E marte, 23.04.2024, 11:07 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Letër nga Diaspora

E marte, 24.02.2015, 07:33 PM


Letër nga Diaspora drejtuar, Kryetarit të  Komunës    së Dardanës z. Begzad Sinani.

JU  PËRGËZOJ  PËR  PUNËN    KENI  BËRË, DHE PO BËNI  TANI

Nga Ramiz DËRMAKU

I nderuari Kryetarë i Kuvendit Komunal në Dardanë, z. Begzad  Sinani, në fillim të këtyre rreshtave pranoni t’falat më të  ngrohta dhe më të  sinqerta që burojnë nga thellësia e shpirtit tim. Unë si qytetarë i Komunës së Dardanës, me vëmendje të madhe e përcjell gjendjen nepër të cilën po kalon Kosova e konkretishtë Dardana. I nderuari dhe i respektuari  z. Kryetar, me vëmendje e kemi përcjell edhe  punën tuaj  gjatë kohës kur ju ishit ( dhe përsëri jeni ) kryetarë i Kuvendit Komunal në Dardanë. Prandaj sipas mendimit tim ju keni dhënë një konribut të madhë në  ndertimin  e Rrugëve, Urave, objekteve të mëdha kapitale, shkollave, shtëpive të kulturës, shtëpive të shëndetit, keni ndihmuar sektorin bujqësor, blegrorinë, bletarinë, etj, etj , E keni përkrahur dhe ndihmuar shumë shpeshë  i keni vizituar familjet e dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës. Keni përkrahur dhe keni ndihmuar; Arsimin, Kulturën, Sportin,. Sistemin shëndetësor-pra shëndetësin, bujqësin, ekonominë, i keni dhënë shtytje të madhe proceseve demokratike etj, etj.

Por sa i përket Diasporës sonë me keqëardhje u themi se shumë pak është bërë ne këtë  drejtim. fare pak.., për të mos thëne hiq: Ne kemi pritur nga ju i nderuari z.zoti Kryetarë i komunës që gjatë kohës së së pushimeve verore por edhe të atyre dimërore, ju  të organizoni nga një takim me mërgimtarët tanë, swepse ne kemi nevojë për takime të tilla ne të cilat ju do të na informoni gjërësiashtë me gjendjen ne të cilën po kalon komuna e jonë, dhe me sfidat ne të cilat po ndeshet ajo. . Mërgimtarët  dikur  ishim ata që  i mbanin gjallë, familjet   tona, të afërmit, arsimin, familjet e varfura, Univerzitetin, shkollën shqipe, arsimtarët.., etj.Mërgimtarët tanë ishin ata që ndanë kafshatën e gojës për ta ndihmuar popullin  e Kosovës para lufte gjatë saj edhe sot. Shumë mërgimtarë nga diaspora flijuan edhe jetën për çlirimin e Kosovës .

Organizimi i takimeve me mërgimtarë do të ishte shumë produktivë sepse një pjesë e mërgimtarëve tanë janë të gatshëm të investojnë në Kosovë. Gjatë atyre takimeve ju duhet ta informoni diasporën tonë me kushtet dhe gjendjen ne të cilën po kalon komuna e jonë. Ju si gjeneratë e re si njeri i maltretuar, i rrahur dhe i dënuar vite te tëra nga ish .regjimi serbo sllav, ku JU humbet edhe shëndetin nuk duhet të lejoni që të masoheni nga huliganët, karriristët, rrenacakët, demagogët..,  Nga ju presim që gjatë kohës së pushimeve jo t’na prisni me lule.., por me një buzëqeshje, me fjalët më të mira, sepse ne këtë edhe e meritojmë. Ju s’bashku me stafin tuaj të mbani tubime me mërgimtarë dhe të bisedojmë hapur për problemet ne të cilat po kalon vendlindja jonë . Gjithahtu  ju si kryetarë , si njeriu i parë në Komunë, duhet  të kërkoni  nga stafi i juaj që ata me përkushtim e seriozitet të angazhohen në kryerjen e punëve që kanë gjatë kohës kur mërgimtarët tanë ndodhen në pushime.  Gjithë personeli gjatë kohës së pushimeve  të punojë edhe pasë orarit të rregulltë, nëse ka nevojë. Të gjitha zyret e Kuvendit Komunal në Dardanë, duke filluar nga zyrja e ofiqarit e deri tek ajo për lëshimin apo dhënjen e pasaportave të jenë të hapura dhe më aktive, dhe punëtorët që punojnë në to të jenë më të sjellshëm dhe të na i kryejnë punët ashtu siq e kërkon koha dhe vendi. Ne zoti Kryetar ju jemi mirënjohës dhe ju falenderohemi për shumë aksione që i keni kryer, duke filluar nga hapja e rrugëve të reja, shtrimi i tyre me zhavor, asfaltimi,etj   mbulimi i gropave në rrugë.   Ndertimi i shkollave,  urave, kanlizimin ne disa fshatëra,  gjelberimi i trotuareve, hapja e minifermave të ndryshme duke filluar nga ajo e bletarisë, shpezëtarisë, industrisë, ekonomisë, pylltarisë.., etj etj. Ndertimi[D1]  i objekteve të ndryshme kapitale, deri tek hapja e shumë firmave. Ne kemi edhe informacione se ju jeni edhe vizitues i fermereve në Dardanë, konsultoheni me ta, i pyesni për problemet me të cilat ndeshen ata, ponjashtu duhet falenderuar edhe firmën private NNT GLOBAL PROJEKT, nga Topanica , me mjaftë sukses po i kryen detyrat për të cilat është zotuar, po bënë mirëmbajtjen , pastrimin e borës gjatë kohës së dimrit. Ju z.Kryetarë, jeni vizitorë edhe i familjeve të varfura, thënë shkurtë deklarimet tuaja gjatë debateve televizive para zgjedhjeve i keni realizuar por jo tërësishtë. Ju gjatë debateve duhet të jeni më i qetë dhe të flisni me urtësi dhe me fjalë të qeta, arrgumente e fakte ta bindëni popullin dhe shikuesit e telervizionit, se vërtetë keni punuar. Shpresoj z. Kryetarë se ju më së miri  e dini  se Çka do të thotë të jetosh në mërgim sepse babai dhe xhaxhai i juaj ndodhen vite te tëra në diasporë. Kësaj radhe po e përfundoj me dëshirë që ju do ta lexoni dhe të gjitha ato që ne i kemi cituar dhe shumë të tjera do ti realizoni në praktikë …



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora