E premte, 19.04.2024, 02:19 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Marrëveshjet turko-sllave vazhdojnë

E enjte, 05.03.2015, 08:55 PM


Marrëveshjet turko-sllave në dëmin tonë ende vazhdojnë

Nga Fahri Xharra

Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve.  Në fillim ndarss e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk.  Metodat ishin nga më të ndryshmet,   nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.

Historia e jonë është e gjatë.  Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë,   te sllavët me Cara dhe turqit me vezirë,   pashallarë e sadri azema.  Cilët nga ata i jepnin nder atdheut ? Nuk guxonin apo nuk donin të mendonin shqip ? Një pyetje e cila ndoshta kurrë s’do të ketë përgjegje as pohuese e as mohuese.

Fanatizmi sllav dhe racizmi i tij anti-shqiptarë së bashku me anti-shqiptarizmin turk,   herë veqmas  e herë së bashku ; bile edhe sot është aktiv. . .  Këmbëngulja për tu mos u shkëputur nga thelbi i së keqes,   do të qonte herët a vonë te e verteta e hidhur se gjithmonë janë të njejtë

Por,   le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk. ”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta,   ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri,   Kosovë,   në Maqedoni,   Mal të Zi,   në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr.  Skender Riza).

E lexova,   dhe mbeta i habitur.  a edhe sot kesaj dite vazhdohet i njejti ritëm i shkapërderdhjes kombëtare:”Në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz diskriminohet gjuha dhe flamuri shqiptar “

Dhe ju lutem,   pasi që ta lexoni më thuani a nuk është kjo një vazhdimësi turko sllave për shfarosjen tonë ?

. Sot në mënyrë solemne u përurua salla e arsimtarëve në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.  ;’ Sponsorizuesi i këtij projekti 11 mijë eurosh,   i punuar me standarde të larta,   është Agjencia Turke për Zhvillim e Koordinim TIKA.

Shiriti i hapjes së kësaj salle moderne u pre nga drejtori i shkollës Nikollë Dukaj dhe përfaqësuesi i agjencisë turke.

Ishte drejtori Dukaj ai i cili injoroi gjuhën shqipe,   duke e përdorë atë vetëm shkurtimisht me një përshëndetje,   për ta vazhduar fjalën e rastit në gjuhën malazeze,   ku foli gjerësisht për projektin,   shkollën dhe planet për të ardhmen.

Në sallën e re ku dhe u zhvillua aktiviteti i përurimit,   figuronte flamuri i Malit të Zi dhe Turqisë,   por ashtu si dhe gjuha shqipe u injorua edhe Flamuri Shqiptar.

As fjalimi i përfaqësuesit të agjencisë turke nuk u përkthye në shqip,   por vetëm gjuhën malazeze.  Një injorancë dhe diskriminim i nivelit të tillë është e papranueshme,   aq më shumë se ajo është një shkollë ku shumica dërmuese e nxënësve dhe stafit janë shqiptarë,   mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbi të gjitha ajo shkollë gjendet në Malësi.

Drejtori i shkollës,   si subjekt udhëheqës i këtij institucioni arsimor,   duhet të jetë përgjegjës për këtë akt diskriminues dhe të turpshëm ndaj gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare.  /MALESIA. ORG/

Në vitet para pavarësisë në parlamentin e Turqisë thuhej : “Rrëziku më i madh i Turqisë,   nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët ; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë,   të mos mëkëmbët,   të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e morri lumi Turqinë. (Jusuf Buxhovi,   Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane

Ku mbeti flamuri kometar shqiptar?



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora