E enjte, 28.03.2024, 10:36 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Ersi Ngjela, ekonomistja që ''pushton'' pasarelat e modës

E shtune, 24.02.2007, 11:55 PM


Ekonomiste shumë e zonja që tenton pa frikë të hyjë në botën e pasarelave të modës. Madje është paraqitur dinjitoze dhe është cilësuar si modele e tipit Roberto Kavali në sfilatën e Joni Peçit “Colection” vjeshtë-dimër 2006–2007, që u zhvillua në Kosovë. Në këtë sfilatë, stiliti i njohur Peçi guxoi të përfaqësojë Shqipërinë për herë të parë në “Fashion TV”.
Modelja Ersi Ngjela hyri rastësisht në botën e modës, pavarësisht se kjo ka qenë një nga ëndrrat saj në sirtar, të cilën ajo mundi ta realizojnë në moshën 22-vjeçare. Tashmë menaxhon bizneset e prindërve të saj, por pa lënë mënjanë synimin që i ka vendosur vetes për t’u marrë edhe me labirintet që ia kanë servirur pasarelat e modës.
Stilisti i njohur Joni Peçi ka vendosur t’i besojë asaj modelen e parë, që do të thotë se Ersi do të hapë e para sfilatën e modës vjeshtë-dimër 2008, e cila të zhvillohet së shpejti në Tiranë.

Si keni depërtuar në botën e modës?
“E kam pasur gjithnjë pasion modën, por s’e kam menduar kurrë se do të bëhem modele. Jam njohur rastësisht me stilistin Joni Peçi, i cili më ofroi të merrja pjesë në sfilatën e tij, që u zhvillua para 4 muajsh në Kosovë; sfilatë me të cilën Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në “Fashion TV”. Të them të drejtën në fillim kisha frikë, pasi ishte një fushë e panjohur për mua, por, fatmirësisht, çdo gjë shkoi mirë.”

Cili është profesioni juaj?
“Jam ekonomiste prej një viti dhe menaxhoj bizneset e prindërve të mi. Nuk mund të them se jam financiere e nivelit të lartë, pasi mendoj se duhen vite përvoje pune për ta arritur këtë. Në fakt, ky është profesioni që kam në gjak dhe që ma kanë edukuar prindërit. Mendoj se botën e modës e kam pasion, ndërsa për profesionin e ekonomistes kam investuar shumë dhe, padyshim, që më pëlqen.”

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit mes ekonomistes dhe modeles, kë do të preferonit?
Ekonomisten, pa dyshim. Moda ka qenë një ëndërr e fshehur në sirtar, por jo një synim i domosdoshëm për jetën time. Fatmirësisht, ëndrra për të qenë modele m’u realizua. Por kjo nuk do të thotë aspak se do të heq dorë nga profesioni im për të cilën kam mbaruar edhe Fakultetin e Ekonomisë.”

Çfarë mund të na thoni për pjesëmarrjen tuaj në sfilatën e Joni Peçit, që u paraqit edhe në “Fashion TV”. Morët ndonjë vlerësim?
“Ishte një arritje për stilistin Joni Peçi dhe gjithë grupin tonë. U ndjeva mirë që më cilësuan si modele të tipit Roberto Kavali.”

Si e arritët këtë vlerësim?
“Ndoshta kjo lidhej me mënyrën se si lëvizja në pasarelë. Më pëlqeu ky vlerësim, madje ka qenë komplimenti që më ka dhënë më tepër kënaqësi.”

Ishit tekanjoze me rrobat që të zgjidhte stilisti për sfilatë?
“Absolutisht, jo. Fundja stilisti di më mirë se çfarë i shkon më tepër modeles. Nuk jam treguar aspak tekanjoze në këtë pikë.”

Çfarë projekti keni momentalisht?
“Po përgatitemi për sfilatën e radhës, po të stilistit Joni Peçi, “Colection” vjeshtë-dimër 2008, që do të zhvillohet në Tiranë. Unë do të jem modelja e parë, që do të thotë se do të hap sfilatën. Ky është një nder për mua dhe do të mundohem të paraqitem sa më mirë.”

Si vishesh në jetën e përditshme?
“Gardëroba ime është shumë e mbushur. Shpesh më ndodh që nuk e di se ku i kam gjërat. Gjithmonë vesh xhinse. Xhinset janë shumë praktike, por në korniza mbetem afër klasikes. Pra, sado që mund të jem trendy ose sportive, kombinohem me veshje klasike. Zakonisht vesh bluzë të gjatë, më pëlqen edhe dekolteja. Përgjithësisht, minifundet dhe bluzat e shkurtra nuk më pëlqejnë. Jam më shumë tip neoklasike. E megjithatë, stilisti im i preferuar është Roberto Kavali. Edhe pse veshjet e modeluara prej tij janë ekstravagante, mua më pëlqen arti që ai bën, apo mënyra se si arrin ta transformojë femrën.
Xhinset i kam të përditshme, por jam edhe shumë klasike.”

Ç’mund të na thoni si ekonomiste?
“Kam një vit që kam mbaruar fakultetin ose kam vetëm një vit që po punoj si ekonomiste. Pra, nuk mund të them se jam financiere e nivelit të lartë. Mendoj se duhen vite përvoje pune për këtë. Por më pëlqen të mësoj dhe të dëgjoj çdo këshillë nga financierët e tjerë më me eksperiencë.”

Keni punonjës nën varësi?
“Nuk më pëlqen shumë ndryshimi i niveleve, më pëlqen më tepër bashkëpunimi. Një bashkëpunim i shëndoshë çon në një biznes me nivel më të lartë.”

Ju tremb plakja?
“Shumë. E kam shumë të vështirë të pranoj humbjen e një personi. Në çastin që shoh dikë të plakur, nuk trembem nga format që ka marrë ai, por nga fakti që do ta humb atë. Kjo vërtet më tremb.”



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora