E shtune, 20.04.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Mendime

Mustafë Rugova: Liria e shfrytëzuar nga politikanët e korruptuar

E premte, 27.02.2015, 09:06 PM


Liria  e shfrytëzuar nga politikanët e korruptuar,  dhe një rini e harruar dhe e braktisur në Kosovën e pavarur.

Nga Mustafë Rugova

Politikanet tanë të korruptuar e të shantazhuar nuk e kanë zgjedhë çështjen e marrjes me politikë për ta ndihmuar popullin, por siç po shihet,  për ta ndihmuar vetveten. Ka edhe përjashtime, por ato janë të rralla, ndërsa politikanët e tillë janë ende të pafuqishëm për të pasur ndikimin e tyre pozitiv në politikë…

Në Kosovë qe 15 vite kemi të njejtit politikanë, të njëjtit njërez, të njëjta figura, dhe të gjithë këta , me ndonje përjashtim eventual, siç e thash mé lartë, asnjëri prej tyre nuk janë të aftë, nuk kanë ideale, nuk kanë vizione, nuk kanë dije, dhe si të tillë që janë edhe po te duan, nuk mund ta mekëmbin ekonominë e as mirëqenien sociale…

Shtrohet pyetja, a janë vetëm politikanët fajtorë,  për gjendjën kaq të mjerë që  e kemi, apo edhe vet populli, secili prej nesh veç e veç? Pra, fajtorë është edhe popullata, sepse nuk zgjedhë të miret, po zgjedhën pikërisht ata që nuk duhet zgjedhë kurrë;te paaftit, populistët, rrencat dhe demagogët, pra të gjithë ata që e blejnë respektin e të tjerëve apo e “vjedhin” me mashtrime e marifete makiaveliste;në vend që në skenën politike të kemi udhëheqës politik të vërtetë,  që kanë dije e që dijnë të ndërtojnë dhe sigurojnë  ardhmerinë e asaj popullate atje.

Por, ka edhe nga ata politikanë që  flasin të vërtetën, dhe  që spjegojnë rrugën e vlerave,  që kanë ide se si duhet ardhur deri të vlerat europiane, veç edhe këta sapo të ndalemi e ti vështrojmë, na zhgenjejnë sepse si këta dhe si gjithë të tjerët, me shumë se për gjithçka, janë të dashuruar në xhipa,  të magjepsur pas rrobave te bukura,  thjesht të yshtur pas gjithçkaje që nuk është e tyre,  etj etj. E xhipat e rrobat trendy nuk mund të sigurohen me djersën e ballit, por duke e shfrytëzuar mundin e djersën e të tjerëve, pa mund fare.

Shtrohet pyetja serish: nga e gjithë kjo pasuri e politikanëve tanë, me këto shtepi kaq komplekse,  me makina te shtrenjta ..nga i gjithë ky luks edhe atë vetëm për pak vite…?! Vetë jemi fajtorë për gjithë këtë maskaradë, sepse ne jemi ata qe ua bejmë të mundshme me votën tonë edhe atë gjithnjë, anipse e dijmë mirëfilli që janë hajna, te paaftë, zhvatés e çka jo tjetër…

Pushtetarët tanë,  nuk kanë me asnjë kartë në dorë për të na bindur se janë të aftë të na e sigurojnë mirëqenien dhe ardhmeninë; me këta veçsa do të na rëndohet gjendja dhe thellohen vuajtjet.

A duhet të ikim nga ai vend i pafat, apo ti shpallim luftë politikanëve të korruptuar, atyre që po na mashtrojnë për ditë, demagogëve të cilët qe 15 vjet rresht e drejtojnë shtetin me të ri të Kosovës?

Më se keqi është kur rrimë dhe heshtim, e jeta na kalon pranë aq e vuajtur dhe e pakuptimtë…

Ai që nuk mund ta ngris zërin kunder pushtetarëve, e ka shumë më mirë të ikë në një shtet tjetër qe të jetoi sikur njeri, se sa të qendroj në një vend që nuk sheh ndonjë dritë si shpresën në fund te tunelit. Atje sot  luhet një luftë e rendë psikologjike;ku njerëzit  e ndershëm i frikësojnë e i shantazhojnë, kurse të pandershmit , gjithnjë me shantazhe,  i fusin ne kriminalitet të rendë, duke i shndërruar në pjesë të lojës së keqe, pra të vetshkatërrimit të një shteti për të cilin u flijuan e sakrifikuan gjenerata të pafundme të shqiptarëve.

Qe dikush ka deshirë të bëj ndonjë levizje,  për të mirén  e atij vendi,  duhet të ngritet në kemb i gjithë populli, në të kundërten , ka me jetu me konfuzion dhe me iluzionin e përrallave që ua servirojnë perditë poltikanët e mjerë dhe do të bien pre e propagandave të tyre mediatike, pra të mercenarizmit të një shtypi që sheshit del të jetë i blerë apo profesionalisht i paaftë për tia treguar rrugën e vërtetë njeriut, popullit, për ta orientuar drejt e mbarë atë. Realisht një njeri konfuz,  kurrë smundet të mendoj qartë dhe racionalisht.

Mendoj se të gjithë me vetëdije kemi renë në këtë nivel konfuzioni, prandaj edhe shanset për një të ardhme më të mirë, janë dhe mbesin te vogla,  mos të them kurrfare.

E gjithë rinia është e frustruar, dhe s’ka  si mos të jetë… Pesëmbëdhjetë vite pas çlirimit, duke pritur e pritur të mbarën “prej nesër” shkoj një çerek jete. Ai që lindi në vitin 1999 ne vitin 2015 i ka mbushur 16 vjet jetë ndërsa ai që në atë kohe i kishte 16 vjet tash ka arritur të thuash “moshën e pjekurisë”, duke i mbushur 31 vjet e tehu…Kjo është jetë duke shpresuar, duke ëndërruar; pra pa arritur realizimin e asnjë dëshire.

Atje ka shumë njerëz, sidomos të rinjtë që nuk shohin asnjë përspektivë, sepse e ndiejn veten të pafuqishëm ta luftojnë mafinë politike, ndaj jo rrallë ndodhë “të përcaktohen” nga dezorientime të ndryshme ideologjike dhe fetariste, duke  përqafuar e rrëshqitë në prehrin e  ideve te ndryshme, siç është ajo e kohes se fundit: rrymat islamike, qe vijnë nga shkretinat  e Arabisë, duke i përhumbur në një trushpërlarje mizore që i shpiu në veçim dhe ikje nga një realitet i hidhur në një ëndërrim të mjerimit fetar islamik, ku mohimi i përkatësisë kombëtare është dalja e parë nga vetvetja.

Njerëzit këtu por edhe atje kryejnë fakultetin, dhe dëshira me e madhe e tyre është qe dijen e tyre ta vejnë në sherbim të atdheut. Dhe në pamundësi që të gjejnë punë,  u ikë deshira jo vetëm për punësim atje, por edhe si  e si te ikin nga ai vend për ti siguruar vetes qetësi,  stabiletet,  fat…, të cilin Kosova nuk ia siguron.

Askush nuk është aq i marrë të rris femijtë e tyre në nje vend ku nuk ka kushte  minimale për jetesë, e mos të flasim për tjera mjerime, siç janë shembull, rrahjet atje, ndeshjet e përditshme, thashethemet, hedhja e fishekzjarreve edhe kur nuk ka festë,  krismat e armëve nëpër dasma;aty ku një rini e terë gjithë ditën e lume rrinë neper lokale,  për ta mbytur merzinë…

Kur humbet besimi, humbet edhe shpresa , mjerisht  atje jane të humbura të dyjat bashke!!

Në anën tjetër, ne atje kemi njerëz jashtëzakonisht të aftë, patriotë që e duan vendin pa hile, njerëz me ideale të mëdha që janë në gjendje të sakrifikohen njëmije here për Kosovën pa bërë zhurme e pa shitë mend, por të tillët sot askush nuk i ndëgjon, askush si pyet, askush si veren, madje i kqyrin me neveri, sepse ata sot janë të pafuqishëm,  pavarësisht që ata janë pararoja e atdheut pasi në barkun  e tyre është dhe nuk hiqet kurrë zjarri i dashurisë për vendin qe i ka lindë.

Rinia jonë atje,  shtresa me vitale e popullit, me të drejt shtron pyetjen plot dilemë: si mund të jetoj unë pa asnjë shpresë, si mund të jetoj pa plane, si mund të jetojë pa deshirat e mia, dhe si mund të jetoj në një vend qe na i ka vra  e po na i vret përditë hovet djaloshare!?

Megjithate dhe pamvarësisht nga të gjitha, deri sa të ketë njerëz të mirë , njerëz me ideale të mëdha, patriot Kosova ka me u ndi krenare, kurse mbeturinat e saj,  ka me ardhë një ditë që nuk do ti shohim më.

Lum ata që e presin këtë ditë!



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora