E enjte, 28.03.2024, 11:44 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Mehmeti: Baden, kremtohet Dita e Pavarësisë

E merkure, 04.03.2015, 08:00 PM


Në Baden kremtohet solemnisht 17 Shkurti-Dita e Pavarësisë së Kosovës

Shqiptarë e austriak në vallen festive të Pavarësisë së Kosovës

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Shoqëria Kulturore “17 Shkurti” nga Badeni, periferia e Vjenës, ishte organizatore e programit festiv me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Vet emri i saj është historik dhe s’ka se si të mos shpalos krenarinë kombëtare me ngjyrat e saj mahnitëse që nga buzëqeshjet e fëmijëve, flamujve kombëtare e të shtetit të Kosovës për të cilin u flijuan shumë dëshmorë shekujve deri tek ata  nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Kryekomandantin Legjendar, Adem Jashari.

Në manifestim morën pjesë dhe uruan të pranishmit z.Xhevat Hulaj, zyrtar nga MD, z.Roland Bimo, ambasador i Shqipërisë në Austri, z.Imer Lladrovci, konsull në ambasadën e Kosovës, Dedë Prenga, Atasheu Ushtarak i Shqipërisë në Vjenë;  Peter Ramberger zyrtar vendor për integrim; Shoqata Kulturore austriake nga Pitschin-u dhe anëtarin e saj z. Nazmi Nikqi; Kolonel, Kemail Shaqiri. Mysafire ishte zj. Fatime Blakaj nga “Allianz für Kinder” bashkë me mysafirin e veçantë Enritin, djaloshin e vogël nga Elbasani i operuar me sukses nga zemra këtu në Austri;   Tubimin festiv e hapi z.Tahir Turkaj, kryetar i ShKA”17 Shkurti”. Ai mes tjerash tha: “Ndjehem i shqetësuar për gjendjen në Kosovë. Kosova është dashuria jonë, ideali jonë, krenaria jonë, por edhe brenga jonë. Ne sot jemi tubuar të festojmë ditëlindjen e Republikës së Kosovës për të cilën u përpoqën gjenerata të tëra deri në realizimin e saj. Ndërtimi i shtetit të lirë nuk u bë ashtu si e dëshironim. Rrjetet e krimit, korrupsionit, anarkisë, mosfunksionimi i  ligjit,  e padrejtësive të shumta e lodhën shqiptarin  duke e bërë atë që asgjë në Kosovë të mos i bëjë përshtypje. Kjo nuk është Kosova e ëndrrave tona”-tha mes tjerash z.Turkaj.

Në emër të Ambasadës së Shqipërisë i uroj të pranishmit z.Roland Bimo, ambasador.” Dua të ua uroj 17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Kosovës.. Gjithashtu i falënderoj miqtë austriak sonte që janë me ne dhe popullin austriak i cili na ka mbështetur gjithnjë në momente të vështira... Data e 17 Shkurtit 2008 në kalendarin historik kombëtar do mbetet si data e dytë më rendësi pas 28 Nëntorit të vitit 2012. Sot përulemi para luftës heroike dhe gjakut të heronjve të kombit, para familjeve të tyre. Kontributi i diasporës ishte një gur i rëndësishëm themeli mbi të cilën u ndërtua liria dhe pavarësia e Kosovës. Gëzuar!”

z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës ua uroj të pranishmëve 17 Shkurtin dhe mes tjerash tha: “Të nderuar të pranishëm, në emër të stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe personalisht të ambasadorit z.Sami Ukella ua uroj festën. Para 7 vjetëve Parlamenti i Kosovës përmes kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaqi, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ndryshe nga propaganda serbe dhe armiqve të Kosovës, se me shpalljen e pavarësisë do ketë në Ballkan destabilitet, ndodhi e kundërta. Kosova shpejt u njoh ndërkombëtarësh nga shtet më të fuqishme demokratike dhe sot është e njohur nga 108 shtete. Për këtë ditë u dha shumë mund, u derdh shumë gjak dëshmorësh që Kosova jonë të jetë e lirë e pavarur dhe sovrane. Ne jemi të brengosur nga ngjarjet e fundit që ndodhin, por askund në botë për qytetarët e saj nuk është më mirë se sa në Kosovë. Mërgata jonë mbajti gjallë jetën në kohët më të vështira gjatë okupimit. Po, nga perëndimi erdhën shumë vajza e djem në radhët e UÇK-së dhe dhanë jetën e tyre për liri. Lavdi dëshmorëve të kombit, rroftë populli e kombi shqiptar!” Të pranishmit i përshëndeti edhe Kolonel Kemal Shaqiri i cili vlerësoi kontributin e diasporës për liri.  Programi artisti ishte i pasur me këngë e valle shqiptare. Shoqëria Kulturore austriake nga  Pitschin-i luajte valle tradicionale austriake e cila u prit me duartrokitje nga publiku. Nxënësit që mësojnë shqip tek mësuesi i Bashkisë z.Ibrahim Hasanaj, recituan vjersha kushtuar lirisë së Kosovës, dëshmorëve, atdheut. Motrat Leonita, Elona e Enesa Rama, Aurora e Elona Shurdhani, Saranda Demiri, Agnesa Hasi, Leonida Rama, Vesa Shpati etj. U dalluan vallet e luajtura me mjeshtri nga fëmijët me koreografi nga Diellza Turkaj, këngëtaret Jonida e Adea Aliaj etj. Këngëtarët tjerë mysafir që e madhështuan festën ishin: Nikollë Nikprelaj, Visare Bajgora-Muhaxheri, Nikollë Gjini, Ben Kosova, Naxhije Nuredini, Hamdi Hyseni. Programin e udhëhoqi në të dy gjuhët Kaltrina Durmishi   Falënderimi i gjithë masës festive shkon për donatorët e shumtë, biznesmen shqiptarë dhe organeve bashkiake që e financuan programin festiv.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora