E premte, 19.04.2024, 10:25 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Xharra: Me “Vetvendosjen”, diçka nuk është në rregull!

E premte, 27.02.2015, 08:55 PM


Me “Vetvendosjen”, diçka nuk është në rregull!

Nga Fahri Xharra

“As një qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë, ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid“.Kështu ka deklaruar në një intervistë për televizionin e parë publik gjerman ARD, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçe, e cila ka ftuar edhe njëherë pesë vendet anëtare të BE: Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë të njohin shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës (Fadil Gashi, Dhjetor2014)”

“Është lindja e një shteti të ri. Ky është gjithmonë një rrëfim i rëndësishëm. Dhe për shkak të një gjykimi të gjatë e të vështirë, një rruge të gjatë e të vështirë nëpër të cilën Kosova ka udhëtuar për t'u bërë e pavarur, është e një rëndësie të posaçme.

Gjithashtu e ardhmja e Kosovës do të ndërlidhet shumë me stabilitetin e Europës Jug-Lindore. Kështu që kjo është një ngjarje shumë e madhe. .( Richard Holbrooke, gazetaezpress.com ,2008)”

Vetvendosja për ikjen masive nga Kosova !

“Megjithatë ky emigrim që po merr përmasa të ekzodit nuk do të ishte i mundur pa korporatat në Evropën perëndimore që kanë nevojë për fuqi të lirë punëtore së cilës nuk i paguajnë sigurim social, shëndetësor e pensional. Për më tepër, qeveritë e djathta perëndimore, si zakonisht, u mundësojnë korporatave që t’i përdorin emigrantët shqiptarë që punojnë në të zezë si armë sulmi kundër sindikatave vendëse atje” ka shkruar Albin Kurti)

Kerry: Kosova në mesin e vendeve të “vijës së zjarrit” mes Rusisë dhe SHBAsë://illyriapress.com/( Shkurt,2015_)

”Cdo shqiptar e ka detyre tia presi rrugen se keqes,mos lejoje qe ne te paraqitemi perara botes si nje komb fetar dhe aq me keq si terrorist,por si nje komb qe kemi qene gjithmone si shqiptar me shume besime dhe percaktime dhe me tolerance absolute .Cdo shqiptar duhet te distancohet nga e keqja ,dhe cdo shqiptar duhet te punoje me ata shqiptare qe kane nis te indoktrinohen me ideologji te hueja ...Ketu sot punohet me te madhe per te perzene Ameriken nga Kosova dhe ne duhet ti hapim syte! Nese ne kete dite do te fillojne edhe akte konkrete kunderamerikane sic nxisin ata qe paguajn , per nje kohe te caktuar edhe Amerika mund te largohet .Asnje nuk do te rri ne nje vend qe shpreh mosmirenjohje, mosdurim dhe armiqesi,asnje nuk do te rri perjetesisht ne mardhenje miqesore artificiale!

I mencuri i ruan miqte qe i ka, dhe shton miq te ri cdo dite ; I mencuri edhe armiqt i ben miq, ndersa budallai le qe s'i ruan miqt por edhe miqt i ben armiq!

Ne sot kemi si bekim dhe si shpetim nje miqesi qe na mbron nga egersira e madhe Rusia ,le ta mirnjohim,le ta cmojme dhe le te kultivojme miqesine e perjetshme!( Pa miq ne nuk jemi ne vijen e zjarrit por ne mes te zjarrit ,Xhabir Alili)”

Vetvendosja per bombat e NATO-s , Serbisë !

Visar Ymeri” Ai thotë se bombardimet e NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999 po bëheshin për interesa personale të shteteve anëtare të këtij pakti.”

“Mos he burrë ( Visar Ymerit), për nderë te lirisë bëhu me i sinqertë dhe më i falemnderueshëm! Kosova nuk ta falë këtë gabim !(fxh)”

Mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës ka qenë rezultat i marrjes së një qëndrimi shumë të fuqishëm nga Presidenti Clinton dhe disa prej këshilltarëve të tij më të lartë se populli i Kosovës nuk mund të mbetet më nën shtypjen serbe. Një drejtësi e thjeshtë ndërkombëtare kërkohej që atyre t'u jepej shansi për të vendosur për çështjet e tyre. Ngjarjet që sollën pavarësinë e Kosovës janë të gjata dhe shkojnë prapa shumë e shumë dekada, natyrisht. Por përpjekjet moderne për pavarësinë vërtet qëndrojnë tek mbështetja e Presidentit Clinton dhe ekipi i tij i lartë këshillëdhënës. Kjo nuk do të ndodhte pa mbështetjen e SHBA'së dhe lidershipit të saj në intervenimin e NATO's, dhe mbështetja e saj e plotë për pavarësinë më së fundi gjatë procesit të negociatave ka dërguar aty ku jemi sot

“Vetvendosja na habiti !

Në minutën e 60-të të këtij dokumentari, Ymeri thotë:  “Unë mendoj që regjioni është shumë i rëndësishëm gjeostrategjikisht, kështu që Kosova është vend potencial që siguron prezencën e tyre në regjion”.

Ai vazhdon me prononcimin e tij tek pjesa 1 orë e 13 minuta e dokumentarit ku thotë: “Unë konsideroj që bombardimi që bënë Ndërkombëtarët dhe Perëndimi në vitin 1999 kundër Serbisë u bë i mundshëm për interesa gjeostrategjike që mundë t’i kenë pasur shtetet e Perëndimit dhe në veçanti SHBA-ve”.

Pra sipas Vetëvendosjes, në këtë rast sipas liderit të ardhshëm të saj, Visar Ymeri, SHBA-të dhe vendet tjera të Perëndimit, nuk kanë bombarduar Serbinë, për ta shpëtuar popullin shqiptarë të Kosovës, nga shfarosja, por për të shtrirë ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe ushtarak në këtë pjesë të Evropës. (lajmi.net)

Me nje te rame dy te vrame te Visarit " 1.POSHTERIMI I NDIHMES AMERIKANE DHE  2.NJOLLOSJA E LUFTES SE UCK--se. Kur Amerika paska luftuar per interesa te veta, ne te marret i paskem humbur 15 000 veta ne lufte per budallaki !

Vetvendosja  dhe flamuri i Kosoves !

Kjo i bie shul shqip qeshtu: Vladeta Kostiqi dhe Shpend Ahmeti nuk e njofin shtetin e Kosovës dhe simbolet e saja! dhe ashtë e vërtetë kjo.."

Kur kryetari i Graçanicës, Valdeta Kostiq ishte pyetur nga gazetarët se a do ta vendoste flamurin e Kosovës në zyrën e tij, përgjigja e tij ishte me një kundërpyetje.

“Unë do të përgjigjem me kundër pyetje: a ia keni bërë të njëjtën pyetje Shpend Ahmetit?”, tha Kostiq, duke iu referuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që në zyrë mban flamurin kombëtar shqiptar, por jo edhe atë të shtetit të Kosovës.

Motivin dinë ata, që varrosën të afërmit. Ushtarët e UÇK-ës. Të dhunuarat. Invalidët e luftës. Ata që u burgosën. Ata që presin akoma të pagjeturit. Ata që u deportuan me tren drejt Bllacës dhe ata që dremitën maleve. Ata që u deportuan me autobus drejt Shqipërisë apo ata që u dëbuan në këmbë, me qerre apo me traktorë. Ata që u rrahën. Ata që kaluan muaj nëpër tenda. Fëmijët. Pleqtë, gratë. Qindra mijëra mërgimtarë. Ata që i gjetën shtëpitë e tyre si rrënoja. Apo në djegie e sipër. Apo të shkrumbuara tërësisht. Apo duke u dalë fjollat e fundit të tymit. Ata që gjetën shtëpitë pa orendi. Ata që me ndihmën e jashtme rindërtuan shtëpitë. Ata që iu hodhën njëri tjetrit në përqafim, kur panë të gjallë njëri tjetrin. Ata që u dëbuan fytyrëngrysur dhe që u kthyen fytyrëqeshur. Ata që pritën me lule ushtritë perëndimore...Pra, gati të gjithë e dinë, edhe ata që panë këtë mjerim vetëm në televizor, por, sidoqoftë, ndonjë ka nevojë të mësojë dallimin mes mikut dhe armikut. Ky përvjetor, duhet kremtuar për të treguar mirënjohjen e sinqertë. Ditë e vetëdijesimit.!( Lis Bukuroca )

Me keqardhje për  një parti që pritnim shumë !




(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora