E shtune, 20.04.2024, 12:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Buzuku: Mungesa e urryer

E enjte, 12.03.2015, 08:26 PM


Beqir BUZUKU

 

MUNGESA E URRYER

 

(Çunit Albin Buzuku, i cili ndërroi  jetë më 10 mars 2015)

 

Albini qe djalë i spikatur

ai deri dje

ishte së bashku me ne.

 

Në rrugën e jetës

ishte bashkëudhëtarë

paralel me moshatrë.

 

Ai nga marsi në mars

rrugëtoi pa pengesë

Dje ndodhi një befasi

në regjistrin e jetës

atij iu shënua: mungesë!...

 

Morti qoftë i mallkuar!

Nga prehër i jetës

na e rrëmbeu Albinin

Ne ngelëm zemërpërvëluar.

 

Ecën koha pa ndërpre

Marsi vjen në çdo motmot

por Albini ynë s’kthehet dot.

 

Ç’të bëjmë ?

E tillë është jeta

Jeta, thonë,

ka ligjet e veta.

 

Nga dimri në pranverë

muajt ndërrohen përherë

Dikush shkon

vijnë disa të tjerë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora