E shtune, 20.04.2024, 12:48 PM (GMT+1)

Mendime

Flamur Harri: As skuqen, as nuk kanë frikë

E merkure, 25.02.2015, 08:22 PM


AS SKUQEN, AS NUK KANE FRIKE

Nga Flamur Harri 

I angazhuar prej vitesh ne nje lufte per mbrojtjen e interesave pronesore te familjes Harri, i pajisur me prokure te posaçme nga vellezerit e mi, ndeshem me procese te paperfunduara gjyqsore, kur nje dite te bukur te janarit 2015, vellai im Durimi zhvillonte séance gjyqsore me gjyqtarin Ramazan Avdiun. U habita kur ky fare gjyqtari qe eshte ne vijim te nje procesi gjyqesor me mua, qe nga viti 2012 e ne vazhdim, kishte pranuar kerkesen e bere nga vellai im me 14.07.2014, me objekt kthimin e vleres ne leke per pasurine e luajtshme dhe marrjen e qerase nga zaptuesit e prones se paluajtshme.

Hipokrizia dhe poshtersia e ketij gjyqtari e mbeshtetesit e tij s`kane te mbaruar. Kur e pyeta kete gjyqtar se cdo me thene ky gjyq, ai m`u pergjigj – “Ate e di une dhe Durimi?!”

Kerkesa e bere me 14.07.2014 nga Durim Harri eshte e paligjshme  per arsye se kete tagre e ka trashegimtari  Flamur Harri, ne baze te prokures se posaçme te leshuar nga trashegimtaret e tjere te Sule e Shege Harri: Ndriçim Harri, Durim Harri e Sopot Harri, procure e cila autorizon Flamur Harrin per ndjekjen e gjithe problemeve pronesore te trasheguara, qe te perfaqesoje ne te gjithe institucionet shteterore e gjyqesore te vendit. Prokure  kjo e firmosur dhe nga Durim Harri. Gjyqtari  Ramazan Avdiu, e ka ne dosjen e procesit gjyqesor te vitit 2012, qe nuk pranoi rivendosjen ne afat per te rrezuar vendimin nr.360 te dates 12.02.2010, te gjyqtarit Zihni Shahu, per te cilin eshte kallezuar penalisht nga une, qe ne 2010, per vepren penale te mos leximit te vendimit.

Procesi gjyqesor per Z. Shahu vazhdon qe nga 2010 dhe ndodhet ne Gjykaten e larte.

Ne nje takim qe kam bere me ish-Ministrin e Drejtesise, sot President I Republikes, Z.Bujar Nishani, nen shoqerimin e Drejtorit te I.P.Politike  Z. Simon Miraka ne kabinetin e Ministrit te Drejtesise, Z. Nishani, pasi u njoh me dosjen e prones, me dha plotesisht te drejte dhe me keshilloi qe te hapja nje proces gjyqesor per te rrezuar vendimin e Z.Shahu, duke me siguruar se do ta ndiqte vete problemin .

Levizja e Ministrit ne nje post tjeter ka bere qe Z.Nishani te mos tregonte vemendje dhe sic theksova  me lart hapa proces gjyqesor. Gjyqin e beri Ramazan Avdia, koleg I Zihni Shahut.

Me gjithe deklarimin me shkrim te Z. E.Jani se Z.Shahu nuk e ka lexuar vendimin, ky gjyqtar s`e pranoi kerkesen time. Kur dolem nga zyra e tij Ramazani, si miqesisht, me hodhi doren ne supe e si “per te me ngushelluar” me tha: -“Me vjen keq qe s`ta pranova kerkesen.”

-Jo ore. – I thash une – Nuk me vjen keq, por me vjen keq per shokun tend Zihni se ai pranon me mire te shkarkohet se sa te ndiqet penalisht.  –Oh- ja beri Ramazani: - Ato s`me kane thene gje mua.

Sic e kam theksuar dhe me pare, e perseris se ne gjykaten e Elbasanit ekziston nje zinxhir korruptiv qe fatkeqesisht vazhdon ne apelin e Durresit e ne gjykaten e larte, nuk mund te paragjykoj Gjykaten Kushtetuese.

Me 29 tetor, gazeta “Dielli” e Amerikes botoi nje deklarate te bere nga une. Fill pas ketij artikulli Gjykata e larte ne Shqiperi kishte marre vendim per nje rekurs te nje procesi gjyqesor, te bere me 2012. U deshen dy vjet per te thene qe rekursi nuk pranohet. Pale  se  kur do te gjykohej.  Pa koment.

Per mendimin tim, nga eksperienca e hidhur me proceset gjyqesore, duhet jo nje reforme e thelle por hetim per zinxhirin korruptiv ne sistem, se sic theksojne qytetaret e ndershem : “Kur populli te shohe gjyqtaret e korruptuar ne banken e te akuzuarve, atehere do te besojme se po behet drejtesi”.

Me kete rast dua te falenderoj Kryetaren e Gjykates  se Kavajes Entela Shedula dhe ish Gjyqtaren Alma Hicka, qe kane bere procese gjyqesore dinjitoze me integritet ne drejtim te problemit te familjes Harri.

Une si qytetar kam besim vetem tek ato gjyqtare qe trajnohen nga U.S.A.J.D.I.

Tani te kalojme tek vendimi i procesit gjyqesor te dates 13 janar 2015, te zhvilluar nga gjyqtari Ramazan Avdiu, me kerkese te Durim Harrit. Vellai im i ndodhur ne nje situate te veshtire ekonomike ka hapur proces gjyqsor per te perfituar nga detyrimi qe ka shteti shqiptar per persekutimin 50-vjecar te babait e te femijeve te tij. Gjyqtari mekatar kurresesi nuk duhet ta pranonte  kete ceshtje e jo te tallet me vellane 76-vjecar. Ky bandit na mohon pronen e paluajtshme dhe eshte ne nje proces gjyqsor ne shkallet me te larta.  R. A.  nuk mund ta bente kete séance gjyqsore  kur Durimi perfaqeson 1/5 e trashegimise  pa tager per proces gjyqsor se ate te drejte e kam une me prokure te posacme.

Jemi prej gati 6 vitesh ne procese gjyqsore:

1. Me Z.Shahun, kallezim penal per mos leximin e vendimit.

2. Me Ramazan Avdiun per rivendosjen me afat.

Po perballem me nje beteje te ashper mes drejtesise dhe padrejtesise. Eshte angazhuar zinxhiri korruptiv per te mbrojtur vendimin terrorist te Zihni Shahut. Zihni Shahu, ne bashkepunim me banden korruptive ne Z.V.R.P.P  Elbasan kane bere masaker me pronen e familjes Harri, duke na hyre ne hak dhe neve dhe shtetit. Ata kane bere pronare individe te dyshuar per trafiqe e pastrim parash.

Eshte per t`u theksuar se gjyqtari Ramazan Avdia eshte “mjeshter” ne mbylljen me “sukses” te aferave te ndryshme korruptive, sic eshte rasti i ish-kryesekretarit te Gjykates qe vodhi 8 milion leke pulla dhe gjyqtari i te njejtit institucion e nxorri te pafajshem.

Nje miku im K.GJ ne vitin 2012, ne nje proces gjyqsor qe kishte patur me Ramazanin, pasi kishte lexuar vendimin, K.GJ  i thote: - Ore, cfare vendimi more keshtu ti?!

Ramazani i ishte pergjigjur: -Te marr ate qe me takon mua dhe ti fshije by…. Me vendimin tim. Pra, keto palo gjyqtare – qyqare s`kane as turp e as frike.

Deri kur do te vazhdoje keshtu??!

Me ben pershtypje se si institucionet pergjegjese ne Elbasan, me gjithe denoncimet e mija, e te tjereve qytetare, nuk po levizin, sikur ne Elbasan cdo gje shkon “vaj”?!

Se fundi, kam nje kerkese per:

Presidencen, Kryeministrine, Ministrine e Drejtesise, Prokurorine e Pergjithshme, tek te cilet kam depozituar dosje me dokumente shkresore e harta qe vertetojne veprat korruptive e penale te pershkruara me lart, te dergojne perfaqesuesit e vet e ta shohin gjendjen ne vend.

Te shohin ndertimet pa leje ose me lejen e Qazim Sejdinit. E verteta eshte ketu e jo ne pallavrat e dosjeve qe bejne gjyqtaret e korruptuar.

Pronen tone te lare me lot, burg e gjak nuk mund dhe nuk do ta gezojne persekutoret tane e trafikantet qe blejne gjyqtaret.

Nje kujtese e kam per politiken shqiptare. Per Evropen dhe Ameriken u pushkatuam dhe u burgosem ne e jo ato qe e izoluan vendin per 50 vjet.

Une dhe te gjithe ata qe mendojne si une, e quajne veten Pronare, e jo “ish”, ne e konsiderojme vehten te persekutuar, se ky persekutim po vazhdon.

Na reabilitoni seriozisht me dinjitet e ne cdo gje, qe te deshmojme se ketu po ndryshon ?!

Nuk ka ligj per te na mohuar drejtesine e dhunuar, drejtesine e kerkuar. Politika e politikanet shqiptare pas `90 kane deshtuar. Po Perendimi?

E mira ka frike nga rrena. E keqja nuk rron dot pa rrejt !!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora