E shtune, 20.04.2024, 01:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Kuvendi i Lezhës vulë kombëtare

E diele, 01.03.2015, 03:27 PM



Me rastin e 571 vjetorit të Kuvendit të Lezhës

Kuvendi i Lezhës vulë kombëtare

Nga Gjon Keka

Koha dhe dita për të cilën unë do të shkruaj këtu megjithatë është tashmë shumë prapa nesh,  dhe që mund të thuhet se është i vetmi akt i parë në historinë e kombit tonë që ka prekur thellë rrënjën e qenjes dhe shpirtit të përbashkuar të arbënorëve të lashtë në kontinentin europian. Por megjithkëtë ky akt i madh, kjo lidhje, ky kuvend është ende i rëndësishëm dhe do të jetë gjithmonë. Ndërsa parë nga ky kontekst është e nevojshme për të bërë disa krahasime në mes atëherë dhe tani.

Jo rastësisht edhe sot personalitete të këtij kuvendi kanë lënë gjurmë e posaqërisht Gjergj Kastrioti Skënderbeu si lider i këtij bashkimi të gjallë, ndërsa sot kjo datë është datë feste e gjallë dhe do të duhej të ishte edhe e këtij brezi të tanishëm, sepse këta personalitete të këtij kuvendi dhe vetë ky kuvend i bashkimit të gjallë kombëtar ishin njerëzit me karakter të madh dhe të urtët e strategët e këtij kombi të lashtë respektivisht shtetit të Arbnit.

Kjo tregon se këto personalitete mbikohore në këtë kuvend ishin karaktere të mëdhenj, e mbi të gjitha lideri dhe vizionari i shtetit të Arbnit dhe mbuorja e familjes sonë europian Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nga kjo mund të nënvizoj se gjithmonë ka pasur modele si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen por që do te këtë sigurisht edhe në të ardhmen që do të lënë gjurmë në historinë e kombit tonë por edhe në historinë e përgjithshme të botës. Prandaj njerëzit që e kanë zemrën e madhe dhe veprat e pavdekshme janë shtyllat e pakalbshme të një kombi.

Kuvendi i Lezhës i datës 2 Mars 1444 është bashkimi i gjallë, sepse aty ishte i tërë kombi, thjesht aty ishte vetë kombi që faktikisht ishte mbledhur për t'i dhënë përgjigjen e duhur kohës dhe parasëgjithash për të veshur shtetin e Arbnit me autoritët dhe fuqi, ashtu që të korrnin fitoren e madhe të tyre përball bishës aziatike dhe sulltanëve barbar që iu kishin versulur jo vetëm kombit tonë dhe gadishullit Ilirik por edhe tërë kontinentit europian. Megjithatë është ky Kuvend që Arbënia rifilloi jetën e saj në unitet, në gjallëri, dinamizëm dhe vitalitet të plotë, kjo mbitëgjitha ishte ngritja më e madhe e pozitës së shtetit dhe kombit të Arbnit në historinë e tij,  faqja me lavdishme dhe rrezatuese e bashkimit të gjallë të kombit dhe fuqisë së tij e vlerave kombëtare.

Prandaj ky Kuvend i madh dhe historik e i gjallë ishte i përbër prej emrave më të lavdishëm dhe burrave patriot që i dhanë kuptimin dhe kahjen e duhur rrugës dhe ndërtimit e forcimit të kombit dhe shtetit të Arbnit. Emri që u shfaq si dielli i madh në qiellin Arbnor dhe i cili u bë prijës dhe mbret i papërsëritshëm i kombit,  i cili e udhëhoqi atë me urtësi,  vizion, strategji dhe me fitore të njëpasnjëshem drejtë të ardhmes ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duhet rikujtuar edhe këtë se thirrja e Gjergj Kastriotit për këtë Kuvend dhe lidhje hasi në vesh të gatshëm të të gjithë fisnorëve dhe kryefisnorëve të vendit dhe njëkohësisht po këtu, po kjo ide e madhe e bashkimit të gjallë e Gjergj Kastriotit u vendos si vulë e përjetshme kombëtare.

Megjithkëtë nuk do të thotë se deri te ardhja e këtij uniteti dhe kuvendi nuk kishte vështirësi gjatë ndërtimit të kësaj rruge,  por që triumfoj dita e jetës kombëtare, dita e unitetit dhe vula e përjetshme kombëtare e këtij kuvendi të vitit 1444 në Lezhë. Ky kuvend u bë adresa e përhershme për popullin shqiptar, një festë e unitetit, një aktë i gjallë i bashkimit të tij dhe forcës së tij mbi të gjitha.

Ndërkaq sot shqiptarët si komb duhet mbi këto themele të jetojn dhe ndërtojn të ardhmen e tyre,  të marrin shembullin e këtij kuvendi të gjallë ashtu që të kontribojn për të mirën e përgjithshme, bashkimin e gjallë dhe rrugën e të ardhmes së mirë të rikthimit në familjen europian. Ikja nga këto themele si kuvendi i Lezhës, për të vendosru themele tjera të së keqes janë shkatërrimtare për kombin dhe brezat dhe vetë shoqërinë,  prandaj vetëm mbi themelet e së mirës e urtësisë dhe kuvendit të Lezhës, kuvendit të Kastriotit shqiptarët si komb duhet të unifikohen,  të forocohen, t'i dëbojn përgjithnjë veset dhe sindromet e lëna nga pushtuesit barbar, në mënyrë që të ndërtojn shtetin demokratik, të drejtës dhe të ardhmen e tyre të sigurtë.

Në këtë kuadër do të nënvizoj edhe një gjë këtu se Gjergj Kastrioti Skënderbeu e përfundoi karrierën e tij të lavdishme në Lezhë, po aty ku edhe i hedhi themelet e bashkimit të gjallë, pra të kuvendit kombëtar,  duke e udhëhequr vendin edhe nga shtrati i tij, sepse ai ishte frymëzimi dhe unifikuesi i madh i kombit, për ushtarët dhe tërë shoqërinë dhe se ai nuk bënte thirrje për ngritje të ndonjë monumenti në gur, sepse ai ishte vetë monumenti i gjallë dhe i përjetshëm i kombit tonë arbnor europian,  por ai thërriste ;”shkoni, vraponi në fushën e betejës unë do të jem pas jush dhe me ju. ”Ndërsa ai na thërret edhe ne sot që të ecim rrugës së tij që na trasoj dhe të korrim fitoret si komb, shtet dhe shoqëri dhe ai sigurisht se do të jetë duke na ndjekur nga pas dhe me ne ashtu si e frymëzonte popullin e tij. Kështuqë Gjergj Kastrioti Skënderbeu është themeltari dhe unifikuesi i kombit, ai është drita e kombit arbnor,  dhe jo vetëm, por edhe drita e kombeve të familjes europiane, sepse qëndroj i vetëm dhe në mënyrë të pamposhtur si dritë për të gjithë familjen europiane dhe civilizimin e saj duke e mbrojtur atë nga hordhia osmane.

Sidoqoftë ishin pikërisht këta burraa dhe gra të Kuvendit të Lezhës, mendjemprehtë të politikës dhe artit ushtarak, dhe kjo ngjajre e mrekullueshme i dha kohës kuptim, dizajnin e vërtetë imazhit të shtetit të arbnit dhe forcës së tij të brendshme dhe historik parasëgjithash. Kuvendi i Lezhës ishte një rekord i madh kombëtar,  një proces tepër efikas një shënim i pashlyer i kohës dhe veprës së interesit të përgjithshëm kombëtar,  një kontribut i ndërtimit të madh jo vetëm për atë kohë,  por edhe për të ardhmen e brezave mbi këto themele të së kaluarës së gjallë në brendësi të kombit dhe jetës së tij.

Por që duhet ditur se një emër rri sot gjithandej në buzët e pakufizuar të shqiptrëve të vërtetë europian, një emër tani tingëllon përsëri në të gjitha zemrat në të gjithë kombin shqiptar madje edhe përtej kufijve të tij aty ku vetëm shpirti arbnor kastriotian është ende gjallë :emri fisnik i Gjergj Kastriotit Skënderbeut! Dhe në këtë emër zemrat arbnorë apo shqiptare duhet dhe do të bashkohen sot me rastin e 571 vjetorit kudo ne idenë e tij të madhe të bashkimit të gjallë, të kuvendit të Lezhës së 2 Marsit 144 duke konsideruar këtë ditë si ditë të shenjtë kombëtare, si ditë shpëtimi dhe gëzimi për tërë kombin tonë. Do ta përmbyll këtë shkrim me fjalët e një historiani europian të shekullit XVIII, “këta shqiptarë krenarë”, shkrunate ai,  do të ishin edhe tani heronj, nëse do të udhëhiqeshin nga një Skënderbe. ”



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora