E enjte, 18.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Mendime

Ish - ushtari - nga Haga në politikë

E diele, 13.07.2008, 01:57 PM


Ramush Haradinaj
Botuar në NYT*

Në vitin 2005, kur u dërgua në Hagë i akuzuar për krime lufte, Ramush Haradinaj e pa veten ballë përballë me Sllobodan Millosheviçin, i cili gjendej në një qeli aty afër.

"Millosheviçi më pyeti në anglisht nëse isha Haradinaj dhe vazhdoi me pyetje të tilla si, "Si ndihesh këtu? dhe "Si po shkojnë gjërat në Kosovë?", kujton Ramush Haradinaj. "Iu përgjigja se Evropa do të na ndihmojë të ndërtojmë shtetin në Kosovë dhe Amerika do të kujdeset për sigurinë tonë", vazhdon rrëfimin Haradinaj. Ai kujton se Millosheviçit nuk i pëlqeu përgjigja dhe u largua.

"Unë nuk ndihesha i humbur në këtë histori, se i takoja anës fituese", pohon Haradinaj.

Ramush Haradinaj doli i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, në prillin e këtij viti. Aktualisht, Haradinaj 40-vjeçar synon sërish të udhëheqë shtetin e sapolindur. "Ne kemi një rrëmujë të madhe në vend. Ka njerëz që nuk kanë ujë për tualetet e tyre dhe ka mungesa të energjisë elektrike. Unë jam ai që mund t'i zgjidh problemet e tyre. Dua të jem Kryeministri i ardhshëm i vendit dhe nuk ka dyshim për këtë", thotë Haradinaj.

I nderuar si luftëtar lirie nga shqiptarët dhe i urryer nga serbët, që e quajnë Rambo, për shkak se ka qenë e pamundur për ta shkatërruar atë, ai u prit si hero kur u kthye nga Haga. Në veri të Kosovës, serbët dogjën uniforma të gjykatësve për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

"Lirimi i Haradinajt është padrejtësi e madhe", deklaroi atëbotë Vuk Jeremiç, ministri i Jashtëm i Serbisë.

Vetë Haradinaj thotë se "ka qenë e vështirë që brenda natës, të kthehesh nga Kryeministër në të burgosur".

"Isha i trembur të kisha kaq shumë kohë për të qëndruar ulur. Por fushëbeteja ka qenë më e keqe se Haga. Në luftë shikoje vëllezërit e tu të vriteshin", kujton kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai u kthye në Kosovë në fillim të 1998, me fillimin e përleshjeve të armatosura mes guerrilës shqiptare dhe trupave serbe. Gjatë ditëve të para të luftës, ai pa të vëllanë Luanin të vritej, derisa të dy hynin në Kosovë nga Shqipëria. Ai e mbajti trupin e pajetë të vëllait për katër orë derisa mundi ta varroste.

Ushtarët e UÇK-së që luftuan bri tij, thonë se Hardinaj qe një frymëzim i madh për ta, pasi reflektonte besnikëri dhe karizëm.

Pas ndërhyrjes së NATO-s, Haradinaj iu fut studimeve dhe u diplomua në Drejtësi. Bashkëstudentët habiteshin të shihnin heroin e luftës në të njëjtën auditor me ta. Haradinaj me vetëtudim mësoi anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten.

Haradinaj, pasi ndihmoi në transformimin e UÇK-së, krijoi partinë e tij. Diplomatët perëndimorë thonë se ai është inteligjent dhe energjik. Ai çmohet edhe për faktin se pengoi sulmet kundër Manastirit ortodoks më të njohur të serbëve në Kosovë, gjatë trazirave të 2004.

Derisa Haradinaj ishte në Hagë, ish-rivali i tij Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër. "Ne po përpiqemi të ndërtojmë një demokraci të re dhe nuk do ta lëmë Ramushin ta kthejë Kosovën në xhungël",- thotë Vlora Çitaku, zëdhënëse e Partisë Demokratike. Haradinaj është shumë kritik ndaj qeverisë, që po lejon Beogradin të kontrollojë Veriun e Kosovës. "Ne duhet të jemi të aftë të përmbushim detyrimet pas 17 shkurtit. Unë e di se çfarë është durimi, por nëse bini në gjumë nuk është mirë e do të jetë shumë vonë",- thotë Ramush Harainaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora