E marte, 23.04.2024, 10:13 PM (GMT+1)

Mendime

Rrahim Sadiku: Një flori që s’vlen as sa një pesëcentësh

E marte, 15.07.2008, 06:13 PM


Një flori që s’vlen as sa një pesëcentësh

Nga Rrahim SADIKU

Floriu angazhohet, si “myhyb” i qarqeve antishqiptare serbe dhe fut hundët kudo, duke etiketuar, denoncuar e kërcënuar. Ai, me të ardhur Millosheviqi në pushtet, angazhohet me mish e me shpirt për shkatërrimin e autonomisë së Kosovës. Dëshmi për këtë janë shkrimet e shumta të tij, ku kërkon me ngulm dënim politik e shtetëror të shqiptarëve, edhe si individë e edhe si popull. Këtë e thotë hapur në artikujt që ka botuar në “Duga”, “NON”, “Nin” e në disa të tjera.

Shpirt dhe mendje e cekur

Në këtë “reagim” të tij, që si duket, kësaj here e ka shkruar pa ndihmën e ndokujt, Floriu del i mjerë intelektualisht, i cekët shpirtërisht dhe pa as më të voglën kulturë shkrimi. Ai nuk di të formulojë mendime, nuk di të nxjerrë edhe një fakt të vetëm për të reaguar. Shpif për kinse punën time në një gazetë ushtarake, të cilën gjë nuk kam mundur ta bëjë atëherë, sepse nuk e kam njohur, sa për të shkruar, gjuhën serbokroate. Ai e shpif punën e thirrjes telefonike nga ana ime e marrëzi të tjera kësisoji. As kam pasur e as kam nevojë ta thërras me telefon Flori Bruqin. Shkrimin e kam botuar në gazetë dhe kam thënë tërë atë çka kam menduar se duhet thënë.
Me përgjegjësi morale e intelektuale. Kurse, Floriu ka bërë edhe të pamundurën për të fi lluar me mua bisedë telefonike, për të më paditur mandej, se e kam fyer. Kur nuk kam zhvilluar dialog me të, pas së paku njëzet cingërimave të vazhdueshme, ai ka fi lluar të më dërgojë SMS mesazhe; duke më kërcënuar me vrasje; duke më thënë se do të ma likuidojë familjen; duke përdorë një fjalor të padenjë edhe për rrugaçët më të ulët. Ai në “reagimin” e tij nuk ka treguar se për këtë është marrë në pyetje në policinë e Ferizajt, më 18.9.2008 dhe kundër tij është ngritur padia penale, nr. 2007 –CF – 134, me vendimin e Prokurorisë së Ferizajt.

Angazhimi i mercenarëve të dijes

Kur kam shkruar për portretin amoral të Flori Bruqit, kam bërë shpalosjen e një tipi, prej një serie të personazheve reale, të ashtuquajtura “patriotike e intelektuale”, që janë shpeshtuar në fushën e dijes e të krijimit te ne, duke krijuar, për veten e për të tjerët, madhështi të rreme. Them këtë sepse nuk po janë të paktë ata që, duke paguar mirë, angazhojnë njerëz të mendjes e të lapsit për të shkruar, krijuar e hulumtuar për ata. Flori Bruqin e kam zgjedhur nga ai mes për faktin se, nga ajo seri, është më i paskrupullti, më i zëshmi dhe më shkatërruesi i atmosferës sonë edhe ashtu të zymtë kulturore, politike dhe ekonomike. E kam zgjedhur Floriun, sepse ai përzihet dhe qullos gjithë ditën e gjithë natën në këto tri fusha. Në tri fusha për të cilat nuk di asgjë si ekspert e për të cilat ka angazhuar mercenarë të shumtë të dijes, që ta furnizojnë me shkrime origjinale e me vjedhje nga interneti.

Pa pikë trupi, mandej, të gjitha ato Floriu i plason përmes internetit dhe pastaj i boton edhe si libra, duke vënë veten si autor. Këtë praktikë, të afi rmimit pa punë e pa dituri, Flori Bruqi e ka fi lluar para luftës, me botimin e “veprave letrare”, shkrimin e të cilave ia kanë bërë emra të njohur të letrave shqipe në Kosovë, disa prej të cilëve tashmë nuk janë në mesin tonë. Floriu më vonë është kujdesur që ata t’i zëvendësojë edhe me krijues nga Shqipëria.

Oreksi për famë të rrejshme

Pas lufte rrethi i interesimit dhe oreksi i tij për famë të rrejshme është shtuar. Gama e tij e autorësisë së rrejshme është zgjeruar shumë. Atë tash e ke të njohur edhe në fushën e: historisë, publicistikës, kritikës, psikologjisë, farmakologjisë, mjekësisë, kriminalistikës, spiunazhit etj. Ka krijuar kështu një “institucion” veprimi antikulturor, rrënues të intelektualëve dhe denoncues, ku del në dukje marrëzia më e injorantëve dhe e mençurakëve, të lidhur bashkë e të bërë betonarme. Flori Bruqi nuk e di çka do të thotë lodhje krijuese, kërkim shkencor, shkrim i veprës origjinale. Sepse asnjëherë nuk është lodhur për do dhe i duken si llokume, vetëm zgjat dorën e merr. Ai kujton se arritjet në fushën e krijimit e të shkencës bëhen duke e blerë punën studimore dhe krijuese të të tjerëve. Kujton se falsifi kimi dhe uzurpimi i shkrimeve dhe studimeve të autorëve të ndryshëm e bënë edhe atë autor dhe të njohur. Ai kujton se mund të jetë botërisht autor i shkrimit për dëshmorin Rexhep Bislimi, duke mos e ditur se ai shkrim është shkruar dhe lexuar nga Xhabir Morina, në akademinë solemne, me rastin e përvjetorit të vdekjes së këtij heroi ferizajas; është cituar nga shtypi dhe është i xhiruar në videokasetë.

Nuk e di se si ka pasur fytyrë e si ka pasur guxim për ta nënshkruar këtë shkrim e për ta hedhur në internet (ndoshta edhe në ndonjë libër) Flori Bruqi. Me të vërtetë “guxim shqiptar”! Ai kujton se mund të quhet autor libri një njeri që brenda kopertinave ka grumbulluar shkrime nga antika, nga mesjeta, nga e sotmja, e plot gjëra të tjera, të përziera si gjërat në thesin e lypësit, kur e dimë se secila prej atyre punimeve, që janë aty, kërkon specializim, njohje të thellë dhe punë të madhe e të veçantë. Kush është, pra, Flori Bruqi? Të gjitha këto që kemi thënë deri tash, e shtyjnë lexuesin të pyes: Kush është ky Flori Bruqi?! A është “fl ori”, si shtihet, apo ndryshk i kamufl uar?! A është bashkëpunëtor nga më të zellshmit që pati UDB-ja në Kosovë, apo patriot që punon e vuan për Kosovën? Është autori i njëzet e pesë veprave (!) apo analfabet i krijimit artistik dhe i shkencës? Floriu ka qenë gjithnjë, e si po e shoh nga sjelljet e tij ndaj shumë intelektualëve që nuk i shërbejnë atij, edhe ka mbetur ndryshe i kamufl uar.

Sa ishte ushtar në Pivkë të Sllovenisë, punoi mjek në garnizonin ushtarak, me diplomë mjekësie nga Universiteti i Lubjanës. Kur e hetuan që e ka falsifi kuar diplomën, e dënuan me burgim të gjatë, nga i cili del shpejt, i liruar nga “mjekët ushtarakë”, thënë më mirë nga KOS-i (shërbimi i fshehtë i ushtrisë jugosllave), si i çmendur! Kjo ndodh më 1980. Pas ngjarjeve të vitit 1981, Floriu del bashkëpunëtor i pothuaj të gjitha gazetave antishqiptare serbe dhe shkruan me qindra artikuj kundër popullit të vet. Më 1983 Floriu na del student i kriminalistikës në Beograd dhe punëtor i sigurimit shtetëror jugosllav, gjë të cilën e konfi rmon vet, me nënshkrim, në një kërcënim që atë vit ua dërgon organeve shqiptare të pushtetit në Deçan.

Deri më 1987, Floriu angazhohet, si “myhyb” i qarqeve antishqiptare serbe dhe fut hundët kudo, duke etiketuar, denoncuar e kërcënuar. Ai, me të ardhur Millosheviqi në pushtet, angazhohet me mish e me shpirt për shkatërrimin e autonomisë së Kosovës. Dëshmi për këtë janë shkrimet e shumta të tij, ku kërkon me ngulm dënim politik e shtetëror të shqiptarëve, edhe si individë e edhe si popull. Këtë e thotë hapur në artikujt që ka botuar në “Duga”, “NON”, “Nin” e në disa të tjera.

Pra, për pesë vite me radhë Flori Bruqi kërkon publikisht, në shkrimet që i ka nënshkruar me emër e me mbiemër kundër shqiptarëve.

Gjithnjë si veshka në dhjam

Pas heqjes së Autonomisë së Kosovës, Floriu bëhet autoritet dhe vranë e kthjellë, shpesh edhe humbet pa gjurmë. Ai e di se ku ka qenë, çfarë shërbimesh ka kryer, për kënd dhe për çka. Deri në fi llim të viteve të nëntëdhjeta Floriu është plotësisht në rolin e vet: bashkëpunëtor i hapur i serbëve, falsifi kues, mashtrues dhe përfi tues i madh i parave. Që nga ato vite ai na del herë defektolog, herë profesor i kulturës fi zike, herë farmakolog, me çka arrin të krijojë një rreth bashkëpunëtorësh, të cilët e ushqejnë me sado pak njohuri, nga këto fusha. Gjatë viteve të nëntëdhjeta, për shumicën e shqiptarëve vetëm të zymta, Floriu nis e bëhet emër në letrat shqipe, duke botuar prozë e poezi, të cilën ia shkruajnë të tjerët dhe ai i paguan. Në rast se i duhen, mund t’ia përmend me rend të gjithë ata që kanë shkruar pjesë-pjesë librat e tij!

Me mbarimin e luftës, Floriu është si veshka në dhjam. Ka krijuar pasuri, është bërë shkrimtar, ka çdo gjë më shumë se sa ka ëndërruar ndonjëherë. Por nuk ka qetësi. Ka frikë se e kaluara antishqiptare do t’i hakmerret. Prandaj i duhet të bëhet patriot dhe atë, tash pas mbarimit të luftës, edhe luftëtar për liri e të drejta të shqiptarëve!!! Floriu “lufton” për të drejtat e shqiptarëve tash, në liri, kur pushtuesi nuk është më këtu?! Sfi duesi dhe degraduesi Floriu ka guxim e shkruan për “tradhtarët” e popullit shqiptar. Dhe si “autor”, aty, fut vetëm emra të atyre që nuk i pëlqejnë, që i urren dhe që i duket se duhet të njollosen! Me fshehjen e vetes dhe me fushatën për degradimin e të tjerëve, Bruqi ka guxim që ta kërcënojë secilin, që nuk e njeh Floriun për autoritet, duke përdorë pa kursim etiketimet: “udbash”, “tradhtar”, “bashkëpunëtor i Serbisë“ e të ngjashme.

Floriu ka guxim e sillet si mik i atyre që i ka ndjekur, veprën e të cilëve, me të gjitha mjetet e mundësitë që kishte, e ka njollosur. Dhe, me paratë që u tund para hundëve, gjithnjë, e me ngërdheshje para tyre, i sfi don, i përul dhe beson se edhe ua vret idealin e tyre. Një provokim intelektual Kompilimin e tij me titull “Guximi shqiptar” vetëm e kam përmendur. Sepse si libër i këtillë, si botim, është vetëm një marrëzi e një provokim intelektual, sidomos për të gjithë ata që i ka shtyrë ta lavdërojnë e quajnë vepër të madhe atë vjedhje të hapur. Floriu nuk është person me të cilën kam dashur apo dua të merrem, sepse çdo gjë te ai kundërmon: prishje, vjedhje, denoncim, shërbim dreqit të zi. Duke reaguar kundër meje, Floriu ka cituar Fatmir Terziun, Nehat S. Hoxhën, Abdullah Konushevcin, akademik prof. dr. Namik M. Shehun. Për ato që Floriu i prezanton si shkrime të të lartpërmendurve, nuk kam koment. Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre ajo se çka do të mendojnë, çka do të thonë e si do të veprojnë tash e tutje, në raport me Flori Bruqin. (Infopress, E premte, 25 janar 2008, f. 9)



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora