E shtune, 20.04.2024, 08:31 AM (GMT+1)

Mendime

Erida Çela Perlala: Një dorë lan tjetrën...

E premte, 27.02.2015, 09:36 PM


Një dorë lan tjetrën, te dyja lajnë fytyrën!

Nga Erida Çela Perlala

Po nis shkrimin tim me këtë fjalë të urtë që më ka frymëzuar në çdo hap të jetës time.. Nuk kam bërë vepra të mëdha ne jetë, por di, që nuk jam penduar për çfarë kam bërë deri më sot!

Mund të shtoj për të plotësuar mirë këtë shkrim edhe një fjalë tjetër te urtë dhe me histori të gjatë “ Bashkimi bën Fuqinë” që të më kuptoni më mirë atë që dua të ju tregoj më poshtë!

Shpesh më duket se kjo frazë e dytë i përket vetëm politikës, propagandës, shkrimtarëve, poetëve dhe më pak gazetarë, që perpiqen të jenë sa me afër realitetit te përditshëm!

Fjalë te urta ne shqiptarët dimë plot, por a i kemi pasur në mëndje gjatë udhës tonë jetësore?

Duket që jo! Kam parasysh në këtë përgjigje, kritikat e pafundme që bëjmë ne lidhje me drejtues të ndryshëm qeveritarë, kam parasysh përdorimin pa fre te “Frazës së Bashkimit” kudo në rrjetin social dhe më pas ngelem e zhgënjyer, kur flitet për realitetin, që na paraqitet indiferent, jotolerant, kritikues, kundërshtues etj, etj..

Kemi provuar të bëjmë thirrje prej kohësh shumë kryetarëve te shoqatave shqiptare në Itali për krijimin e një forme koordininimi midis shoqatave në një federatë apo konfederatë... Në prill të 2014, u hap një GRUP VIRTUAL NISMËTAR “Shqiptarët e Bashkuar të Italisë” përmes inisiativës së disa aktivistëve të njohur me njëri -tjetrin në një aktivitet të shoqatave shqiptare në Milano, më 20 korrik 2013, për 100 vjetorin e copëtimit të Shqipërisë... Aktivistët që morën pjesë në këtë aktivitet lidhën fjalë me njëri tjetrin, se do të organizoheshin edhe më mirë në të ardhmen duke krijuar një organizim të përbashkët midis shoqatave... Kjo punë e nisur nga këta aktivistë ka mbledhur rreth vetes disa shoqata te rregjistruara dhe jo, në territorin Italian, të cilët kanë marrë pjesë ne dy takime, në Bresha 29 qershor 2014 dhe Milano, më 13 dhjetor 2014... Takimi i fundit do të jetë ne Fermo, në prill ose maj të 2015-ës, me qëllim formimin e një lidhjeje në formë ligjore të regjistruar të shoqatave shqiptare të Italisë! Krijimi i një lidhjeje të tillë është pranuar parimisht, që në ditët e para te hedhjes së kësaj ideje ne grupin e sipërpërmëndur, por megjithë përpjekjet e bëra për ta kurorëzuar këtë ide, ka pasur dhe ka përfaqsues shoqatash të njohura dhe më pak të njohura, që nuk janë të qartë në qëndrimin e tyre...?!

Jemi munduar të kuptojmë dhe të kontaktojmë disa herë si para mbledhjes se Breshës, po ashtu dhe para mbledhjes së Milanos me perfaqsues shoqatash me një aktivitet të gjërë ne Itali, të cilët kemi menduar se do të ishin të parët në ketë rrugë jo të lehtë për të bashkuar përpjekjet tona vullnetare dhe po shpresojmë edhe sot duke mos dashur te heqim dorë nga kjo rrugë! Sigurisht të detyruara nuk janë ta bëjnë këtë hap, sepse janë vullnetarë dhe i shërbejnë komuniteteve lokale shqiptare me aq sa munden! Dëshira ishte të bënim një hap të përbashkët , për t’i sherbyer më mirë imigrantëve shqiptarë ne Itali,  me një organizim më të madh, me njerëz te zgjedhur nga të gjitha shoqatat, që do i bashkohen projektit per Konfederatë o Federatë...Hap mbas hapi  të angazhojmë më shumë te rinj, që kanë formimin e duhur për projekte të ndryshme, ku një nga më te rëndësishmet do të ishte futja e gjuhës shqipe në shkollat Italiane, qoftë edhe në oraret e mbasdites.. Mundësia është, por duhet kërkuar nga ne emigrantët shqiptarë sipas ligjeve në fuqi dhe nëpermjet një organizmi që vepron në nivel nacional!

Kuptojmë që ka të tilla shoqata, që duan të ruajnë prestigjin e fituar dhe nuk vihen në rresht me të tjera, që nuk e kanë ketë eksperiencë dhe duke dashur të mos gërmojmë me tej në konflikte interesash, them se ky hap do të bëhet edhe pse nuk eshtë i thjeshtë!

Po bëjnë një punë të mirë disa shoqata dhe disa te tjera me pak.., po a nuk themi ne Shqiptarët, që një dorë lan tjetrën dhe të dyja fytyrën??  Një i tillë bashkveprim mund të sigurohet vetëm në një Konfederatë o Federatë shoqatash shqiptare, ku do të dalë në pah puna  e çdo njërës shoqatë , nëpërmjet përfaqsuesve të tyre si dhe një mbeshtetje dhe bashkveprim midis njëra tjetrës ne kohë dhe hapësirë!

Asnjë pjesëtar i një familje nuk është i barsvlefshëm për kapacitetin dhe kontributin në një familje, por megjithatë në familjet e bashkuara, një pjestar ndihmon tjetrin , sipas aftësive dhe kështu familja rritet e bashkuar duke përballuar vështirësitë e jetës... Një individ i vetëm nuk e ka forcën, që ka një familje e bashkuar, po kështu edhe një shoqatë sado e rëndësishme të jetë , nuk e ka forcën e shumë shoqatave të organizuara në një formë te rregullt ligjore! Lind pyetja, pse ka kryetar shoqatash me prestigj e të njohura në Itali , që akoma rrinë në prapavijë, megjithëse është e qartë nga ana parimore çdo të thotë një bashkim i tillë??

Pergjigja: - “konflikt interesash” dhe ndikime te politikës shqiptare  po i ndjejmë afër si një e kaluar e keqe, prej të cilës duhet të rrimë larg , por duket e pamundur! Ka të tilla shoqata, që kanë perkrahjen e forcave politike ne Shqipëri dhe që i duket ky një privilegj, të cilën nuk duhet ta humbasin.. Ka të tjera të vogla që janë kthyer ne pronë private dhe janë formuar me qëllime karriere në partitë që i mbeshtesin! Një student në Padova më tha një ditë, që ai kishte pasur mundësi të krijonte një shoqatë të tillë të propozuar nga një parti me influencë ne Shqipëri, por s’kishte pranuar një kërkesë të tillë, sepse i dukej si një tregti e vërtetë!

Shpresojmë deri në fund,  që këta kryetarë shoqatash të çojnë përpara punën e nisur për t’i shërbyer emigranteve, duke bashkvepruar me shoqata te tjera në një lidhje të organizuar, që është e qartë do t‘i shërbejë më mirë emigrantëve, se thjeshtë një shoqatë e vetme dhe e izoluar vetëm në një lokalitet,  sado të ketë punuar dhe sado aktivitete të ketë bërë...

Një zë i veçuar eshte vetëm një zë dhe i ngjan një pikë në oqean!!!!!!!!!!!!!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora