E premte, 29.03.2024, 10:39 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Jo FAK, por FARK zoti minister

E diele, 01.03.2015, 11:42 AM


Në prag të transformimit të FSK-së në FAK

Jo FAK, por FARK zoti minister Demolli !

Shkruan: Florim Zeqa

Në kohën kur të gjithë bënin gara për diitën e (ri)shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe askush nuk e dinte datën, më kujtohet një thënje e menqur e akademik Nexhat Dacit, po citoj; "Nuk është e rëndësishme data sa është e rëndësishme përmbajtja e pavarësisë..."Andaj nuk është krejt gjë e parëndësishme emërtimi dhe përmbajta e ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Përkundrazi në këtë rast emërtimi e përcakton përmbajtjen dhe ardhmërinë e shtetit të Kosovës.FAK-u, Kosovën e përcakton vetëm si një territor të papërcaktuar apo "koloni" të Serbisë sipas rezolutës 1244 të OKB-së të administruar nga ndërkombëtarët.Ndërsa FARK-u , si forcë mbrojtëse e Republikës së Kosovës, vulosë përfundimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit,...nesër do të zavëndëson KFOR-in, EULEX-in dhe organizatat tjera mbrojtëse dhe administruese ndërkombëtare në Kosovë.Përderisa FAK-u mund të jetë vetëm një mjet në duart e ndërkombëtarëve, për përdorimin e pjestarëve të saj në luftërat e ndryshme në vendet aziatike, në emër të forcave "paqeruajtëse", ku bijtë më të mirë të kombit tonë do të bien "kurban" për interesa të fuqive të mëdha, pa i bërë nderë vendit dhe kombit të vet!Projekti i Rugovës për shtetin e Kosovës, çdo herë ka qenë pëngesë e armiqëve, pushtuesve verior të vendit tonë, i disa çarqeve ndërkombëtare dhe i disa mjeranëve apo më mirë të themi i injorantëve politik në Kosovë.Ideja e prersidentit historik, arkitetktit të shtetit tonë për FARK-un, ishte ide pragmatike, i cili në projektin shtetndërtues të Kosovës, pas afatit të paraparë nga ai, të protektoratit trevjeqar ndërkombëtar,....fatin e sigurisë së vendit ta merrë në dorë FARK-u, ushtria e Kosovës e mbështetur me logjistikë ushtarake nga forcat e NATO-s dhe SHBA-tëMe transformimin e FSK-së në FAK do të kënaqen në radhë të parë orekset e Beogradit dhe Brukselit, përmes të cilit Kosova nuk do të njifet si Republikë e pavarur por vetëm si territor i mbikëqyrur ndërkombtarisht, i cili Kosovën e dërgon në "FUCKS EVERYONE", duke ruajtur sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë sipas rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së.Pak qytetar të Kosovës e dijnë se bisedimet në Bruksel nuk nuk janë duke u zhvilluar mes dy shteteve të barabarta, shkaku i gënjeshtrave të liderëve shtetëror, këtyre mjeranëve politik që për interesa personale (përfitime materiale) pranuan të ulen në bisedime si palë të pabarabarta, duke shkelur mbi interesat e popullit dhe shtetit të Kosovës, duke shkelur mbi gjakun e mijëra dëshmorëve të lirisë.A ka gënjeshtër më të madhe, a ka mjerim dhe tradhëti më të madhe politike se kjo; të thuhet se po bisedojmë si dy shtete të pavarura, kur Serbia nuk na njefë dhe as që e ka ndërmend t'na pranoj si shtet, dhe të pranohet Brukseli si ndërmjetësues dhe palë negociuese njikohësisht, i cili poashtu nuk e njefë ekzistencën e shtetit tonë, i cili në emër të "neutralitetit" ndaj statusit të Kosovës është duke e ndihmuar rikthimin e Serbisë në Kosovë.Rikthimi i Serbisë në Kosovë nuk ka "brina" siq thotë populli, por nga fillimi i biesdimeve në Bruksel e deri në ditët e sotme, ka ndodhë shtrirja gjeografike dhe politike e Serbisë në Kosovë.Serbia është bërë vendimarrëse për të gjitha zhvillimet në Kosovë; për zgjedhjet, për decentralizimin etnik, trashëgimin kulturore, për sistemin e drejtësisë,...do të jetë edhe për FAK-un, e kështu më radhë deri në pambarim.Andaj, zoti ministër i FSK-së, i nderuari Haki Demolli, ju drejtohem si qytetar i Republikës së Kosovës, tërhiquni në marrjen e vendimeve të dëmshme për vendin, mos u bëni nënshkrues i transformimit të FSK-së në FAK, mos u bëni bartës i gabimeve të pararëndësit tuaj në këtë detyrë, mos u bëni bartës dhe nënshkrues i përzgjedhjes diskriminuese të veteranëve dhe invalidëve të luftës.Qendroju besnik parimeve të drejtësisë, interesave madhore të vendit tuaj dhe dëshirës dhe vullnetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora