Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Dr. Manfred Köppel, njeriu që dhuron jetë

| E enjte, 26.02.2015, 07:34 PM |


DR.MANFRED KÖPPEL NJERIU QË DHURON JETË

NGA AGIM GASHI

Në rrugën Tivoli nr. 26, mbi barnatoren „Tivoli“, gjendet ordinanca specialistike për smundjet e mushkrive, frymarrjes dhe alergjive të ndryshme që sjellin rrugët respirative.

Pronar i kësaj ordinance është specialisti i vjetër dhe i njohur në këto anë,  Dr.Manfred Köppel. Kjo ordinance gjithmonë është e mbushur plot pacientë, me çka shifet se doktori në fjalë gëzon reputacion dhe besim të plotë tek njerzit,edhe pse në Düren ka disa të tilla ordinanca. Aty sundon Betimi i Hipokratit, andaj patjeter duhet të mbijetoj edhe mikëpritja, korrektësia dhe kontrolli i shkëlqyre. Dr. Köppel ka një përvojë të gjatë në këtë profesion. Ai, tani, edhe disa vite do të shkon në pensionin e merituar, por vendin e tij nuk besoj se mund ta zë ndokush tjeter. Dr. Këppel lindi, u shkollua, punoi e veproi vetëm njëherë. Si ai ska, sepse veçantia dhe natyra e tij bujare është të sherojnë edhe me fjalë. Aq është i afërt me pacientin, saqë shpeshherë harrohet pse ke shkue te doktori, me u kontrollue apo me i harrue dhimbjet pa barna. Doktori me zemër bujare dhe sjellje prej njeriu të madh, ta çliron edhe frymarrjen e rënduar, asmën dhe ti vazhdon shpresat e jetës. Edhe personeli që punon me Dr. Köpelin është tejet i mrekulluar. Ato vasha të moshave të ndryshme nuk e masin punën se cila më shumë apo  në cilin repart të ordinances do të punojnë . Sjellja e tyre është aq e mbushur mirësi, saqë edhe kur ta shpojnë damarin me ta dhënë infuzionin apo edhe me ta marrë gjakun për analiza, ti fare sdo ta ndëgjosh shpimin.Kjo tregon se pos mirësisë, aty sundon edhe profesionalizmi i personelit.

Kur ra fjala për repartet, ordinanca e Dr.Köppelit ka disa repartee, dhe ato, repartin e lboratorit, infuzionit, atij të matjeve të funksionit të mushknive dhe frymarrjes, matjeve të tensionit e të peshës dhe natyrisht edhe Römtgenin për fotografimin e mushknive. Thënë me një fjalë, kjo ordinance i ka të gjitha sherbimet çka i përket smundjeve dhe alergjive të mushknive dhe rrugëve të frymarrjes. Përndryshe ka tri dhoma ku punon Dr.Köppel me radhën që nuk guxon me e gabue askush.

Me Dr. Köppelin u njoha para 16 vitesh kur edhe u bëra pacient i tij. Nuk e harroj asnjëherë takimin e pare me këtë doktor bujar. Më pyeti se nga jamë. Kur i tregova, menjëherë më pyeti se si është Presidenti i juaj Rugova. Nga ai moment ky njeri më mbeti në zemër. Flisnim për ngjarjet në atdheun tim, për problemet dhe të ardhëmen. Më vonë ia dergova edhe disa libra e albume të miat. Ai nuk i kupton në gjuhen shqipe, por do ti ketë në arkivat e tij si kujtime nga pacienti i tij shqiptar. Shpesh pyes veten se pse edhe ne në Kosovë nuk kemi kësi ordinance e kësi njerz bujar që punojnë me të sherue e jo me përfitue.

Nuk mundem me e përmbyll shkrimin tim pa e cekë edhe pastërtinë. Në Gjermani, zakonisht pastertia në ordinanca është kulmore, por në ordinancën e Dr.Köppelit është mbi kulomre. Akund smund ta gjesh asnjë fije pluhur apo ndonjë shenjë tjeter në mure apo edhe në tualete. Këtu pastertinë e mbajnë edhe vetë pacientët.

Dr.Köppel sëshpejti shkon në pushimin e merituar pensional. Mua më mbetet të jetoj me nostalgji për mjekun tim të mushkrive e frymarrjes. Ai do ta ketë gjithmonë respektin dhe nderimin tim. Natyra ime është që ti respektoj, ti nderoj por edhe të ju këndoj atyre që e meritojnë, ma kudo që gjenden e veprojnë.

Një nga më të respektuarit e jetës sime në Gjermani, është edhe Dr.Köppel.

Doktor si Dr.Köpel i dëshiroj atdheut tim. Fatkeqësisht, njëherë si kemi.

22.02.2015

Düren