E enjte, 25.04.2024, 04:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Fan S. Noli, ideolog dhe pishtar

E diele, 15.03.2015, 03:37 PM


Fan S. Noli, ideolog dhe  pishtar udhërrëfyes  i  përjetshëm për kombin shqiptar

(Me rastin e 50 vjetorit të ndarjes nga jeta SHBA, 1882 – 1965).

Nga Xhevahir Cirongu

Në qytetin bregdetar të Durrësit më datën 13 mars 2015 u zhvillua një aktivitet mbreslënës kushtuar Fan S. Noli, këtij njeriu gjenial,ideologut dhe pishtarit udhërrëfyes i përjetshëm për kombin shqiptar. Pikërisht, ishte 13 marsi i vitit 1965  kur i madhi  Fan Noli, mbylli sytë në SHBA. Jeta dhe vepra e Nolit përkujtohet sot në këtë 50 vjetor me madhështi, sepse ai shkriu dijet dhe jetën për kombin tonë, duke lënë thesare që do na shërbejnë në shekuj. Me këtë rast disa shkolla të mesme të qytetit të Durrësit si ajo e ‘’Gjergj Kastrioti’’, ‘’Naim Frashëri’’, Leonik Tomeo’’etj , zhvilluan orë letrare me krijimet e nxënsëve të këtyre shkollave. Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e Klub – Art e Kulturës SIGAL, UNIQA Durrës. Kjo veprimtari për të madhin Fan S. Noli, u mbështet edhe nga Drejtoria Arsimore e Qëndra Kulturore e Fëmijëve të qytetit. Fjalën përshëndetëse për të pranishmit në këtë  aktivitetit, u foli Drejtoresha Klub Art e Kulturës SIGAL znj.Mimoza Mele. Në emër të Drejtorisë Arsimore dhe të instuticionit të QKF durrës, përshëndeti z. Avni Çuni. Përveç pjesëmarrjes së nxënsëve, në aktivitetin e organizuar nga shkollat e mesme të këtij qyteti, në sallë ishin edhe intelektualë, poetë, shkrimtarë, por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët duartrokitën fuqishëm nxënësit që recituan krujimet e tyre kushtuar Fan S. Nolit. Poezitë e krijuara enkas për 50 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fan S. Noli, me recitimet e tyre nxënsit krijuan emocione të veçanta tek spektatori në sallë. Ata ishin: Fiona Dinollari, Ndue Prekola, Donisa Koniçi, Anxhelo Hasa, Alesia Halilaga, Devin Salaj, Alma Maksuti, Diona Lumi etj.

Një ekspoze të shkurtër për jetën dhe veprën e Fan S.Noli të pranishmëve u foli ‘’Artisti i Popullit’’ Gjergj Vlashi. Midis të tjerave z. Gjergj Vlashi theksoi se’’Fan S. Noli meshën e parë në gjuhën shqipe e ka dhënë në qytetin e Durrësit’’.  Në fund të aktivitetit, juria vlerësoi poezitë më të mira e këtij evinmenti krijues e letrar, duke iu shpërndarë edhe çertifikata vlerësuese të shoqëruar me nga një vëllim të veprave të Nolit. Librat e dhuruara për nxënsit që u paraqitën me krijimet e tyre më cilësore letrare, ishin dhratë të Klubit Art e Kulturë SIGAL- dega Durrës. Por, në këtë aktivitet të larmishëm, u recituan  nga nxënësit e këtyre shkollave, edhe poezi nga krijmtaria e Nolit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora