E enjte, 25.04.2024, 10:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Angjelina Krasniqi: Kur firmosen fatet

E marte, 17.03.2015, 08:44 PM


KUR FIRMOSEN FATET

Tregim nga Angjelina Krasniqi

Nuk di, këtë mëngjes dhe era gjason si e rrënqethtë!Herë qëndron pezull mbi tavolinë si Shqiponjë, përgatitur nese dikush sulmon folen e saj, e herë shëndrrohet në një vesh të ngjeshur nën tavolinë, si ato dëgjueset e një mjeku,që presin të dëgjojnë ofshamën e një letre që qëndron në mes të tavolines.Ishin shpirtrat e 2291 minatorëve që kishte miniera TRE-POQËSH, dhe 81 heronjëve minator, 600 të ikur në mërgim, 300 të tjerë që nuk prehen në varr të qetë, dhe tërë shpirtrat e shqiptarizmit që u solidarizuan në grevën tetëditëshe mbrënda në zgavrat e minierës?

Dhoma ishte me dritare të mëdha që dukej se tërë drita e botës arrinte të depërtonte aty, ndersa mbrenda dukej tepër e errtë, ndoshta sepse aty bëheshit pazaret e dreqit me të birin, që kësaj here ishte bir një gjumarlluq politikan shqipëtarë.

Politikani i krospulluar si një gjarpër që me majen e tij të stilolapsit do nënshkruaj një kontratë helmuese,përdridhej para tavolines.Përballë tij qëndronte një gjeneral që jepte urdhërin e prerë.

- Potpisi(nënshkruaje)!...lëshoi zërin e tij,e që dukej sikur ta kishte lëshuar nga një kasë e zbrazët,që jehononte me drithërima, gjë, që ashtu gjasonte dhe dhoma.Ju keni nënshkruar dhe shumë kontrata të tjera me ne, por kësaj here ka një ndryshim, ti do jesh i lyer me ar.

Gjumarlloqit iu hapen sytë sikur të ishte zgjuar i befasuar dhe nga bebëzat i dilnin fshekullima ari.Vertet ai kishte firmosur shume here,dhe qe nga marja e dokumentit të parties thjesht zbatonte urdhrat,por ketë here po ndjente të ftohtë!Vuri dorën mbi ballë dhe fshiu djerset.Kur hodhi firmën e pare,kokën e kishte një pyll të dëndur nga flokët e të dredhura,por tani sa here qe dridhej për ti ikur firmës së pare linte dhjetra here nje tufë nga flokët e tij të bukur.Hodhi syte dhe pa Gjeneralin.Fytyra e tij ishte e akullt dhe urdheruse.Njeriu qe e kishte pranuar ne Partine e tij,e kishte stervitur dhe ngritur në dhjetra detyra,i kishte dhënë tituj dhe vlera,që në të vërtetë ai mendonte se i kishte nga puna e tij e pa kursyer dhe nje punonjes i urdheruar,qe kerkon paqe dhe vetem vleresim,por tani po kuptonte se kishte ngritur me duart e tij një kala me themele të dyshimta.Por kthimi ishte i pa mundur.Hodhi sytë nga dritarja dhe ndjeu se të ftohtit po i hynte në formën e zërave dhe thirrjeve,të cilat ai para 35 vjeteve nuk i kishte pare me syrin e sotëm.Atëhere ishte vetem nje ushtar I thjeshte në zbatim të urdhrave të regjimit,kurse sot,firma e tij ishte dhe kishte peshe të rëndë për vete dhe për kombin.Mallkoje veten që ishte në këtë vend dhe pozitë,por duhej te vepronte,pa vepruar të tjeret mbi të.

Gjenerali trokiti mbi tryezë me nje shkop në mënyrë urdhëruse,sikur donte të thoshte “mbaroje këtë punë,se kemi dhe pune të tjera”.

Nën magjinë e veshjes në arë,drejtoj shpinden,ngriti kokën, anoi pak trupin kah tavolina dhe mori stilolapsin të nënshkruaj!...Gjasonte me Robin Hudin që menjëherë pas nënshkrimit do hipte mbi kalë deri tek Sazami i pasurisë...

Stilolapsi filloj të dridhej.Pika djerse të ftohta mbuluan ballin.Filloi gjithçka të tronditej në shpirtin e tij, sikur të ishte një termet i papritur dhe, që nga dritarja sillte një zë vajtues e dukej se ishte zë i një kori ku ishin bashkangjitur tërë zërat e minatorëve, por jo vetëm, zërat ishin të bashkuar me të gjithë Kombit. Gjurmulluqit iu duk se një vetëtimë shpërtheu në stilolaps, e prej andej shpërthyen stërpika të allta dhe ranë mbi letër.Ngjasonin me pika gjakut të njomtë, që atij i thoshin, “pas nënshkrimit do njomet sërish toka me gjak të ri”.

Ashtu i ngrirë,si një statujë e gëlqertë që shirat e kohës kanë lënë vazhdat e alkave ,ngriti dorën që mbante stilolapsin dhe, preku Kokën.Në fakt koka ishte ajo qe I kishte fajet dhe e kishte futur ne nje pus te thellë,të errët dhe të pa shpresë,ndonse sipërfaqja e tij ngjante e bukur dhe me shume dritë. Deshi të fshinte pikat e djerës,por ajo prekje sikur la dhe zgjoi ravijëzimet e mundimshme nëpër kohë.Mendja e tij u kthye në magmen e shpirtit të një minatori. Sakaq hyri në ndjesi të një filmi dhe kujtimi që shikonte me sy hapur...

Qëndronte në erë.Krahët e Shqiponjës erë, e morën me vete.Ngjitej shkrepave dhe mbi lëndinat e Kosovës, për të dalë deri në hyrje të Stan -Tërgut.Gjatë tërë kohës stilolapsi lëshonte pika-pika dhe çdo pikë sikur ujtonte fytyrat e gjumuara të minatorëve. Njëri pas tjetrit sikur të kishte rënë një buri për një marrsh,u ngriten, dhe, në formë të një karvani ndiqnin Shqiponjën nga pas.Sejcili nga ata kishte të ngjyer fytyrën me një blozë pluhuri të nxirë. Me daljen në dritë, fytyra merrte pamjen e një spërkatje të artuar, ashtu të flakëruar në pluhur argjendor.

Porta e minjerës në Stan -Tërg ishte e mbyllur.Jo vetëm e mbyllur por dhe e blinduar.

Sakaq u ra në mendje porta e fshehtë, ajo portë që të çonte në një kanal miniere, që gjithmonë na mbante të lidhur me NËNËN Shqipëri. Kanal që vetëm përmes goditjeve të çekanit kuptoheshim se çfarë po ndodh. Një shkëmbim me morsë i mendimeve dhe veprimeve.

Miniera ishte një shtëpi e madhe ku çdo goditje çekani kthehej në gjerdan të artë.Çdo goditje ishte ndezje e një drite të flaktë, ashtu si dielli në agim.Goditjet e çekanit ishin dhe tik-tak ore i montuar, bombë për gjarpërinjtë nën gurë.Goditje e helmit dhe mjerimit që ishin bërë miq nën një kulm.Dhe i gatshëm të bëhej mik i përjetshëm i ftohtësisë së tokës, për të nxjerrë jashtë dritën e ardhmërisë.

Gjenerali kishte mbetur duke fërkuar duart, në këto levizje dukej dhe kenaqësia por dhe ankthi I frikës së mos realizimit të planit të tij, i tëri nën euforin e një fitoreje dhe padurimi e preku në sup anën tonë.

Gjumarlloqi u përmend nga ëndrra sy hapur dhe stilolapsi i ra nga dora:

-Sot nuk është dita e nënshkrimit! - u përgjigj me zë të prerë - si të ishte zë plumbi i dalë nga pushka. U ul në kolltukun që ishte më pare, dhe pasi thithi tymin e një cigareje,që dëshëronte me shumë të ishte helm, helmi i të gjithë minatorëve tha:

Këtu unë jam zoti i shtëpisë! Këtu bëjë unë komandë.Këtu unë të nxjerr jashtë loje, kjo minierë është SHTËPIA IME !Dikur firmosa për idetë,por kjo firmë është për trojet,dhe trojet janë të pa prekshme.Hodhi poshtë stilolapsin,dhe mori frymë thellë,u çlirua nga duart e fuqishme që e mbanin të shtërnguar në fyt për 40 vjet.Më pas ndjeu thirrje,dhe trupin e tij të lehtë në thirrjen e minatoreve të vdekur e të gjallë: Ti je Kryeminister,por miniera është e jona,dhe firmën tënde e hedhim ne.Iku drejt tyre,ndonse as nuk shihte dhe as nuk njihte njeri,por dinte qe shkonte drejt së drejtës dhe kjo i jepte forca.

Gjenerali e shikonte me vetulla të rrudhura dhe buzë të shtrëmbëruara,me thupren që mbante në dore qëllonte çizmet prej llustrafini:

“E dija se nje ditë do më iknit nga duart,por jo tani kur diskutohet dhe jeta ime,shqiptoi nëpër dhembë dhe, hodhi sytë nga qielli i paster sikur i lutej zotit,që te mos e linte ketë tokë dhe këta njerëz jashtë komandës së tij.Por ishte shumë von,një tufe me zogj fluturonin të lire në qiell,dhe pse qielli i mendimeve të tij kishte marrë trajtën e trubullt të dhallit.Çdo gjë ka një ditë skadimi,mendoi,dhe kjo ditë erdhi dhe për ne,dhe i la të lira keto Shqiponja në qiellin e tyre.Mori makinen,por pa nje drejtim të caktuar.Kokën e kishte të rëndë,dhe mendimet një muzikë të çakorduar,që të vrisnin veshët.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora