E enjte, 28.03.2024, 10:08 PM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: I munduri nga liria

E merkure, 25.02.2015, 06:43 PM


Rrustem Geci

 

I MUNDURI NGA LIRIA

 

Atdheu nis tek zemra, tek gjuha, flamuri

se në dhé të huaj, ndërron emrin dhe guri!..

Aort Prishtina

 

Ika turpin të mos e ha me bukë

ika që të mos jem  i  poshëtruar

ika se  jam  një  gjysmë  i  rënë

ika se s´pata një shpresë  tjetër

 

Gjatë jam konsultuar me veten

tëra hallet bluar i kam në kokë

një shtëpi shteti ma premtoi,se

atë që e kisha serbët ma dogjën

 

Nderi im bukën  se  ha me turp

ikjen  se  kam  ëndërruar kurrë

gruaja ime provoi të gjejë punë

por i vunë kusht- test në krevat

 

Atë çast  i  tërë  qielli    zuri

desha ti vras ose t´ua vë flakën

por amaneti i babës nuk  më la,

biri im;  ti s´ke plumb për vëlla

 

I mundur  nga qeverisja e keqe

nga  ndërgjegjja   për    cilën

kam  luftu. Qeveri  pse  tallesh

a  s jemi të vrarë mjaftueshëm!..

 

 

KTHIMI I LULEBORËS

 

Në disa pjesë të Ilirisë së djeshme

të sotmës i mungojnë disa krahina

Molla  e  Kuqe  ende  është  plagë

Në Çamëri këngët  po  bashkohen

 

Arbi, bëje  dashurinë për atdheun

krijim, nxitje për gjithsecilin njeri

kremtim të emocioneve të bardha

gjeografi  ku  merr  frymë  kombi

 

Tek ti atdhé  unë  e  kam  zemrën

tërësinë e gjuhës  dhe shkronjave

jam rritur në  djep    vetëtimave

ku secila ditë  e krijon  një  këngë

 

Kosovë, gjatë do të  jem  i  sotëm

me prushin tim unë ty    këndoj

poezitë që dje u kthyen  nga lufta

nuk më dukën  dhe aq të lumtura

 

Shqipëri, nënëlokja e shqiptarëve

kraharor  vullkani  i  atdheut  tim

në disa pjesë të Ilirisë së djeshme

gjethi i mollës po bie si një i rënë



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora