E premte, 29.03.2024, 10:48 AM (GMT)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Të lirë si edhe brenda vetes

E marte, 24.02.2015, 07:19 PM


….të lirë si edhe brenda vetes sonë..

“Sheper.., o fshat i burrave me emer ...,

o fshat ..,i CAJUPIT ...,RUCIT.., dhe ILISE

c'po ndodhte me ty..,ate dite ne Salle !!??

me Male Dilon e Zagorise ? “     M. Gjoni

Nga Ksenofon  M.  DILO

Ose më saktë ashtu si ishim vetëm brenda jetës sonë. Sepse Babai- ILIA DILO SHEPERI- e shihte dhe e thoshte vetëm kur ishte i sigurt se ai tek të cilët drejtoheshin fjalët kishte shenjën e barazimit për sa i përket dashurisë dhe mirëkuptimit.

Të ftonin fèmijèt e tij nën hijen e pemëve  të dashura , të cilat i kishte mëkuar vetë me mëllënj kujdesi e i kishin vaditur me gjak që  ato të rriteshin të bukura , të kishin atë hijeshi që të mbronte nga zhuritja e ..

Një jetë ishte shkrirë dhe çdo pemë ngjante me një pjesë të shkruar në vargje të cilat nuk mund t’i lexonte vetëm ai që i kishte përpunuar , por edhe kush i shihte me dashuri  nuk mund të mos mrekulloheshe nën hijen e një molle nè Kokojkè që ngjante si përrallore tek e shihje në pranverë të mbushur ding me ato lulet jo krejt të bardha , por pak rozë e që dora e Males duke krasitur kur duhej e si duhej dhe vetëm si dinte ai i kishte dhënë gjithë pemës një formë të tillë që ngjante si në kubetë lulesh.

Të dukej se një dorë gjigante e mbanë si të donte në radhë të parë ti tregonte vetë natyrës se ajo ishte e mrekullueshme ,por kur kujdesej e vinte dorën e tij edhe njeriu ajo bëhej madhore e ngjante të kishte dëshirën të arrinte një bukuri përrallore. Sa herë e kam pyetur veten se qysh ja dilte mbanë  punonte si veteriner, gjithë kohën mbi një kalë, natë e ditë punonte, e shihnim fare pak se duhet të mbante familjen ,gjith ato gojë për të ushqyer, e mamaja , e cila rropatej gjithë ditën me shtëpi e me fëmijë nuk mbetej asnjëherë ngushtë për sa i përket *financës  Ish i përgjegjshëm e dinte mirë detyrat e tij. Por kur lëshohej në Kokojkë, atëherë ai ..pikturonte.

Qindra rrënjë peme , gjithë llojet që i përgjigjeshin e duronin klimën e atij vendi, nga gjithë bota kishte mbledhur varietete që edhe i shartonte me kujdes më vonë e bënte mrekulli-ra, i operonte , ju qëndronte pranë në lindje shpesh të vështira e mbillte kudo mirësinë e tij , sepse ju pak e dinë se ç’ishte të të shpëtonte lopa  bashkë me viçin që sigurisht kjo do të ndodhte pa ndërhyrjen e Males së mirë. Por bukurinë e jetës e kishte gjetur dhe tek pemët  .

Aty ishte si të kishte një pendë të artë , dhe shkruante duke dhënë me çdo pemë një kapitull të pa shkruar më parë

E frutet ishin aq të mbara , e syri dhe zemra ,por edhe shija kalonin në zenith me mrekullinë e punës së Males . Ishte sikur donte të kalonte një mesazh tek të gjithë, sikur atë që nuk mund ta thoshte me zë të lartë, por pa mundur ta mbajë edhe brenda shpirtit, e jepte me punën e tij vigane.

Thoshte për ata që e kuptonin se njeriu është zot i vetes e se po të dojë gjithçka zbukurohet , gjithçka është e përsosur sepse përballë vullnetit e dëshirës së njeriut nuk mund të qëndrojë asnjë forcë e natyrës. Përkundrazi ,ajo nënshtrohet e zbukurohet.

Ndaj dhe të ftonin me gjith zemër nën hijen e tyre tè sigurt se aty njeriu i mirë do të gjente pak liri do të këmbente dy fjalë e do të gjente vetveten. Kështu punoi Malja dhe vellezerit e tij gjithë jetën e mbollèn mrekullinë.

E bëri natyrën ti nënshtrohet në kuptimin e mirë të fjalës, dhe nuk ishte gjithmonë me natyrën përballë..

Djallin komunist , nuk mundi ta ..ndryshojë.... se ,

“Perballe teje intrigantet ..,

perballe teje ..,parti-enver..,”   thote,  me te drejtè, dhe burrerisht konkludon poetja :

“ pas teje historia do vinte ..,pas teje ..,patriotizem dhe nder !”



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora