistemoj në kronologjinë e historisë së popullit prapë, e nëse është miti ju garantojmë se në shekullin XXI, miti është një diçkja abstrakte.
Zgjedhjet nëse janë të popullt të Kosovës janë logjika e ndryshimeve të tij, nuk janë frika e individit se po rrëzohen nga pushteti. Po të falin respekt dhe besim populli le të rrugëtojnë të zgjdhurit e zgjedhjeve, në politikë, ata të zgjedhur që punojnë për këtë popull dhe dalin në zgjedhje nga ky popull. Zgjedhjet e popullit nuk i frikësojnë bijët e vet që dalin në garën e përgjegjësisë së shtetit dhe luftojnë për të mirën e shtetit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora