E diele, 17.11.2019, 01:24 PM (GMT)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Selam nga Plava e Gucija

E diele, 15.03.2015, 03:33 PM


Selam nga Plava e Gusija: Nuk jemi shqiptar edhe pse kishim plis!

Nga Fahri Xharra

Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.( Aurel Dasareti)

Por të shkojmë më tutje , e të bindemi që hapi i parë dhe i rëndësishëm pët një pushtues

që të pushtuarit t`ia shpërlanë trurin , t`ia mëshef historinë , të krijon njeriun e ri të atij vendi sipas kuteve të veta dhe ai popull e mbaroi të vetën.Humbet dhe vështirë  që e gjen vehtën ; as sa mund të gjendet një gurë i çmuar në rërën e shketëtirës.

Me siguri ju kujtohet kur myftiu i Novi  Pazarit , Zukorliq pati thënë që   nuk janë as turq e as serb. Kjo deklaratë ishtë shumë e guximshme për ne , dhe ia filluam të krenohemi që një myfti nuk po e pranon origjinën e imponuar. Si çdo gjë që vjen nga andej e ka një vegëz të madhe që të lë pa mend , por që duhet të meodh shumë nëse do të kapesh për te.

Nuk ka ilir nëse nuk flet shqip , dhe nuk ka shqiptar që e mohon plisin - pata shkruar.

Ndjenja e të qenit diçka tjetër, në Sanxhak të Novi Pazarit po lëviz, por nuk kanë shpjegime të duhura. Kur këto lëvizin, kur ndjenja po rrëqeth trupin, Serbia nuk reagon, sepse e ka Turqinë për shuarjen e zjarrit. Para ca kohësh në shtypin e Sanxhakut lexova : “U zbuluan të parët e boshnjakëve të para 3000 vjetëve (Otkriveni bošnjački preci od prije 3000 godina)”. Në kërkim të gjurmëve materiale për jetën e sllavëve në shek X pas Krishtit në fshatin Puzhan në rrafshnaltën e Peshterit (afër Novi Pazarit) arkeologët gjetën gjëra edhe më të vjetra. Gjetjet e reja datojnë 1000 vjet para Krishtit, ato janë ‘urnat’ që janë mbi 3000 vjet të vjetra dhe me siguri iu takojnë Dardanëve. E krejt kjo u zbulua në tentim të gjetjes së fakteve “të autotoktonisë” sllave në këto anë dhe se gjoja se ata e paskan pas praktikuar ritin e djegies së të vdekurve.

Mandej shtypi vazhdon: “Në atë kohë, kohën e Bronzit, banorët e parë të këtyre anëve ishin Dardanët. Ky fis Ilir ka jetuar në Maqedoni, Serbi, Kosovë dhe në Sanxhak në Peshter “

Por Zukorliqi e kishte me sherr ! : “Ky është një shembull që tregon se Boshnjakët i kanë rrënjët tek Ilirët, të cilën e vërteton edhe zbulimi i fundit”!! Pra , duan t`ia mveshin vetit një prejardhje  , që të dallohen nga sllavët tjerë.

Por të pranojnë që janë shqiptarë nuk duan.(Fjalën e kam  vëtëm për “ boshnjakët “ e Sanxhakut të Novi Pazarit,  apo më mirë të themi për shqiptarët që u : boshnjakuan” )

Para dy -tri vitesh doli në internet një regjistrim i vitit 1902 , ku shiheshin shqiptarën në Novi Pazar me plisa të bardhë ( https://www.youtube.com/watch?v=3BYfcfCgQoc )  një document shumë  vlerë , për të kaluarën tonë.

Këto ditë e lexova një shkrim në portalin me zë  (http://www.gusinje-plav.com/) që nëse ke plis nuk do të thot që je shqiptar, .ndërsa pë filmin që e permenda thot që është pjellë e propagandës shqiptare ......(Ne dopustivo je kada neko svjesno ispreskace jedan niz historiskih cinjenica, kao sto g. Metjahic to cini kada je govori o Bosnjacima Plava, Gusinja i Sandzaka, a pritom se koristiti propagndistickim materijalom nekih pronacionalista i etno-homogenih bolesnih umova. U dokazivanju nacionalnog identiteta i nacionalne pripadnosti, mnogi Albanci koriste taj propagandisticki snimak u svrhu da prikazu Bosnjake, nacionalno kao "Albance". Ovime g. Metjahic dovodi u pitanje svoj kredibilitet i reputaciju koju uziva vjerujem kod mnogih Bosnjaka koji drze do argumentiranih povjesnih fakata po pitanju povjesnih i nacionalnih (www.Gusinje-Plav.com) )...... dhe se  gjëja se të gjithë thirrn në vërtetësin e çulahit ( si shkruan aty )- plisit.

A është plisi shenjë që të jesh shqiptarë ? Jo thot autori , se plisi ësht kapuç grek.

Ja se si spjegon ai:” kur Perandoria Romake  e pushtoi Ilirinë , atëhrë ata u detyruan ta marrin fenë dhe të bëhen katolik. Ilirët e nështruar filluan ta bartnin Plisin romak , të cilin romakët e morrën nga Grekët . Në fotot më larte - vazhdon ai, shihet heroi heleno -grek Odiseu , që bartëte çulah (plis0, dhe se helenet janë popull para-grek dhe të një civilizimi shumë më herët se ai ilir. Nga kjo rrjedhë që plisi nuk është i shqiptarëve, por se ësht kapuç grek dhe se romakët iu sollon shqiptarëve.” Por ai arrinë në një “përfundim” shumë historik : “Shqiptarët e përvetësuan çulahin (plisin) nga grekët por nuk janë grekër por Plavasit dhe Gusinjasit dhe boshnjakët e Sanxhakut janë ‘ nuk janë ” Shqiptar ” sepse bartnin plis” (Vidjet ce mo da, pored culjaha i ostali djelovi albanske nosnje su preuzeti od drugih naroda i civilizacija i da nosnja nije iskljucivo albanska.) dhe pastaj e spjegon me foto që plisi dhe tirqit nuk jane vetëm shqiptare por edhe te bullgarëve , maqedonasve, serbëve , rumunëve , çerkezëve etj.

A   e dini se pse malesorët e Plavës dhe Gusinjës e paskan bartur plisin në kokë ? . sepse paskan tregtuar ne veriun e Shqipërisë  dhe që të depërtojnë më lehtë ???????

Lajmi më ri ; Zukorliq: Nikolla Teslla ka vdekur si musliman! Shkencëtari Nikolla Teslla në fund të jetës së vet kishte kaluar në islam.  Kështu ka thënë në Rozhajë muftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq, shkruan novosti nga rs, transmeton koha.net.

Po e përfundoj me Aurel Dasaretin : “Një mik më pyeti: “Aurel, nga e nxjerrësh këtë kënaqësi emocionale, nga dashuria apo rreziku që vjen nga kjo lojë?”

Përgjigja ime ishte: “Nga rreziku. Sepse më nxit. Por, të lutem, mos më keqkupto, rreziqet nuk më pëlqejnë, më pëlqen t`u bëj bisht. Kështu u hapet rrugë energjive të mia.”

Ata që nuk kujdesen për ndjenjat e të tjerëve mund të bien shpejt në telashe. Shumica e vendimeve të marra janë të bazuara në emocione. Kjo ndoshta nuk duket ashtu sepse ne i maskojmë me fjalë të arsyeshme dhe shpjegime, por shpesh janë “ndjenjat e barkut” ato që vendosin.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT