E marte, 23.04.2024, 06:25 PM (GMT+1)

Mendime

Erida Çela Perlala: Mendime mëmëdhetare

E diele, 15.03.2015, 11:57 AM


Mendime mëmëdhetare në trojet e mërgimit

Nga Erida Çela Perlala (Itali)

Bashkimi Shqipëri-Kosovë është hap i parë drejt Shqipërisë Enike. Ëndërr e kahmotshme e rilindësve tanë, Shqipëria e Bashkuar, Shqipëria Etnike, Shqipëria Reale dhe Natyrale. Akoma jemi pak që prokupohemi për një të ardhme duke tejkaluar hallet e përditshme! Nuk është çështje krenarie thjesht, por është çështje egzistence e një kombi që ka shumë shekuj të errët... S'duhet të lejojmë ngushtimin e mëtejshëm, siç kërkojnë të bëjnë fqinjët me mënyrat e tyre të vazhdueshme antishqiptare! Emigrimet dhe luftërat e vazhdueshme e kanë cfilitur këtë komb kreshnik... Bashkohuni me një qëllim të përbashkët, për një Shqipëri Etnike dhe Historike... Për një Shqipëri ku shqiptaret të bëhen zot në vendin e vet! Asgjëje nuk i kalon koha nëqoftëse dëshira ekziston realisht dhe nevoja ndjehet praktikisht!

Petrit R Aliaj, njeri i dashur, i thjeshtë, atdhedashës. Njeri i palodhur në familje dhe shoqëri! Respekt për ty mik, për gjithë punën që bën, për të na afruar më shumë ne shqiptarët e Italisë... Respekt për durimin dhe entuziazmin që ke, me gjithë vështirësitë që ke parë gjatë rrugës dhe përsëri s’e ke ndalur atë hap, që duhet të bashkohemi sa më shumë, për të çuar mendimin tonë të pastër përpara me sukses.. Mendimi ynë është t'i shërbejmë emigracionit shqiptar në Itali, t’i shërbejmë vetëvetes ashtu siç thotë populli i mençur shqiptar: "Bashkimi bën fuqinë".  Pa paragjykime, pra, mblidhuni bashkë dhe jepni kontributin tuaj, pa kritika boshe, por me tolerancë dhe dashuri për njeri-tjetrin, për familjet tona, për veten tonë, për brezat që po rrisim dhe edukojmë, që të ndjehemi njerëz me dinjitet dhe të respektuar kudo që jetojmë!

Da quando ho cominciato a valutare meglio ogni giorno, sento che la vita mi scappa via velocemente. Succede anche a voi! Më pëlqen të jetoj në normalitetin e jetës, ditë për ditë, gjërat e thjeshta: një shëtitje e shkurtë me familjen, një mëngjes me rreze dielli, një bisedë me miq etj. I them vetes çdo ditë që jam mirë dhe dita më shkon mire. Kur e harroj këtë, humbas çdo gjë rreth meje. Sa më shumë e vlerësoj ditën, aq më shpejt më kalon ajo... Si është e mundur kjo?

Fluturoni lart si shqipe, por mos harroni origjinën dhe madhështinë për t’iu gëzuar kësaj dite të bukur dhe fjalimit entuziast të Papës: "Fluturoni në lartësi Shqipesh". Kjo është akoma një ëndërr e bukur për ne. Ne jemi një popull me shumë halle dhe kjo na bën të shpresojmë shpesh herë më shumë te i huaji, se në forcat tona!  Para se te fluturojmë ne lartësi, ne duhet të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe ta detyrojmë Turqinë dhe më pas Europën të njohë dëmet që i kanë bërë këtij populli, duke na ndarë si plaçkë lufte, duke heshtur ndaj gjenocideve të vazhdueshme të fqinjëve për të na mbajtur tokat që na i morën me forcë dhe me ndihmën e Europës dinake.

Çamët dhe Kosovarët janë pjesa popullsisë shqiptare që kane vuajtur Gjenocide te papara... Më keq se Çifutët nga Hitleri! Ne si popull, në dallim nga Çifutët, s’e kemi pasur mundësinë të investojmë për t'i bërë të njohur botës padrejtësinë dhe Makabritetin e pafund të fqinjëve tanë, sa kemi Vuajtur Padrejtësisht, sigurisht jo për fajin tonë! Shpesh herë shajmë dhe injorojmë veten!

Ne si popull (sipas dokumenteve te shkruara ne kohën e sundimit osman), jemi ai popull që i kemi bërë rezistencën më të madhe sundimit Otoman. Gjithashtu jemi ai popull që u tradhëtua nga vetë Europa, që sot nuk flet, por na fsheh Historinë, duke na nxjerrë pa rrënjë! Kjo Europë po edukon breza që nuk njohin Shqipërinë e Vjetër të Pellazgëve, të Ilirëve, të Arbërve... Kjo Europë po krijon breza, që ne shqiptarët na njohin vetëm për diktaturën e ashpër të komunizmit... Ne e dimë se kjo diktaturë ishte vetëm një pjesë e vogël e plagës së madhe që vuajmë edhe sot! Kjo Europë, me këtë Shqipëri të njohur vetëm për diktaturën e Enver Hoxhës, sot shikon tek ne vetëm varfërinë tonë ekonomike,  korrupsionin, drogën e Prostitucionin... Kjo është njohja që na ka bërë ne masën e madhe të banorëve të saj...

Ne jemi ai popull, që jemi lodhur më shumë se çdo popull tjetër nga padrejtësitë, nga luftërat dhe si rrjedhojë na duhet te gjejmë forca për të mbijetuar këto pasoja... Kjo arrihet jo vetëm duke parë me vërejtje, por duke dashur njëri-tjetrin dhe pranuar me tolerancë mendime te ndryshme që nuk na dëmtojnë unitetin... Jemi ai popull që nuk duhet të shajmë veten tonë, por të kuptojmë se kjo Europë e fuqishme është ngritur mbi luftëra koloniale me parimin "Peshku i madh e han të voglin"... Prandaj kjo vizitë e rëndësishme e Papës hap një dritare të mbyllur të këtij populli, por nuk hap dyert e Paqes dhe të Qetësisë Shpirtërore, përderisa të kemi bashkuar Shqipërinë Tonë dhe të kemi kujtuar të gjithë viktimat e pafajshme të gjenocideve të vazhdueshme ndaj Popollit tonë Martir! (Itali, 21 shtator 2014)

ËNDËRR NË PRAG TË KRISHTLINDJEVE

Se ç'me fluturuan dy ditë pushim me kaq shpejtësi, sa s’e kuptoj! Sa shpejt më ikin ditët e pushimeve! Më iknin edhe ditët e punës, por për ditët e pushimeve më vjen keq më shumë! Pa le, që edhe kur fle gjumë mbasdite se ç'po filloj me pa ca ëndrra që janë për t'i bërë tregime... S’e kam këtë fantazi gjatë ditës dhe për çudi më del në gjumin e mbasditës... Kjo ëndërr e sotme, vërtetë ishte e çuditshme! Tani që mezi po e marr veten dhe po i bëj analizën, pyes vetëveten nga më erdhi pikërisht para Krishtlindjeve një ëndërr e tillë? Nga fundi ëndrrës mbasi eci mbi uji (e kam këtë veti në ëndërr) për të kërkuar vajzën time mbi ujin që përmbysi qytetin (Tiranën) ja dal të shoh përfundimin e përmbytjes dhe normalitetin... Doli më në fund rruga e asfaltuar para syve të mi! Shoh përpara dy rrugë me pemë anash, por që s'i njihja... S'dija nga të shkoja, majtas apo djathtas ...  Zgjodha atë më afër drejtimit drejt... "Ku jam?” -pyes veten... Pastaj pyes njerëzit që po kalonin aty, të qetë, sikur s'kish ndodhur gjë... M’u përgjigj një grua: "Je në Turqi, zonjë?" – Jo, i thashë, ç'kërkoj unë ne Turqi? Duhet të isha në Itali... Pastaj një zbrazje totale shpirtërore, një shkretëtirë në shpirt... Ç'bëj unë këtu pa familjen time? Ndjej një alarm të madh brenda vetes! Një grua që me pa aty gati të shtrirë për toke dhe si e humbur, e kupton që e kam keq hallin dhe më thotë: - Merr në telefon të afërmit! I pari nr.telefoni në mendje... numri i tim shoqi. E kujtoj mirë, por nuk kam kurajo të telefonoj. Kam frikë se s'do t’më përgjigjen... Nuk më bëhet të telefonoj. Jam në një makth të vërtetë dhe kjo ishte fundi i ëndrrës. Fillimi me gjithë përmbytjen e madhe s'më trembi... Më trembi përfundimi, kur u arrit normaliteti... Vetë isha gjallë, po të tjerë pjesëtarë të familjes ku ishin?  Kisha parë vetëm vajzën të më largohej duke notuar në ujë dhe për këte u hodha edhe unë... Si ka mundësi që herë pas here shoh ëndrra kaq të këqija, ku njëri nga fëmijët është në rrezik? U çova nga gjumi, e zbrazur, e harlisur, e munduar, dhe thërras fëmijët... Kalamajtë e mi ku jeni? Ua tregova ëndrrën, i përqafova shumë... Vajza gëzohej që e kisha parë atë kësaj here në ëndërr dhe ... kaq! -Krishtlindjet festohen në familje dhe ajo ka rëndesinë e saj specifike. Ju uroj Krishtlindjet, megjithëse jam myslymane nga familja, por që s'ndjehem aspak e tillë... Gëzuar Festat e Dimrit në përgjithësi, pranë familjeve tuaja, që janë pasuria më e bukur shpirtërore që kemi!

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora