E premte, 19.04.2024, 05:34 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

10 deputetët më të pasur dhe më të varfër të Kuvendit

E diele, 13.07.2008, 01:38 PM


Lëvizja “Mjaft” publikon raportin për aktivitetin e ligjvënësve. Ja 15 deputetët “memecë” në Parlament, që nuk u është dëgjuar zëri

Shaban Sulçe

Pakkush mund ta mendonte, por të paktën në letër, Sali Berisha dhe ministrat kryesorë të qeverisë së tij rezultojnë jo vetëm me pasuri modeste përpara deputetëve të tjerë, por mund të klasifikohen në kategorinë e të varfërve, ashtu si shumica e shqiptarëve. Ky konkluzion arrihet pas përpunimit të të dhënave të deklaratave të pasurisë së 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë këtu edhe anëtarët e kabinetit të qeverisë “Berisha”. Dje, lëvizja “Mjaft” ka publikuar raportin e saj vjetor “Unë votoj”. Ndër të tjera në këtë raport janë paraqitur edhe pasuritë e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Skuadra “Unë votoj” ka bërë një përmbledhje totale të pasurisë së deputetëve nisur nga deklaratat që ata kanë depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në tabelën përmbledhëse vetëm ministrat Basha dhe Ruli rezultojnë në dhjetëshen e deputetëve më të pasur, ndërkohë që pjesa tjetër, përfshi kryeministrin Berisha, ministrin Bode, janë pozicionuar në ekstremin tjetër, si deputetët më të varfër.
Vështirë për t’u besuar, megjithatë këtë thonë deklaratat e pasurisë të depozituara nga shefi i qeverisë dhe shefi i Financave shqiptare.

Berisha, sa i varfër!!!

Të paktën, gjysma e së keqes është se kryeministri Berisha nuk rezulton me borxhe, megjithatë pasuria e tij e deklaruar është shumë modeste dhe është më pak se ajo e shumicës së shqiptarëve. Vetëm 1.5 milionë lekë të rinj llogaritet pasuria e kryeministrit Berisha, i cili duket se vuajtka nga fukarallëku. Por më i varfër se Berisha rezulton vartësi i tij, ministri i Financave, Ridvan Bode. Vetëm 627 mijë lekë. Kjo është pasuria totale neto e njeriut që kujdeset për financat e shqiptarëve, por që me sa duket të tijat i paska lënë pas dore. Për të mos përmendur më pas edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili çuditërisht rezulton me borxhe. Si të mos mjaftonin hetimet për Gërdecin, Mediu do të ketë edhe një tjetër “dhimbje koke”: se si t’i shlyejë 12.7 milionë lekët që ka marrë borxh? Ministri më i varfër rezulton ministri i Rendit, me vetëm 384.000 lekë pasuri, ndërkohë që deputeti më i varfër i Parlamentit është sërish nga maxhoranca. Madje me një varfëri ekstreme. Deputeti i PD-së, Eris Hoxha, ka deklaruar si pasuri të tij vetëm të ardhurat e tij vjetore, prej 1.3 milionë lekësh. Dhe asgjë më shumë. Asnjë burim apo shumë tjetër pasurie. Për anëtarët e qeverisë “Berisha” dominimin e varfërisë e prish pasuria e ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli, i cili duket se i ka zgjidhur gjërat për pleqërinë, pasi ka arritur të grumbullojë një pasuri prej 17 milionë lekësh të rinj.

Opozitarët e varfër
 
Shqiptarëve duhet t’u vijë keq edhe për varfërinë e shumë deputetëve të opozitës, kryesisht të Partisë Socialiste, të cilët deklarojnë se jetojnë me të ardhura minimale, edhe pse mbajnë kostume të firmave dhe makina luksoze. Deputeti Arben Isaraj rezulton me një borxh prej 3.3 milionë lekësh, ndërkohë që pasuria e ish-ministrit Klosi është vetëm 450 mijë lekë.

Deputetët më të pasur
 
Ashtu edhe si vitin e kaluar, deputeti demokristian Tom Doshi konfirmohet sërish si ligjvënësi më i pasur në Kuvendin e Shqipërisë. Pasuria e tij e deklaruar kap shifrën e rreth 1 miliard lekë të rinj. Sadri Abazi renditet i dyti në listën e deputetëve më të pasur, me një pasuri që kap shifrën 485 milionë lekë. Më pas lista vijon me deputetin e PSD-së, Pilo Keri dhe deputetin e PD-së, Ndriçim Babasi. Vetëm në vendin e shtatë dhe të tetë mund të gjenden emrat e anëtarëve të qeverisë “Berisha”. Më i pasuri ndër ministrat është ai i Ekonomisë, Genc Ruli, me një pasuri prej 48 880 500 lekësh. Ruli sfidohet përsa i përket pasurisë nga një koleg i tij, pikërisht ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili renditet i teti në listën e deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Pasuria e Bashës arrin në vlerën 48 855 983 lekë. Emri i ri në “superlistën” është ai i deputetit të LDK-së, Nikoll Lesi, pasuria e të cilit ka pësuar rritje pas shitjes së gazetës “Koha jonë”. Lesi renditet i nënti në listë, me 47 780 283 lekë.

Nano

Që ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, nuk e ka pasur shumë me qejf pjesëmarrjen në Kuvend, ishte diçka që nuk u ka shpëtuar syve të shqiptarëve që ndjekin punimet e Kuvendit. Këtë e konfirmon edhe raporti “Unë votoj” i lëvizjes “Mjaft”, sipas të cilit Fatos Nano rezulton si deputeti me prezencën më të pakët gjatë seancave plenare të Kuvendit. Nga 56 të tilla, Nano ka qenë i pranishëm vetëm në dy seanca dhe këto prezenca kanë qenë më shumë për të shpëtuar rrogën e tij si deputet. Deputeti i dytë me shumë mungesa është Nikoll Lesi, i cili ka qenë i pranishëm në 9 nga 56 seancat e zhvilluara. Lista vijon më pas me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, Sadri Abazi, Taulant Dedja etj.

Zërat e fortë
 
Tre kanë qenë deputetët më aktivë gjatë seancave plenare të Kuvendit për këtë legjislaturë. Erion Braçe (PS), Pëllumb Xhufi (LSI) dhe Valentina Leskaj (PS) kanë qenë deputetët që kanë marrë pjesë më shumë në debatet parlamentare me fjalimet e tyre. Braçe, Xhufi dhe Leskaj duket se e kanë bërë më së miri rolin e tyre të opozitarit në sallën e Kuvendit, gjë që është konstatuar jo vetëm nga raporti “Unë votoj”, por edhe nga i gjithë opinioni publik. Nga ana tjetër, deputetët më të heshtur që nuk kanë marrë pjesë në asnjë debat në Kuvend janë milionerët Sadri Abazi dhe Ndriçim Babasi. Ata pasohen nga Flori Bajramaj, Gilman Bakalli, Taulant Dedja, Tom Doshi dhe Vangjel Dule, të cilët kanë preferuar të mbajnë gojën “kyçur” në sallën e Kuvendit.

10 më të pasurit

1-Tom Doshi PDK 992.629.260 lekë
2-Sadri Abazi PS 485.083.157
3-Pilo Keri PSD 173.021.265
4-Ndriçim Babasi PD 118.175.490
5-Nikollaq Neranxi LSI 80.920.000
6-Paulin Sterkaj i pavarur 73.125.000
7-Genc Ruli PD 48.880.500
8-Lulëzim Basha PD 48.855.983
9-Nikollë Lesi LDK 47.780.283
10-Sami Gjergji PD 44.174.271

Pasuria e anëtarëve të qeverisë

1-Sali Berisha 1.501.603 lekë
2-Ridvan Bode 627.000 lekë
3-Majlinda Bregu 4.005.093 lekë
4-Jemin Gjana 2.950.000 lekë
5-Nard Ndoka 10.414.837
6-Bujar Nishani 384.355 lekë
7-Genc Pollo 9.618.374 lekë

Prezencat në seancat plenare

1-Fatos Nano 2 nga 56
2-Nikoll Lesi 9 nga 56
3-Vangjel Dule 10 nga 56
4-Sadri Abazi 18 nga 56
5-Taulant Dedja 19 nga 56
6-Ilir Meta 23 nga 56
7-Gilman Bakalli 26 nga 56
8-Hamit Kosta 27 nga 56
9-Paskal Milo 27 nga 56
10-Skënder Gjinushi 29 nga 56
11-Kastriot Islami 32 nga 56
12-Blendi Klosi 32 nga 56
13-Albert Divjaka 33 nga 56
14-Tom Doshi 34 nga 56
15-Leonard Solis 35 nga 56
16-Dritan Prifti 35 nga 56
17-Shpëtim Idrizi 36 nga 56
18-Durim Hushi 36 nga 56
19-Arben Malaj 37 nga 56
20-Neritan Ceka 37 nga 56

Deputetët me paraqitje më të plota në Kuvend (Të gjithë këta deputetë kanë marrë pjesë në të 56-të seancat e zhvilluara)

Engjëll Cara
Parid Teferiçi
Edmond Spaho
Erion Braçe
Astrit Patozi
Luan Skuqi
Bashkim Fino
Besnik Bisha
Ndriçim Hysa
Aurel Bylykbashi
Engjëll Bejtaj
Flori Bajramaj
Gjovalin Prenga
Elmaz Sherifi
Piro Lutaj
Mevland Xhindoli
Ymer Tola
Mehmet Xheka
Dashnor Sula
Safet Sulaj

Deputetët që kanë marrë pjesë më shumë në debate

1-Erion Braçe
2-Pëllumb Xhufi
3-Valentina Leskaj
4-Arben Malaj
5-Dashnor Sula
6-Taulent Balla
7-Ridvan Bode
8-Blerim Çela
9-Sali Berisha
10-Bujar Nishani
11-Nikollaq Neranxi
12-Ermelinda Meksi
13-Arta Dade
14-Stefan Çipa
15-Tritan Shehu

Deputetët që nuk kanë marrë pjesë në asnjë debat

1-Sadri Abazi
2-Ndriçim Babasi
3-Flori Bajramaj
4-Gilman Bakalli
5-Taulant Dedja
6-Tom Doshi
7-Vangjel Dule
8-Alfred Gega
9-Hamit Kosta
10-Durim Lamaj
11-Paskal Milo
12-Hajrrullah Paturi
13-Bukurosh Stafa
14-Ymer Tola
15-Idriz Xhomara



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora