Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Divizioni C, Shqipëria shpallet nënkampione

| E diele, 13.07.2008, 02:09 PM |


Nënkampione e Divizionit C, ky është rezultati i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të basketbollit për femra. Vajzat kuqezi janë mundur në finale nga Malta, pikërisht skuadra "mace e zezë" për Shqipërinë. E kemi nisur këtë edicion me një humbje në grup ndaj maltezeve dhe po ashtu e kemi mbyllur me një tjetër humbje po dje në finale. Përfaqësuesja jonë është mundur me rezultatin 81-61. Kundërshtaret e kanë dominuar të gjithë ndeshjen që nga fillimi i saj, ku vazhdimisht kanë ruajtur një diferencë prej 20 pikësh, gjë e cila ka mbetur e pandryshuar deri në fund. Përveç dy humbjeve me Maltën, Shqipëria ka koleksionuar edhe tre fitore, dy në grup kundër Skocisë dhe Uellsit dhe një në gjysmëfinale kundër Luksemburgut. Ndërkohë që kampionet malteze kanë dominuar totalisht Divizionin C me pesë fitore në pesë ndeshje.

G. Shqip