Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xharra: Shpërnguljet me dhunë dhe shkolla shqipe

| E hene, 09.03.2015, 09:28 PM |


Shpërnguljet me dhunë dhe shkolla e parë shqipe

Nga Fahri Xharra

Një popull i vjetër ose ndryshe e thënë  populli më i moçmi i Europës , e feston një ditë të shënuar  , hapjen e mësonjëtorës shqipe  gati 420 vjet pas vdekjës së Skënderbeut.

Populli që lindi së bashku me Diellin dhe Hënën , populli që ia dha Europës Europën , populli që ia mësoi botës  civilizimin krenohet me një ditë të madhe për te.

“128 vjet më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike. Veç tjerash konsiderohet një fitore për popullin shqiptar, pasi deri atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyre të fshehtë.  Shkolla qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.”

Ne shumë pak i përmendim kohërat të cilat nuk na lernin të merrnim frymë e lëre më të shkonim në shkollë. Dhuna ndaj nesh si një popull gati i ardhur nga qielli ishte aq e madhe sa që memzi kemi shpëtuar nga humbja e tërësishme e fares sonë. Ashtu na donin, të pashkollë , ashtu na donin të pa tokë që të humbisnim në kotet e shekujve , ashtu na donin që eshtrat tona të mos gjinden as në male e as në rrafshina. Ashtu na donin që të mos jemi .... Por ja që jemi, por ja që jetojmë dhe gjallërojmë përkundër asaj dëshire të parealizuar qindra vjeçare ; dëshirë dhe ambicje e qoftlargut .Por ata qoftëlargët nuk ishin vetëm, ishin një grup që vepronte në harmoni  e i cili po vepron edhe sot e kësaj dite, në mënyra pak a shumë të njejta. Metoda të ngjajshme ,po që po.

Serbia mbasi që e kaloi një skëterrë në Shqipëri ( falë Austro-Hungarisë ose “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar”, Elena Kocaqi Levanti ,2012) , në territorine saj të cilin ia vizatoi dhe ia dha Konferenca Londrës(1912)  mendonin se si përjetësisht të zgjidhnin problemin më shqiptarët e mbetur në toka shqiptare e që u ngrysën në harten serbe. Mënyra më e lehta ishte shpërngulja me dhunë nga tokat e tyre , por kjo donte edhe bashkëveprues . Bashkëvepruesit të nisur nga interesat e tyre ishin të gatshëm të ia zgjatnin dorën Serbisë për një bashkëveprim aq të denueshëm sa edhe vrasës .

Turqia në mënyrë të vendosur e ushqente migrimin e madh të shqiptarëve për në Turqi. Në dokumentat serbe e gjejmë se ideja kryesore për shpërnguljen e shqipëtarve nga Serbia apo Jugosllavia vinte nga vet faktori politik i Turqisë së kohës që po flasim.

” Xhemil Beu, anëtarë i komitetit revolucionar turk . e kishte sjellur nga Stambolli një regleman për shpërnguljen ( emigrimin) e muslimanëve nga krahinat e humbura turke.

(Antiç Çollak,12.06.1914, nga Sofja e Bullgarisë)

Për shpenguljen  e muslimanëve(Turqëve) nga shtetet ballkanike ishte caktuar Anadolli e për shqiptarët edhe vilajetet e Halepit dhe Bagdadit (Siri dhe Irak) .( Za naseljavanje muslimana [Turaka] iz balkanskih drzhava odredjena je obala Anadolije a za Arbanase vilajeti Halep i Bagdad”, u Siriji i Iraku.[2] A. Hadri, Kosovo i Metohija, 74-75.

Zh. Avramovski, Prilog, 124.)

Sigurisht që e vërejtët një anomaali në shprehje :    Për shpenguljen  muslimanëve(Turqëve) nga shtetet ballkanike ishte caktuar Anadolli”  dhe “për shqiptarët edhe vilajetet e Halepit dhe Bagdadit “ . Sepse të gjithë shqiptarët që janë shpërngulur në Turqi kanë shkuar atje si turq ( elhamdyrilah).

....Në mbledhjen e “Këshillit të Përherëshëm të marrëveshjes”, në Shkurt 1938 të thirret në Stamboll konferenca e Jugosllavisë dhe e Turqisë në praninë e vrojtuesit grek  për sigurimin e parave pë vendosjen e të shperngulurve të jugosllavisë në Turqi

Sidoqoft sot apo si që të ket qenë dikur , ne gëzofshim ditën e mësuesit !

Gjakovë, 07.03.2015