E merkure, 24.04.2024, 10:05 PM (GMT+1)

Mendime

Rrahim Sadiku: PORTERETI AMORAL I FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ

E marte, 15.07.2008, 06:29 PM


PORTERETI AMORAL I FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ

Nga Rrahim Sadiku

Flori Bruqi tashmë disa dekada është i pranishëm në mediat serbe, shqipe e më gjerë. Dhe ka bërë emër atëherë e vazhdon të bëjë edhe sot me falsifikimet, me aferat e ulëta dhe me lidhjen e ngushtë me interesat që donin të realizonin pushtuesit serbë në Kosovë. Puna e tij lidhet madje edhe me interesat që ka sot Serbia për shkatërrimin e institucioneve legale në Kosovë dhe për instalimin e njerëzve të saj në sa më shumë pozita të rëndësishme brenda këtyre institucioneve. Floriu angazhohet për shpalljen tradhtarë dhe armiq të sa më shumë njerëzve që kanë peshë e emër në Kosovë dhe për shpalljen patriotë e njerëz të sakrificës të sa më shumë tradhtarëve dhe të sa më shumë shërbëtorëve që ka pasur ky popull. Këtë e bënë duke e ditur se kështu është duke e ngatërruar të vërtetën për historinë, vlerat kombëtare e mbi të gjitha për të mohuar e degraduar sakrificën për liri e për atdhe. Sepse, nëse Floriu është patriot shqiptar i Kosovës; nëse Floriu shëtit kudo me disa nga njerëzit e shquar të sakrificës që ka pasur Kosova; nëse Floriu mund të shpallë patriot dikë e tradhtar një tjetër, sipas direktivave që vetëm ai i di se ku dhe nga kush i merr, atëherë çfarë vlere i mbetet gjakut të derdhur? Çfarë kuptimi kanë gjithë ato rini të humbura burgjeve dhe shtrohet pyetja: përse kemi bërë gjithë ato sakrifi ca e gjithë atë luftë atëherë? Te Floriu janë të mishëruara
të gjitha ato kundër të cilave ne, si popull e si njerëz, kemi luftuar: bashkëpunimi i hapur dhe i fshehur me armikun në të gjitha periudhat, ç’prej se ai ka arritur moshën madhore.

2.
Ai ka shkruar për kombin e tij e për bashkëkombësit e tij gjëra të ulëta; ai e ka ulur dinjitetin e intelektualëve shqiptarë, duke i blerë ata, duke i detyruar të shisnin talentin e tyre krijues për të fi tuar bukën e gojës, duke ia shkruar romanet Floriut, i cili i paguante dhe i paguan me paratë e marra nga tradhtia, pra nga bashkëpunimi me Serbinë. Dhe ai ia ka parë hajrin asaj pune, sepse ka botuar si të vetat një sërë librash dhe ka bërë pasuri e ka krijuar mundësi që të mbledhë rreth vetes edhe më shumë sakatë të ndërgjegjes e me ta dhe përmes tyre të bëhet edhe historian, edhe bamirës, edhe diferencues, edhe sulmues e edhe shumëçka tjetër. Pa ditur si bëhet
shkrimi letrar, pa përjetuar as edhe një mundim prej krijuesi, ai ka arritur të zë vend në mesin e atyre që gjithë jetën torturohen nga mundimet e të krijuarit, madje ka arritur të bëhet edhe një shkrimtar mjaft problematik.
Dhe e gjithë kjo madhështi që ka dashur të fi tojë e që beson se edhe e ka fi tuar ai, me ndryshimet e bëra pas luftës, realisht është tretur si vesa para diellit. Floriu ka mbetur si një njollë e zezë në kujtimet e atyre që logjikojnë
me kokë të ftohtë dhe asgjë më shumë. Dhe kjo e gërryen Floriun nga brenda. Por, Floriu nuk mund të rrijë pa qenë në qendër të vëmendjes, prandaj na del përsëri përpara dhe me çdo kusht do të bëhet njeri medial.

3.
Prandaj, kohëve të fundit ai ka vendosur të bëjë emër në disa fusha ku tashmë ka emër, por nga ana e kundërt. Etjen për të bërë emër si shkrimtar, si romansier madje, e ka shuar. E ka shuar deri diku edhe etjen për të bërë
emër si gazetar, sepse aty nuk i ka ecur fare, madje as kur ka paguar. Atij tashti i duhet patriotizmi. Dhe jo patriotizmi që pajtohet deri diku me arritjet e pasluftës në Kosovë. Jo. Sepse Floriu duhet të jetë më patriot si ata që vuajtën burgjeve, që u gjymtuan për liri, që dhanë më të dashurit. Ai, sa herë që i jepet rasti, shkruan e flet për Adem Demaçin dhe mundësisht edhe fotografohet kudo që është Demaçi, simboli i sakrificës shqiptare. Në rrjedhë të këtyre synimeve që ka, Floriu na del edhe si përkrahës i flakët i Lëvizjes “Vetëvendosja” dhe kërkesave të saj. Si i këtillë që e ndjen veten, ai merr guximin edhe të shkruaj, si bënë në librin “e tij” elektronik “Guximi
shqiptar”, kur, kinse, nga dr. Namik Shehu, udhëzohet të përcjellë urimin e Shehut, që si akademik (!) paska gjetur shqiptarin më të ditur pikërisht te Flori Bruqi!!! Ky akademik Namiku e porosit Bruqin: “Më lejoni që nëpërmjet Jush të përshëndes me dashuri shokun, mikun dhe njeriun Tuaj më të dashur z..... Albin Kurtin, atdhetarin e shquar të popullit të Kosovës”. E lexova këtë në faqet e librit prej disa qindra faqesh, për sajimin e të cilit me siguri nuk do të mjaftonte as aftësia e gjeniut më të madh dhe u habita. Qëkur qenka Flori Bruqi mik i Kurtit. Dhe, nëse vërtetë Albin Kurti është “shoku, miku dhe njeriu” i Flori Bruqit, atëherë mos pyet hallin. Unë nuk e besoj se Kurti fl et me Floriun, le më ta quaj shok e mik, po Floriut as që i bëhet vonë për këtë.

4.
Atij “librin historik” ia kanë shkruar të tjerët, kurse brenda rreshtave të tij krijon edhe nga pak “histori patriotike” edhe për vete. Duke e ditur se shumë nga ne lexojmë pak, se edhe më pak kemi dëshirë e përgjegjësi qytetare t’i kundërvihemi të pavërtetës, sidomos jo publikisht, Floriu bëhet shok e mik, i zgjedhur e zëdhënës i kujtdo. Dhe këtë ai nuk e bënë kurrë rastësisht e as nga bindja. Sepse, ai do dhe e ka për detyrë që të na e kthejë krejt ndryshe faqet e historisë. Ai do që ne dhe të tjerët që interesohen për ne, shqiptarin dhe historinë shqiptare ta shohim vetëm ashtu si do ai. Dhe Floriu na shkruan libra historie me tema, shtrirje e informacione që vështirë e ka ta përballojë një akademi e tërë.

Recensentë i bëhen (ose i bënë ai) edhe akademikë e njerëz të tjerë të kulturës, studiues të artit e të krijimit imagjinativ, sepse i duhen dhe pasi përmes tyre do të imponohet... ..

5.
Duke shkruar “Guximin shqiptar” Floriu, pa pikën e mundit e të njohurisë, ngritet mbi akademikët, mbi krijuesit, mbi shkencëtarët. Dhe kështu na del në dritë një Flori Bruq që sikur shkëlqen nga dija, edhe pse ai nga kjo anë nuk ia thotë fare; dhe kështu na ndrit përball si një fisnik e njeri i sakrificës dhe jo një denoncues i popullit të vet e si sahanlëpirës i atyre që vranë e torturuan shqiptarë; dhe kështu ne njohim një intelektual ashtu si do ai ta njohim e jo ashtu si është në të vërtetë e aq më pak jo ashtu si e njohin të gjithë ata që kanë punuar për atdheun e për kulturën kombëtare. Floriu do të bëhet shkrimtar, historian, emër i madh në letrat shqipe, duke qenë injorant dhe trutharë, për sa u përket këtyre fushave. Sepse në fusha të tjera, në ato të falsifikimit, të mashtrimit, të intrigës, të bashkëpunimit me armikun, të lidhjes me njerëz të të gjitha kategorive e të të gjitha niveleve është i aftë dhe kreativ sa nuk ta merr mendja. Në fushën antikombëtare dikur Floriu ishte shumë produktiv, mu ashtu si po do të jetë “produktiv” sot në fushën kombëtare dhe për këto të gjitha po e vërteton ka mendje shumë pjellore!! Besoj se vështirë mund të gjendet edhe një shqiptar që mund të krahasohet me të. Duke qenë i këtillë Floriu e ka për detyrë dhe për dëshirë të na paraqitet si patrioti më i kulluar që ka pasur ndonjëherë dheu shqiptar!

Dobësia e tij e vetme, për rrugën që ka zgjedhur e të cilën tash disa dekada e ndjek me konsekuencë, është besimi i madh në atë se njerëzit harrojnë dhe se të gjithë ata që nuk harrojnë ose nuk duan të harrojnë, mund të blihen.

Dhe Floriu kujton se veprimet e tij kundër shqiptarëve e kundër Kosovës janë harruar, ose së paku është blerë kujtesa e atyre që nuk harrojnë. Me këtë besim ai është kudo i pranishëm si atdhetar, si shkrimtar, si shkencëtar, si gazetar e si çka jo, nëpër institucione qeveritare, nëpër institucione arsimore, nëpër institucione kulturore, nëpër media, nëpër kafenetë më të frekuentuara të Prishtinës e të Kosovës.

Po dëgjoi se ka diku manifestim publik, Floriu është aty. Ai bënë e ndoshta edhe beson, se ajo që ka punuar, shkruar e vepruar, është harruar. Ai nuk do as ta dijë madje se janë gjallë njerëzit që kanë pësuar nga veprimet e tij, se janë ende në faqe të gazetave artikujt e denoncimet që ai i ka bërë kundër bashkatdhetarëve të tij dhe kundër atdheut të tij.

Floriu shtihet se harron që është ndër shqiptarët e rrallë që ka shkruar shkrime nga më denigrueset për kombin e tij, për njerëzit e rrethit të tij, për kulturën e traditën kombëtare dhe të gjitha ato i ka nënshkruar me emër e me mbiemër dhe pa pikë turpi a keqardhje, madje atëherë kur ende nuk e kishin kapluar këto “drithma e përkushtime atdhedashurie” .

Por, e vërteta është se ne shqiptarët nuk jemi edhe aq harrestar. Shumë prej nesh ende i kanë para syve shkrimet plot vrerë të Floriut nëpër faqet e “NIN”-it, “Borbës”, “Dugës”, “Politikës”, “Jedinstvos” e shumë gazetave të tjera serbe, pas leximit të të cilave na janë skuqur faqet, ngase na vinte turp që një shqiptar kishte rënë aq poshtë.

Tash, derisa askush nuk e tund kosheren e tij të mbushur me Vrerë (TRADHëTI ), nga e cila, po të derdhej, me siguri do të vërshonte jashtë shumë vrer që ka mbledhur me vite aI kundër popullit të Kosovës e lirisë së tij. Nuk e di pse ai mu këtë koshere e tund dhe stërtund vazhdimisht ?!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora