E shtune, 20.04.2024, 01:46 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Gjykime, dënime, ikje, kërcënime...

E hene, 02.03.2015, 08:36 PM


Gjykime, dënime, ikje, kërcënime, ç`po ndodhë vërtetë në Kosovë?!

Nga Gani Qarri, Cyrih

Mjerisht, ne si popull kemi ardhë në një gjendje të tillë tragji-komike sa që nuk di njeriu ç`të bëj më parë, të qaj apo të qeshë me shqiptarët. Askush nuk mund të provojë ato që ndjejnë dhe përjetojnë ata. Blerim Kuqi arrestohet dhe dërgohet në burgun e Kleçkës për ekzekutim. Akuzohet si "dezertor e spiun i pushtetit serb!"

Gjykimi i shpallur nuk ishte çka-do-punë!...madje hiq më pak se "Dënim me vdekje - pushkatim!"

Gjykatësi i rastit makabër përdorë ligjet serbo- jugosllave për dënimin e “bashkëluftëtarit” thërret edhe familjen e të dënuarit, shqiptar, Babain dhe Nënën e tij që të “hallallshiten” për herë të fundit me të birin e dënuar nga një “shqpfolës” me kodet penale të ligjeve serbo-jugosllave!

Është shkruar (I.Z) se të dënuari-it, i shpëtoi fati nga një konfrontim i papritur me forcat e pushtuesit, me ç`rast do të ikte edhe vet "gjykatësi" me librat e ligjeve serbe në dorë, të cilat i shërbenin për dënimin e shqiptarëve me vdekje. Madje, pa asnjë mahi apo fare pa shaka, atë do ta pasonin “trimërisht” edhe ekzekutorët “sy-patrembur” me pushkët e ngritura për të vra, jo armikun por bashkëkombësit e vet.

Kështu mbijetuan ata që prisnin radhën e ekzekutimit, për ç ‘gjë me siguri atëbotë do të fliste gjatë e përsëriste shpesh në lajmet e saj alla-serbçe, edhe Hajrije spikerica, të cilën për çudi, asnjëherë nuk u dëgjua që "sokolat" e tillë, ta kenë dënuar qoftë edhe në mungesë.

Të gjitha këto ndodhnin nga frymëzues të përçarjeve politike dhe udhërrëfyes të vrasjeve ndër-shqiptare, sjellje me të cilat “kadinjët” e sojit, në vend se ta luftonin, me dënime si këto, e ndihmonin drejtpërsëdrejti pushtuesin.

Në burgjet e vendosura katundeve nga “sokolat”si ky, aty ku ndiheshin zot të përkohshëm, bënë kërdi edhe për zënka personale.

Ata tradhtuan ëndrrën e shqiptarëve për liri, dhe shkelën me të dy këmbët mbi idealet e luftës çlirimtare duke e kthyer atë në kampanjë vrastare ndërmjet shqiptarëve, dhe lënë plagë të hapura të cilat ende nuk po gjejnë shërim, në këtë vend.

Madje, “ekzekutuesi” i kodeve serbe për dënimin e shqiptarëve me vdekje, provokon edhe sot, derisa kokë më vete, në gungat e së cilës ndoshta numërohen shpirtrat e të dënuarve pa faj, deklaron hapur dhe në mënyrë publike, se ushtarët si Blerim Kuqi, gjatë luftimeve kundër Serbisë, ai vet i dënonte me vdekje, sipas kodit penal serbo-jugosllav.

Për çudi, këso gjykimesh, ky "jurish-jurist" sillte mu atëherë kur edhe pushtuesi me po të njëjtat ligje, kishte dënuar një popull të tërë me vdekje dhe shfarosje, kohë në të cilën kërkohej që të gjithë shqiptarët e veçanërisht udhëheqësit “sokola” të shquheshin në mbrojtjen e popullsisë së pambrojtur me të cilën forcat e pushtuesit luanin si donin, që nga masakrimet deri te përdhunimet publike, derisa “sokoli i jakovës”, fatkeqësisht merrej me dënimin e ushtarëve të lirisë, të cilët ndoshta ende detyrohen të heshtin si puna e Blerim Kuqit.

Ndaj, edhe nuk është fare çudi ,nëse thirren “dobrovolca” edhe “sokolat” si ky me përvojë jugosllave, në gjykatën speciale, për sqarime të paktën mbi mënyrën e dënimit të shqiptarëve me ligjet serbe, i cili për ndryshim nga koha e komunizmit, në pamundësi për ti quar në Tivar për pushkatim si paraardhësit e tij, ai i dënonte ata vet dhe aty për aty -me vdekje, gjithmonë sipas ligjeve penale serbe!

Hajde patriotizëm, hajde....

Dënime me vdekje për bashkëkombësit!... sipas kodit penal “jugosllav” ekzekutoheshin shqiptarët, në luftë?!....

Po ku kishte ligje jugosllave, sidomos sa i takon dënimit të shqiptarëve, ato që të gjitha ishin modifikim i kodeve penale të Serbisë.

Por, kush i porosiste këto dënime? Serbia me ligjet e secilës ai ndante “drejtësinë” kurse Kosovën përdorte vetëm si vend kamuflim për të mbuluar ndihmën e hapur që i bënte pushtuesit me gjykime si këto, apo si mund të arsyetohen veprime të tilla, të cilat për një „Sudi“ me nam bile edhe “kryesori” i  “luftës” siç na paska qenë ai, nuk duhej të ishin tërësisht të pa ditura dhe as krejt të pa qëllimta.

Fatkeqësisht njerëz të tillë, mbytën drejtësinë në vend dhe quan deri aty gjendjen sa ndërkombëtarët të kërkojnë formimin e gjykatës speciale vetëm për Kosovën, me mbajtje gjykimesh jashtë saj, nga droja e përzierjes së serishme e „sokolave” në punë ligjesh të cilat ka kohë që janë çrrënjosur nga ta dhe nuk ekzistojnë më fare në Kosovë, aq sa drejtësia nuk kap të dënuarit dhe ligji lë të lirë autorët e krimeve të „pazbuluara”, rast i vetëm dhe unikal në tërë bashkësinë evropiane.

Kësaj i thonë, luaje macë kokën e buallit-18 kg.-rëndë, e po të jetë, kodra-kodra si e “Dobrunës” me “gunga” të mbushura përplot kode penale serbo-jugosllave, zot-ruana, mund të peshojë shumë më tepër, dhe bëhet jo vetëm e palëvizshme por edhe e pa-prekshme dhe tepër e rrezikshme për shqiptarët e Kosovës!

Ndaj si dënimet me kodet penale serbe, ashtu edhe gjendja kaotike në vend, dëshmojnë katërçipërisht se jo të gjithë “sokolat” luftuan për "liri, por për pushtet dhe pasuri, për të cilat ata  nuk “dënuan” vetëm kundërshtarët e konkurrentët, por vranë edhe ardhmërinë e Kosovës në tërësi, kështu edhe 15 vite pas lufte, me dhjetëra mijëra shqiptar, detyrohen të ikin nga atdheu i vet, duke kërcënuar edhe me vetëvrasje, nëse vendet evropiane i kthejnë në shtetin ku sundon “sallamadia” e  “sokolave” të “historisë”.

Athua vallë u bë mjaft, apo deri kur kështu, në Kosovë ?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora