E shtune, 20.04.2024, 02:10 AM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Ekspozita e piktorëve pejanë

E diele, 08.03.2015, 11:24 AM


Në Pejë filloi manifestimi kulturor “Kultura Pejane Ndër Vite”

EKSPOZITA E PIKTORËVE PEJANË REFLEKSION I PESHËS DHE I TRADITËS SË KULTURËS

Me hapjen e Ekspozitë të piktorëve pejanë dhe të profesorëve të Shkollës së Mesme të Arteve Aplikative “Odhise Paskali”, sot në Pejë filloi manifestimi kulturor “Kultura Pejan Ndër Vite”, i cili do të zgjasë shtatë ditë.

Nga Sejdi BERISHA

Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Pejës, sot filloi manifestimi kulturor shtatëditor, “Kultura Pejane Ndër Vite”. Manifestimi u nis me hapjen e ekspozitës të piktorëve pejanë dhe të profesorëve të Shkollës së Mesme të Artëve Aplikative, “Odhise Paskali”, shkollë kjo e cila ka dhënë shumë emra të njohur të artit figurativ, piktorë, skulptorë, dizajnerë dhe grafistë.

Në hapjen e këtij evenimenti kulturor dhe të artit figurativ, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës, morën pjesë shumë dashamirë të artit dhe të kulturës, por edhe nxënës të shkollës së artit si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Kësaj radhe, të gjitha pikturat që ishin të llojeve të ndryshme dhe të skulpturave, ishin të përzgjedhura dhe dëshmonin për cilësinë por edhe për një kriter të mirëfilltë ku është fjala për prezantimin e vlerave artistike, por edhe të temave që shtjellojnë piktorët, që japin mesazh por edhe një kuptim me peshë dhe shumëdimensional. Bile bile, shumë piktura të ekspozuara në ekspozitën e sotme, janë të njohura edhe më parë nga autorët, të cilët me sukses janë prezantuar qoftë në ekspozitat e shumta kolektive apo edhe individuale, të piktorëve të cilët veprojnë në kuadër të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Rajonit të Pejës.

Punimet e prezantuara sot, janë edhe të artistëve të njohur me peshë kombëtare, si Xhevdet Xhafa, Shemsedin Kasapolli, Gzim Vokshi, Agush Beqiri, Haxhi Kastrati e të tjerë.

 Në fillim të hapjes së kësaj ekspozite, foli, piktori dhe drejtuesi i Galerisë së Arteve të Pejës, Zymer Mulliqi, i cili i përshëndeti të pranishmit, por shkurtimisht foli edhe për rëndësinë e galerisë dhe të prezantimit të artit figurativ.

Ndërsa, drejtori i Shkollës së Mesme të Arteve Figurative “Odhise Paskali” në Pejë dhe njëherësh edhe Kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Rajonit të Pejës, Haxhi Kastrati, tha se kjo ekspozitë është rezultat i punës së suksesshme të shkollës së artit nga e cila kanë dalë emrat më të spikatur të artit figurativ jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

Punimet të cilat janë prezantuar sot në këtë galeri, kësaj radhe janë të piktorëve të dëshmuar por edhe të profesorëve të shkollës, të cilët dikur, pothuaj se të gjithë ishin edhe nxënës të kësaj shkolle, kurse tani, kontributin e tyre e japin edhe në zbulimin dhe mbështetjen e piktorëve dhe të artistëve figurativë që nesër padyshim se do të bëhen emra të njohur të kësaj fushe të kulturës.

Haxhi Kastrati duke folur para të pranishmëve me rastin e hapjes së ekspozitës së sotme

Pastaj, për hapjen e ekspozitës, por edhe për peshën e manifestimit kulturor shtatëditor “Kultura Pejane Ndër Vite”, foli, Engelbert Zefaj, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rinis dhe Sport të Pejës, i cili në mes tjerash vuri në dukje se komuna e Pejës me traditën që ka, edhe tani po bën përpjekje që të ruaj, kultivoj dhe zhvillojë vlera shpirtëror dhe kulturore.

Për këtë arsye, në kuadër të “Kultura Pejan Ndër Vite, për shtat me radhë, publikut të gjerë do t’i prezantojmë punën dhe aktivitetet tona në shumë fusha të kulturës, si është kjo sot, ekspozita e krijimeve të artit figurativ, pastaj muzika klasike, arti skenik, muzika popullore, krijimtaria letrare, folklori burimor e kështu me radhë.

Engebert Zefaj, foli edhe për rëndësinë dhe rolin që ka dhe kishte edhe Shkolla e Mesme e Arteve Aplikative “Odhise Paskali” ndër decenie.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Pejës, Engelbert Zefaj, Aver Husaj, shef i kulturës dhe Haxhi Kastrati, drejtor i Shkollës së Artit duke e përcjellë manifestimin e hapjes së ekspozitës

Fillimin e manifestimi shtatëditor kulturor “Kultura Pejan Ndër Vite” e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Zyrës Turke të kulturës në Pejë, i cili shprehu fjalë miradije për këtë eveniment dhe për bashkëpunimin e suksesshëm të ndërsjellë të kësaj zyre me asociacionet kulturore të Pejës.

Pastaj, po ashtu, për rolin dhe peshën e zhvillimit të kulturës në Pejë, foli edhe Aver Husaj, shef i kulturës pejane, i cili vuri në dukje se “Kultura Pejane Ndër Vite” po bëhet faktor me rëndësi në afirmimin e vlerave të kulturës pejane, por edhe nxitës i zhvillimit te të gjitha fushave kulturore.

Pas tij, për ta freskuar këtë ngjarje kulturore, disa vargje nga libri i saj, para të pranishmëve i deklamoi profesoresha dhe poetja, Nagjije Kastrati.

Pikturë e Haxhi Kastratit

Pikturë e Zymer Mulliqit

Pikturë e Zija Radoniqit

Pikturë e Vullnet Begollit

Me interesim përcillet fjala e hapjes së ekspozitës


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora