E enjte, 25.04.2024, 06:07 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Eksperimentimi me Kornizën Korrikul

E hene, 02.03.2015, 08:34 PM


Eksperimentimi me Kornizën Korrikul

Shkruan: Faton MEHMETI

Nga viti 2011 në Kosovë është hartuar një dokument , që synon reformimin e sistemit arsimor në Kosovë.Ky dokument sic njihet  ndryshe si Korniza e Kurrikulës ,është një dokument që rregullon tërë sistemin arsimor parauniversitar të Republikës së Kosovës. Korniza përcakton qëllimet e arsimit parauniversitar, kompetencat, parimet kryesore, nivelet dhe profilet. Korniza vendos themelet për ngritjen e cilësisë dhe të barazisë në shërbimet arsimore për të gjithë nxënësit.Reforma është ndryshim i thellë dhe i gjerë, që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore, në këtë rast në arsim. Është riorganizim dhe shndërrim i thellë i sistemit të arsimit, që tani për tani te ne nuk po ecën as si duhet e as sa duhet. Reforma, varësisht nga objektivat e përcaktuara më parë, mund të jetë e thellë, rrënjësore, e pjesshme apo gjysmake, varësisht nga fakti se ç`duam të arrijmë. Por, tek ne, në këtë fazë që jemi, ajo nuk është as e thellë e as rrënjësore, as e pjesshme e as gjysmake, sepse, ndonëse bëhet zhurmë e madhe, reformën, sa i përket shkollës fillore dhe asaj të mesme, ende nuk e kemi arritur, Përkundrazi, kemi dështime të mëdha. Pikërisht për këtë shkak lind pyetja: A dimë ta reformojmë arsimin? Tani për tani përgjigjja është jo! Ne nuk dimë ta bëjmë reformën në arsim.Ta nisësh reformën pa arsimtarë të reformuar, ta nisësh atë pa plane dhe pa programe të reformuara dhe mirë të shqyrtuara, pa lokal të mjaftueshëm, pa pajisje e pa mjete adekuate mësimore, e në veçanti pa buxhet të bollshëm është më shumë se dështim. Këtu mandej fillojnë të gjitha të këqijat, madje edhe dhuna e përditshme në shkollat tona. Nuk bënë të eksperimentojmë me nxënësit.Edhe pse flitet për reforma, reforma kupton ndryshime për çdo vit, por te ne kjo nuk po sjell cilësi, përkundrazi për çdo vit po kemi rënie, sidomos në arsimin fillor të fitimit të njohurive.Edhe pse thuhet se kjo  reformë përfshin reformimin e programeve, teksteve, mësimdhënies, vlerësimit të arritjeve të nxënësve, si dhe kualifikim e mësuesve,kjo nuk po jep rezultat në praktike. Për më tepër ka sjellur crregullim të sistemit mësimor, pasi reformat fillohen me përgaditjen e ligjeruesve , gjërësisht bartëseve të saj që janë mësuesit. Si mund të bësh reforma me mësues që tërë jetën e kanë kaluar me një sistem tjetër, apo edhe me ata që tani mbarojnë fakultenin e nuk janë të përgaditur   për një praktikë sipas Korrnizës Korrikulare. Reormat nuk bëhen me nxënës të cilët kalojnë gjysmën e shkollës me tjetër sistem dhe të futet krejt dicka tjetër. Ky pilot projekt deri vitin e kaluar ishte  pilotuar në 10 shkolla  të niveleve të ndryshme, ndërsa sivjet ky proces ka përfshir edhe rreth 100 shkolla të tjera, duke sjellur crregullim të procesit mësimor. Ky  pilot projekt gjimnazit të Ferizajt i mbyll 4 paralele të drejtimit matematikë-informatikë.Në fillim ishte shpllur konkursi dhe u pranuan në këtë drejtim 128 nxënës. Por  kur është ofruar fillimi i vitit të ri shkollor doli se këta nxënës nuk do të vazhdojnë mësimin në drejtimin në të cilin kan aplikuar dhe janë pranuar por do të vazhdojnë mësimin në drejtimet e shkencave natyrore. Ky ndryshim bëhet pasi që ky gjimnaz ishte përfishirë më herët në pilot projektin e Kornizës së re kurrikulare e me të cilën më nuk parashihet që të ketë drejtim matematikë-informatikë.Cfare po bëhet , mbyll një drejtim hap një tjetër, heq një lëndë shto një tjetër, e gjithë kjo është eksperiment dhe asgjë tjetër.

Në këtë pilot projekt vec të tjerave thuhet se : “Kurrikula hartohet dhe zbatohet në bazë të kompetencave themelore të nxënësve” (neni 4/3), duke afruar qasja e re por qe  nuk nënkupton uljen e standardeve, por mbledhjen e sa më shumë të dhënave, përmes teknikave të reja, gjatë vitit dhe në fund të ciklit, si mundësi për zhvillimin optimal të kompetencave. Po kështu, përderisa shkolla nuk është qëllim në vetvete, ajo duhet t’i përgatitë nxënësit për jetën jashtë mureve të saj, qe ne kete rast calon sepse nxënësit më tepër duhet të merren me metodologji sesa gjëra subjektive . Fëmijët në Kosovë ende vlerësohen në bazë të asaj se çka ata kanë mbajtur mend gjatë procesit mësimor, e nuk u mësohet të menduarit kritik, qasja kritike, të menduarit kritik, analizimi i teksteve nuk është duke u zhvilluar në mënyrë të duhur dhe për këtë Korrniza Korrikul nuk  ndihmon por vetëm se ngarkon  nxënësit. Për më tepër mesimëdhënësin, i cili më tepër duhet të shpenzoj kohë për tu marr me përgaditje teknike të ores mësimore  se sa me subjektin e lëndës që e ligjeron. Akoma nuk kemi arritur të bëjmë një vlerësim se sa dhe me çfarë njohurish po na dalin nxënësit në të gjitha nivelet. Ne kemi dy vlerësime - testin e maturës dhe atë të arritshmërisë dhe ato janë për vlerësime të brendshme jo për të jashtme, për të parë se sa ato njohuri janë konfraktibile me njohuritë në vende të tjera. Derisa nxënësit mbarojnë shkollën dhe janë anaflabetë,  ky është problem i rëndë,  i cili duhet menduar si të zgjihet e jo të shpenzohet kohë dhe mjete për një projekt i cili është vetëm një eksperiment për të pastuar para. Ndarja në fusha të lëndëve mësimore, duke e ndarë si të vecant  lendën e  matematikes, ndërsa gjuha shqipe si lendë kryesore nuk është fushë në vete. Kosovës më shumë se kurrë i nevojitet reformim i sistemi arsimor, por jo eksperimente, sic është ky i tashëm. Edhe pse asnjëherë nuk janë dhënë të dhëna të sakta se sa ka kushtuar ky pilot projekt, jo zyrtarisht thuhet të ketë kushtuar mbi pesëdhjetë milion euro, të cilat janë shpenzuar kinse për të bërë reforma, kur ende ne shkollat tona mungojnë shkumësat…!!!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora