Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Nënë Tereza kundër analfabetizmit

| E marte, 10.03.2015, 10:00 PM |


Nënë Tereza, beteja kundër varfërisë dhe analfabetizmit

Me rastin e hedhjes së themeleve të para të saj në mars të vitit 1949 të shkollave në lagjet e Kalkutës

Nga Gjon Keka

Nënë Tereza ishte një shërbëtore e përulur, puna e së cilës ndoshta kishte pak shkëlqim në sytë e botës, por më tepër shkëlqim në sytë e Zotit.

Ndërsa vepra e saj shihet tani edhe më qartë dhe tepër e dobishme në betejën e saj kundër varfërisë dhe ofrimit të shpresës dhe dashurisë e respektit për qenjen njerëzore aty ku mungonte. Ajo po njihet, dhe do të njihet gjithmonë nga brezat e mëvonshëm të kombit tonë dhe botës së civilizuar.

Për sa kohë që ajo ishte në tokë, të varfërit, nevojtarët dhe të pashpresët ishin miqtë e saj më të mirë. Gjithmonë të mbesin të gjalla veprat e mira të kësaj bije shqiptare me ngjyra të ndezura të dashurisë hyjnore dhe njerëzore si dhe të një shpirti të etur për të dashur dhe respektuar njeriun. Njerëz të tillë si Nënë Tereza tregojnë se dashuria e Perëndisë mund të prodhojë vetëm gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme në sytë e botë