Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Marshimi që ndryshoi Amerikën
E hene, 09.03.2015, 08:04 PM
MARSHIMI QË NDRYSHOI AMERIKËN
Nga Frank Shkreli
50-vjetë
më parë, më 7 mars, 1965 qindra veta u mblodhën
në qytetin
Përkrahë dhjetëra mijëra vetave, në ceremoninë përkujtimore të së "Djelës së Përgjakshme", 50-vjetë më parë në Selma të shtetit Alabama mori pjesë Presidenti Barak Obama me familjen e tij, ish-presidenti George W. Bush me bashk-shorten dhe mijëra të tjerë, anëtarë të Kongresit, si dhe disa pjesëmarrës në atë marshim të vitit 1965, përfshirë deputetin 75-vjeçar John Lewis - për të përkujtuar konfrontimin e përgjakshëm për sigurimin e të drejtave civile për afrikano-amerikanët, një konfrontim ky që më në fund transformoi Amerikën. Është meritë e burrave si John Lewis dhe Dr. Martin Luter King dhe të tjerëve, që idea e një Amerike të drejtë, e ndershme dhe një Amerikë gjithpërfshirse dhe bujare, më në fund triumfoi mbi të keqën, theksoi Z. Obama.
Në fjalimin e tij me këtë rast të shtunën, - një fjalim që u cilësua si njëri prej fjalimeve më të rëndësishme të karierës së tij politike -Presidenti Obama krahasoi marshimin e 50-viteve më parë në Selma të Alabamës me ngjarjet më të rëndësishme të historisë amerikane dhe si njërin prej vendeve më të njohura të panteonit historik të vendit, siç janë ndër të tjera, Concord-i dhe Gettysburgu. Ishte ky një përkujtim për të nderuar të kaluarën dhe për tu përgatitur për të ardhmen!
Presidenti
Obama, si presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, tha se
në fjalimin e tij se, "Në Amerikë ekzistojnë vende dhe momente historike
ku është vendosur fati i këtij kombi."
Shumë prej tyre tha ai, janë vende ku janë zhvilluar luftime, ndërsa të
tjerat vende, siç është
Në
fjalimin përkujtimor me këtë rast, Presidenti Obama u përpoq të lidhte të
kaluarën me të tashmen dhe të ardhëshmen, duke hedhur poshtë pretendimet e
atyre që thonë se gjatë 50-viteve ç'prej marshimit në
"Që to mohohet përparimi, ky përparim i fituar me mund - përparimi ynë -do të ishte sikurë të na mohosh kapacitetin tonë si dhe përgjegjësitë tona për të punuar aq sa mundemi e kemi mundësi për ta bërë Amerikën një vend më të mirë për të gjithë." Por ai njëkohsisht hodhi poshtë nocionin se racizmi është zhdukur në Amerikë, duke nënvijuar se, "50-vjetë nga e 'Djela e Përgjakshme', marshimi nuk ka marrë fund ende, porse jemi duke iu afruar mbarimit", shtoi presidenti i parë afrikano-amerikan. Presidenti Obama u tha të pranishmëve se, "239 vjetë pas themelimit të këtij kombi, ky vend nuk është ende i përsosur, por jemi duke bërë përparim. Puna jonë", theksoi ai, "është më e lehtë sepse dikush tjetër bëri të mundur të hecnim kilometrin e parë - dikush pra, e bëri të mundur për ne që të kalonim këtë urë."
Presidenti Obama tha se nga ngjarjet e 50-viteve më parë na kujtojnë se, "është tepër e rëndësishme që të sigurohet drejtësia e barabartë për të gjithë dhe që të mësojmë nga e kaluara", ashtuqë të mos përsëritet më ajo histori e hidhur. Jehona e këtij marshimi dhe këngëve kishtare të pjesëmarrësve u dëgjua jo vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe në sallat e institucioneve më të larta të qeverisë dhe të shtetit amerikan, por u dëgjua edhe anë e mbanë botës, tha Presidenti Obama, duke shtuar se, “Çfarë besimi të patundur kishin këta burra dhe gra. Besim në Perëndinë – por edhe besim në Amerikën.” Ai shtoi se, “Kjo vepër e tyre do të ketë një jehonë ndër shekuj. Jo sepse ajo që ata arritën ishte caktuar më përpara të ndodhte ashtu siç ndodhi, jo se fitorja ishte e plotë, por vepra dhe guximi i tyre do të mbahen mend ndër shekuj, sepse ata provuan se ndryshimet pa dhunë janë të mundshme dhe se dashuria dhe shpresa mundin urrejtjen.”
Presidenti Obama tha se nuk ka ndonjë shprehje besimi më të madhe për eksperimentin merikan se ky marshim. “A ka ndonjë formë më të madhe patriotizmi se kjo? Se sa besimi se eskperimenti i Amerikës nuk ka marrë fund. Se ne jemi të fuqishëm të kritikojmë haptas vetveten, ashtuqë brezat e ardhëshëm t’i shohin të metat tona të së kaluarës dhe të vendosin se është në duart e tyre që ta ribëjnë këtë komb, me qëllim që të jetë më afër reaalizimit të idealeve të tija më të larta.”
Selma,
shtoi presidenti amerikan, nuk është një relikt historie të vjetër, por është
një manifestim i një besimi të shkruar e të vulosur në kushtetutën e këtij
vendi, se, “Ne Populli….me qëllim për të krijuar një bashkim sa më të përsosur,
i konsiderojmë këto të të vërteta si të qarta dhe bindëse, se të gjithë
njerëzit janë të krijuar me të drejta të barabarta.” Këto, tha ai, nuk janë fjalë boshe, por janë
një udhëzim që ve në dukje aftësinë e burrave dhe grave të lira për të
përcaktuar vet fatin e tyre. Kjo ndjenë
amerikane e marshuesve në
Duke përfunduar fjalimin e tij, Presidenti Obama nënvijoi se “kemi rrëxuar aristokracitë e vjetëra duke besuar se Perëndia na ka falur disa të drejta që nuk janë të tjetërsueshme nga askush dhe se këto të drejta dhe përgjegjësi ne i ruajmë nepërmjet një sistemi vet-qeverisjeje që rrjedhë nga populli dhe për popullin.”
Presidenti
Obama përfundoi fjalimin e tij duke porositur se “
Duke
folur shpesh gjatë fjalimit me frymën e një predikuesi me shpresë për të
ardhmen e vendit, udhëheqsi amerikan tha me këtë rast se, “Ne nderojmë ata që
ecën, ashtuqë ne të mund të vrapojmë. Ne duhet të vrapojmë ashtuqë fëmijtë tanë
të kenë mundësi të fluturojnë. Dhe ne
nuk do të lodhemi në këtë udhëtim. Sepse ne besojmë në fuqinë e mrekullueshme
të Madhit Zot dhe sepse ne besojmë në premtimin e shënjtë të këtij vendi”,
përfundoi fjalimin e tij presidenti Barak Obama, me rastin e 50-vjetorit të
marshimit në