E enjte, 25.04.2024, 10:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Paul Tedeschini: Refleksione rreth temes “Ligjërimi fetar dhe gjuha shqipe” !

E hene, 14.07.2008, 07:55 PM


Paul Tedeschini
Refleksione rreth temes “Ligjërimi fetar dhe gjuha shqipe” !

Nga Paul Tedeschini

Lexova me knaqesi shkrimin e z. Nystret Ismaijlit me titull “Ligjërimi fetar dhe gjuha shqipe” te publikuem me 13-07-2008 ne http://www.zemrashqiptare.net/article/RevistaZemra/3911/ . Shpesh ia kam shtrue vehtes si pyetje argumentat qe autori shtron bukur ne shkrimin e tij.

Qofte ne sherbim te disiplinimit te formes se gjuhes shqipe, qofte edhe qe shkrimet fetare ti sherbejne sa ma mire qellimit te tyne pozitiv ndaj popullit besimtar, edhe une ne pergjithesi jam dakort me shkrimin ne fjale dhe e pergezoj autorin per shkrimin.

Tue marre parasyshe se perqindja ma e madhe e mbarshqiptarve asht e besimit islam, problemi i perkthimit sa ma te sakt dhe pershtatjes me gjuhen tradicionale shqipe te folun, bahet ma akut ne perdorimin e leteratures fetare islame ne gjuhen shqipe, aqe ma teper qe kjo leterature zanafilljen e ka shume vone, siç thote autori, ne “…Sprovat e para të përkthimit shqip të Kur'an-it shihen në dekadat e para të shekullit të kaluar  ….”.

Ka kohe qe une lexoj Kur’an-in. Ne perkthimin shqip qe kam “te vitit 1413 te Haxhiretit” me kane rà ne sy disa gjana sidomos ne lidhje me formen.

Se pari, ne perkethimin ne gjuhen shqipe te Kur’an-it faqet rradhiten ne drejtimin rradhitjes ne gjuhen arabe dmth te kundert me shfletosjen e nji libri ne gjuhen shqipe. Don me thane faqen e pare te librit te Kur’an-it qe fillojme ta lexojme ne shqip e kane vendose ne faqen e fundit simbas shqipes  njisoj si ne sistemin e shfletosjes ne gjuhen origjinale arabe. Kjo nuk me duket e drejte. Po e perketheve shqip, duhet ta rradhisish shqip. Psh kinezt apo japonezt shkruejne nga nalt poshte. Atehere, po te perdorim te njajten logjike, perkethimin e nji libri kinez ne shqip, na duhet ta shkruejshim nga nelt poshte.

E kam diskutue kete problem me nji person qe e njeh mire Kur’ani-n dhe me tha se "zoti ka folur në këtë gjuhë". Une heshta, por jam plotesisht dakort me  z.Nysret Ismaijlit qe thote se “.. Me kalimin në monoteizëm nuk ka më libra të shenjtë për një popull të zgjedhur, por libra të shenjtë për të gjithë ata që besojnë në to. Prandaj besimet janë ndërkombëtare dhe jo kombëtare..

Prandej simbas mendimit tim perkethimet e reja te Kur’ani-t ne gjuhen shqipe faqet duhet te rradhiten simbas shfletimit ne gjuhen shqipe dhe jo simbas rradhitjes ne gjuhen arabe.

Nji problem tjeter asht edhe perdorimi pa nevoje i terminologjise arabe ne perkethimin shqip. Psh. termi arab “Allah” mund te zevendesohet shume mire me termin shqip “Zot” pa e cenue aspak konceptin. Perdorimi i termit arab “Allah” te len pershtypjen se besimi islam asht vetem per popujt arab dhe ne nji fare menyre kush beson ne “Allah”-un asht po thuej arab, ne nji kohe qe shqiptart musliman jane shqiptar dhe jo arab. Kjo logjike mund te aplikohet edhe ne shume terma te tjera te perdorun ne faqet e perkethimit ne shqip te Kur’an-it. Kjo menyre porkethimi me len pershtypjen e arabizimit te besimit islam dhe jo te nderkombtarizimit te tij.

Jam plotesisht i nji mendimi me autorin kur thote: “…Qëndrimi psikologjik ndalues, më shumë se vetë përmbajtja e librave të shenjtë, ka bërë që, ndryshe prej të gjitha stileve të tjera të ligjërimit të shqipes, ligjërimi fetar të zhvillohet kryesisht ose vetëm në gjuhë të huaj, duke u bërë shkaku kryesor që jo vetëm shkrimet e shenjta vetë, por edhe një pjesë e madhe e leksikut të praktikave predikuese, të jenë deri më sot jo shqip, pa folur për terminologjinë, që del si problem kur vetë ligjërimi arrin një shkallë pjekurie zhvillimi…. “.

Per pasoje perdorimi tekstual i termave nga gjuha origjinale e tekstit, ka simbas mejet nji pasoje tjeter negative: e ban tekstin diçka si te pakuptueshme, te perseritun mekanikisht, pa iu fute thellesise se kuptimit te asaje fjale.

Po nen kete veshtrim te formes kam konstatue se i njajti emen ne arabisht i perkethyem shqip si psh emni “Isa” nuk perkethehet njisoj ne gjuhet e ndryshme dhe per pasoje te len pershtypje se nuk kemi te bajme me te njajten figure. Psh ne gjuhet sllave emni arab “Isa” perkethehet po ashtu “Isa”, ndersa ne perkethimin e Kur’an-it ne gjuhet europiane  perdoret “Gesù” apo “Jesus” apo “Jesùs” apo “Jésus” etj. a thue se kemi te bajme me dy figura te ndryshme. Kjo gja ka anen negative edhe nga pikpamja e permbajtjes dhe praktikes fetare. Si pasoje e kesaje diference kam konstatue se shume musliman shqiptar figuren e “Jezusit” e konsiderojne figure ekskluzivisht kristjane, si diçka qe nuk i perket besimit te tyne islam. E ne fakt nuk asht aspak ashtu. “Jezusi” apo “Isa” -ja ne besimin islam asht nji nga pregamert, nji nga te derguemt e “Allahut” pra te “Zotit” , qe nderohet si te gjithe pregamert e tjere para-ardhes dhe si i tille nderohet njisoj si nga kristjant ashtu edhe ne Kur’an, me dallimin se kristjant besojne se Jezusi asht i biri i Zotit, ndersa ne Kur’an thuhet se Isa-ja apo Jezusi asht vetem nji pejgamer, dallime keto qe i perkasin kuptimeve fetare dhe jo gjuhesore. Pra ketu shohim se si forma influencon edhe ne permbajtje.

Po e njajta figure kristjane asht edhe nana e Jezusit “Maria” qe ne Kur’an shqip quhet “Mejreme” dhe qe aty nderohet njisoj si nga kristjant si nana e profetit, e cila “asht mbi te gjitha grate dhe qe linde Jezusin me fjalen e Allahut, pra te Zotit”. Edhe ketu kemi shtigje keq konsiderimesh per faktin se nuk perdoret e njajta terminologji ne perkethimet e librave fetar. Ka edhe shembuj te tjere si keto.

Prandej me te drejte autori shkruen: “ … Një trajtë tjetër e hermetizmit është vlerësimi përparësor i formës në raport me përmbajtjen në përkthimet e librave të shenjtë. Në një përkthim shqip të Kur'an-it, që ka qarkulluar ndër besimtarët islamë në mesin e viteve 1990, ka shumë paqartësi gjuhësore e logjike, madje edhe pasaktësi kanonike, sipas vlerësimit të teologëve, që kanë ardhur pikërisht për shkak te absolutizimit të formës…. “.

Mund te shtoj edhe nji fakt tjeter me mjaft randesi. Ndalimi i Besimit gjate kohes diktatures ateiste komuniste ka pase si pasoje negative edhe nderpremjen e vijushmenise se pregatitjes se klerikve ne vend dhe keshtu vijushmenine e perdorimit dhe permirsimit te terminologjise dhe formes ne gjuhen e mirefillte shqipe. Pasoje e zhdukjes se klerit dhe te jerarkise fetare se bashku edhe me shkollat perkatese ka pase pasoje qe shume klerike, sidomos te besimit islam, qe ne fakt formon shumicen e popullates, tashti po pregatiten dhe formohen ne vendet arabe dhe keshtu keto student sjellin direkt menyren arabe ne nji kohe qe besimi islam nuk asht i nji nacioni, por i perbotshem. Me kete shembull un po i permbahem vetem problemeve gjuhesore te formimit te ketyne studentve.

Tue dale paksa tashti nga tema e formes gjuhesore te perkethimeve ne shqip, shtoj se keto studenta sjellin gabimisht ne Shqipnine laike edhe konceptet teokratike arabe, dmth propagandojne se bashku me besimin edhe aspekte legjore arabe, qe bijne ne kundreshtim flagrant me Kushtetuten Shqiptare dhe me Kodin Civile dhe Kodin Penal, qe rrjedhin prej kesaje Kushtetute. Shembull konkret asht dallimi qe simbas legjislacionit arab i bahet grues ne raport me burrin, ku ky i fundit trajtohet superior. Predikimi publik i ketyne dallimeve te kundra-ligjeshme simbas seksit jo vetem denohet simbas Kodit Penal te Republikes se Shqipnise, por i jep shkas diskriminimit te grues shqiptare dhe te shtimit te krimeve ndaj saje. Por ky aspekt mund te trajtohet veçmes ne nji shkrim tjeter.

Paul Tedeschini, 14.07.2008



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora