Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Më i madhi!

| E hene, 02.03.2015, 07:39 PM |


Më i madhi!

Nga Fahri Xharra

“Ne ju duam, Zotëri,dhe jo pse e duam  Ismailin , por me ju së bashku edhe Shqipërinë e bjeshkëve dhe legjendave, të rapsodëve dhe të bardëve ,Shqipërinë e rezistencës dhe okupimeve të vazhdueshme, Shqipërinë e të vdekurve dhe të gjallëve që nëpërmjet magjisë së shkrimeve kanë hyrë në historinë e përjetshme botërore (Séance du lundi 28 octobre 1996 Académie des Sciences morales et politiques.)  “ . I madh je, zoti KADARE

Ishte kjo nata, kur ismail Kadares  iu nda çmimi anëtarë i përjetshëm i Akadamisë së Shkencave politike dhe morale (Académie des Sciences morales et politiques  , Paris, Francë)

“Urdhëroni Zotëri e zëni vend në mesin tonë , sepse duke ju zgjedhur juve, ne jemi përcaktuar për një Europian të vërtetë , por një Europian të llojit të posaqëm, një Ballkanas e cili edhe më shumë se kjo është edhe një Shqipëtar , përfaqësuesin eminent të një kombi dhe një kultureje më autentike të Ballkanit. “ . Fjalë të zgjedhura të njreiut të madh  dalë nga një popull i madh !

Kadarenë duhet ditur të lexohet !

Përderisa japonezët e lexojnë Prillin e thyer, norvegjët e lexojnë  Kush e solli Doruntinën ? , derisa Baskët e lexojnë në gjuhën e tyre Urën me tri harqe , të gjithë në një çast flasin shqip , dhe mundohen ta kuptojnë dhe përjetojnë  jetën  politike shqiptare.

Ky Ballkan, dmth. malet e thyera ; gadishulli morfollogjija e të cilit është e një origjinaliteti shqetsues, tokë e udhëve kaluese të hapura dhe e klimës së tepruar dhe erërave të egra , e kryqëzuar nga stepat e vrazhdë me butësinë e brigjeve të lumenjëve, udhëkryqi i qytetërimeve. Shpërnguljet dhe  pushtimet janë munduar të lëne shtresat etnike , të përziera nga fiziku njerëzor , i komplikuar nga nga karakteri njerezor dhe social. Pelazgët. ilirët , grekët dorik , Romakët , Gotët , Bizanti, Hunët , Bulgarët dhe turqit aty janë takuar dhe kanë luftuar. Të gjthë i kanë lënë gjurmët , por askush nuk ka mundur ta bashkojë Ballkanin. Por gjuha fenomen natyror , në jë shtrierje të madhe shqiptare ka dhënë shembull.

Por të gjitha këto i mësuam nga Kadareja , të cilin e kemi në mesin tonë , u tha  në natën e të Hënës së fundit të Tetorit 1995  , në Paris . E  madhe ajo  natë! (por pa kryetarin e shtetit shqiptar ?)

Ju, Zotëri e keni treguar se sa  e fuqishme është etika dhe politika nga mesazhi letrar , i cili  pushon në guximin dhe talentin e juaj. vendi i juaj është në mesin tonë - u tha atë mbrëmje .

Por kë po e pranojmë sonte në mesin tonë ?- M. ALAIN PLANTEY (Président de l’Institut, Président de l’Académie). Romansierin më të madh të kohës sonë, që do të ulet në mesin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Akademisë sonë . Zotëriu Plantej ( Plantey ). pastaj e vazhdoi  ” Nëvitin 1989 , Ismail  Kadare ishte zgjedhur anëtar me correspondence në ektorin e historisë dhe gjegorafisë të Akademisë sonë. Një njeri i romaneve  në sektorin e gjegrafisë dhe historisë ? Po , ishim plotësisht të bindur që puna e juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolomeu i pari e quajti Albanoi . një fjalë që ai mendonte vendin me male të cilat e zënin dy të tretat e territorit , atu ku u mëshefen jo vetëm të gjitha rezistencat kundër pushtuesve , por mëshifej  dhe ruhej , vallja , zakonet dhe muzika dhe më thelbsorja gjuha shqipe.

Ju Zotëri,  jeni i tokës së shqipeve ! Ju i lëvizni shekujt duke  e shkruar DAULLET E SHIUT, dhe e shihni Gjergj Kastriotin i quajtur Skënderbe , princin e Shqipërisë dhe të Epirit në fikjen morale dhe ushtarake te dy salltanëve.

Kadare:  ” Jam i sigurtë që kur flistni për Shqipërinë e keni gjithmonë parasyshë anijet e mbushura me varfnjak duke kërkuar ikje,. Por ju qe e keni pasur lirinë , ju e keni pranuar pa ngurrim të uleni rreth tavolinës sonë të varfër për të shijuar ushqimin shpirtëror që e kishte parë dritën në skllavëri.

“Shqipëtarët , mashkatdhetarët e mi. e kishin humbur Europën në dy raste tragjike, në shek e 15-të , sikur edhe të tjerët në Ballkan që ranë ndër okupimin ottoman ; dhe së dyti pas luftës së dytë botërore në kthetrat e komunizmit”

Për më shumë lexoni http://www.asmp.fr - Académie des Sciences morales et politiques.