E premte, 26.04.2024, 12:34 AM (GMT+1)

Mendime

Rrezart Kalaja: Paturpshëm akuzojnë gazetat

E diele, 15.03.2015, 12:13 PM


Paturpshëm akuzojnë gazetat dhe gazetarët, të cilët mbrojnë interesat e  atdheut duke ua çjerrë maskën kriminelëve  dhe kapove të shtetit!

Shkruan Rrezart Kalaja

Njoftimi  i kërcimit të gazetarit  Idriz Morinës nga "Deputeti" Nuredin Lushtaku krijoj një shqetësim tek mediat vendase, por edhe tek popullata , ngase kërcënimi me jetë nga  një deputet do te thotë  një  skandal  politik  për Kosovën. Sipas shtypit deputeti Nuredin Lushtaku ka bërë shkelje të së drejtës së njeriut , mbi etiken e gazetarisë. d.m.th të vras ti ,mbyll gojën, të dhunoj mos reago, të vjedh  mos kallëzo , të qes haraç  baje, të çnjerëzoj   jam i fort  s'ke çka më bë etj .Se pseudopatriotët si N.Lushtaku dhe soji i lushtakeve tjerë të thirrur në  UÇK-se, me çka e injorojnë lavdinë dhe madhështinë e saj,   se dita ditës  po ju del boja atyre qe po thirren komandant pa qenë fare siç është këto ditë  afera  e komandanteve me lista te stërzgjatura të pa qenë. Këta ishin dhe mbeten fatkeqësi për Kosovën dhe shqiptarët. Një kërcenim i ngjashëm sikurse zotit Idriz Morinës ju bë edhe gazetares Jeta Xharrës nga Sami Lushtaku i burgosur për kriminalitet ndaj shqiptarëve e jo ndaj Serbisë siç pretendohet  t'ja lënë një nder vetit.

Nuredin Lushtaku, ky kërcënues i madh, kërkon jetën e kryeredaktorit të “Bota sot”, Idriz Morinahttp://www.lajmishqip.com/wp-content/uploads/2012/04/IDRIZ-MORINA.jpg

"Depunteti" Nuredin Lushtaku kërcon z.Idriz Morinën  gazetar dhe kryeredaktor i gazetës "Bota sot" për fjalën e lirë!

Ma së miri këtë e tregon gjendja e Kosovës sot,ku e kane katandisur vendin në skamje dhe mjerim,kur për me pak se 1 vjet,me varfëri ua krijuan rrethanat shqiptarëve të ikën më shumë se 170 mijë shqiptarë nga Kosova,punë të cilen as antishqiptari akademiku serb,Çubrilloviçi nuk arriti ta realizoje me elaboratin e tij antishqiptar. Ne qoftëse këta,shqiptarët i kane sjellë në këtë gjendje,gjë që është e vërtetë,përse këta injorante të paturpshëm i akuzojnë gazetat dhe gazetarët,te cilët në interes të atdheut dhe shqiptarëve shumicë,ua çjerrin maskën atyre që i kanë vene,për t'u fshehur nga populli i vet. Lushtakët ,Gecët,Thaçët dhe tjerët si këta,mos të harrojnë kurrë se shqiptarët i përçanë  edhe në  kohën e luftës bënë fraksione  grupore nga e cila   u demonstruar edhe në  frontet e luftës kundër okupatorit serbo-sllav.

Po këta janë pseudokomandantë e llugave dhe kaçubave...qe në ato momente që amerikanët  dhe NATO-ja i ndoqën kanibalët serbosllav nga Kosova,dolën këto egërsira nga llugat e kaçubat dhe ju vërsulen pasurisë së "Popullit dhe Shtetit" e  shkatërruan deri në themele!!!

Shteti i shkret Kosova nuk kaloi hiqe ma mire me këto egërsira,"patriotike,"se sa me kanibalët dhe çetnikët e Serbisë që nuk i lanë gjë para shpirti këtij populli  të shumëvuajtur. Po shihen rezultatet e punës,marifeteve dhe maskarallëqeve të këtyre kriminelëve antipopullor. Këto po i sheh e tërë bota edhe 15 vjet pas" çlirimit" populli po detyrohet me rroke kokën në dorë për një kafshore buke ma zi se ne kohën e kasapit te Ballkanit Millosheviqit, Rankoviqit etj !!!

Ky dhe të tjerët si ky mund ti krahasosh me ish okupatoret lirisht  duke u mbështetur  në fakte dhe argumente  , që sot e 15 vjet po e terrorizojnë popullin dhe shtetin e Kosovës. Këta janë duke e rrezikuar edhe vete ekzistencën e shtetit me këtë avaz politik dhe kriminalitet që Kosovën, po e vdesin pa të rinj, pa popull,pa perspektivë , pa shpresa  qe ma e boshatisen per ta lë veten te qetë!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora