E merkure, 24.04.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Lëreni të qetë engjëllin Rugovë

E marte, 24.02.2015, 08:55 PM


LËRENI TË QETË ENGJULLIN RUGOVË NË PARAJSËN E TIJ

NGA FLORIM ZEQA

Reagimi i të ashtuquajturve pjestarë të OVL të UÇK-së ndaj dekorimit të presidentit historik të Republikës së Kosovës, shenjtorit Ibrahim Rugova nga ana e presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bujar Nishani, u bë shkas që më shtyjnë t'i themë dy-tri fjalë të dalura nga thellësia e shpirtit.

Luftëtarët e lirisë së vendit tim, asnjëherë nuk i kam shiquar dhe as që i shiqoj me syrin partiak, ideologjik, fetar apo rajonal.

Lajmet që na erdhen nga Shqipëria më rastin e dekorimit të 20 luftetarëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës; Ahmet Krasniqi, Salih Çekaj, Zahir Pajaziti,Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Ekrem Rexha (Drini), Luan Haradinaj, Bekim Berisha (Abeja), Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Smajl Hajdaraj, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Latif Berisha, Ukë Bytyqi, Ismet Rraci, Agim Hajrizi, Haki Imeri dhe Indrit Cara ishin akt i krenarisë kombëtare.

Presidenti i Shqiperisë Bujar Nishani, duke dekoruar 20 heronjët e kombit, tregoi se lufta e shqiptarëve kishte kauzën më të drejtë njerëzore dhe kombëtare për liri dhe pavarësi. Me këte dekorime presidenti Nishani e nderoi edhe vijën institucionale të luftës, e dekoroi udheheqësin e saj, presidentin historik të Kosovës, liderin shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës dhe arkitetktin e pavarësisë dhe lirisë së vendit tonë, dr. Ibrahim Rugovën.

Dekorimi që iu bë presidentit dhe liderit tonë historik, Ibrahim Rugova, dhe 20-të theronjëve tjerë të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me rastin e 7-të vjetorit të pavarësisë, sikur i tmerroi profiterët e luftës, që ende po përfitojnë në emër të luftës në Kosovë.

Disa pjestar të papërgjegjshëm, në emër të OVL të UÇK-së reaguan turpshëm me rastin e dekorimit të presidentit Ibrahim Rugova dhe disa figurave tjera kombetare! A ka më mëndësi më të ulët dhe poshtësi më të madhe se sa kundërshtimi i vlerave të lirisë sonë!

Ky grup i vogël njerëzish të pandërgjegjshëm po luajnë me figurat më emblematike kombëtare, këta njerëz po luajnë me ndjenjat e njerëzve më të pastër dhe më të ndërgjegjshëm të këtij vendi,...janë pikërisht këta që dogjën flamurin e shtetit të Kosovës të dizajnuar nga presidenti Rugova.

Ky veprim i "trimave të xha Sulos", përbën një paradoks të llojit shqiptar, ngase askund tjetër në botë nuk ka ndodhur dhe as që mund të ndodhë që çlirimtarët e vendit të djegin flamurin e shtetit të tyre, si nuk ka ndodhur deri më sot që shpëtimtari i popullit të tyre të kontestohet nga çlirimtarët!

Siq duket, pjestarët e OVL të UÇK-së e kanë harruar misionin e tyre, e të qenurit "guardian" (vrojtues) të lirisë, sovranitetit dhe integritetit të vendit të tyre,...i cili jo vetëm që është i rrezikuar, është i atakuar seriozisht nga pushtuesit serb në veri të vendit, dhe është i shantazhuar sovraniteti dhe integriteti i shtetit edhe në mbrendi të vendit nga strukturat serbe në Kosovë.

Ku janë OVL-të e UÇK-së, që nuk e ndërmorën asnjë veprim për largimin e barrikadave mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe çlirimin e asaj pjese nga strukturat kriminale serbe!

Ku janë "trimat e xha Sulos", që dogjën flamurin dardan, flamurin e shtetit të Kosovës,...pse nuk ju bë pëngesë flamuri lara-lara, pa identitet dhe pa ndjenja kombëtare,...pse nuk e kundërshtuan multietnicitetin e shtetit, kur deri dje e kishin gojën plotë "bashkim kombëtar",...pse nuk po ju bëhet pëngesë valvitja e flamujve të shtetit serb gjithandej komunave dhe lokaliteteve (enklavave) serbe, pse nuk po ju bëhet pëngesë mbishkrimi në komunat serbe, madje edhe në çirilicë i "Republika Serbija", "Opstine Gracanica",etj,...pse nuk ju bë pëngesë vendosja e shtatorës së krajl Millutinit në zemër të Kosovës, apo pse nuk po ju bëhen pëngesë tre ministrat serb në Qeverinë e Republikës së Kosovës që nuk e njohin dhe as pranojnë Kosovën si shtet të tyre !

Pse nuk u bënën pëngesë për ta bisedimet politike me Serbinë në Bruksel (nga shefi i tyre Hashim Thaçi), në të cilat serbët nxorën Asociacionin e komunave serbe, që nesër do të bëhet "mollë sherri" për ndarjen edhe "de jure" të veriut të vendit,...apo pse nuk u bë pëngesë "decentralizimi mbi baza etnike" (serbe) i teritorit të Kosovës, sipas të cilit më pak se 5 % e serbëve e kontrollojnë rrethë 25 % të territorit të vendit tonë!

Këto janë pyetje në të cilat duhet të përgjigjen pjestarët e këtyre organizatave të dala nga lufta, e jo të merren me fyerjen e figurave të lavdishme historike.

Më e mira e së mirës për ta do të ishte ndjekja e rrugës së shefit të tyre (Hashim Thaçit), që me një përulje dinjitoze pranë vendit ku prehet në paqe hyjnori Rugovë, t'i kërkojnë falje atij dhe mbarë popullit të Kosovës dhe të distancohen botërisht nga kokat e sëmura kombëtare, të shëndruar në nxitës dhe përçarës fatal të shqiptarëve (para, gjatë dhe pas luftës).

Ashtu sikurse heronjët dhe dëshmorët e lirisë që janë të popullit e jo të partive politike, ashtu edhe arkitekti i shtetit tonë ishte shpëtimtar i të gjithëve, unifikues dhe paqësor, mbrojtës dinjitoz i luftës çlirimtare në Gjykatën e Hagës në përballje me kryesatrapin e ballkanit,...ku falë deklaratave të tij pranë asaj gjykate UÇK-ja mbeti krijesë e lindur nga populli liridashës që luftoi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë,...si e tillë doli fitimtare dhe e pandëshkuar nga Gjykata e Hagës.

Për figurat e lavdishme të historisë sonë më të re, mirënjohja dhe dekorimi është më e pakta që mund të bëjmë për ta.

Për shënjëtorët e kombit si: Ibrahim Rugova, Adem Jashari,....mirënjohjet dhe dekorimi janë një nderim për të gjallët që i kujtojnë me devotshmëri, përndryshe ata, me veprat e tyre madhore, zemërgjerësinë dhe dashurin ndaj atdheut dhe bashkombasve të vet e kanë fituar pavdekësinë,...do të jetojnë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet e popullit të tyre, të cilët paqësisht dhe me dashuri njerëzore janë skalitur në kujtesën historike të popullit të tyre.

Të vërtetat historike janë ato të shkruara në shpirtin e popullit e jo ato të shkruara nga pendat e errëta të ideologjive të dështuara politike.

Ibrahim Rugovën e bekoi vet Zoti, që nuk e la të jetojë në kohën e maskarenjëve dhe horrave të kësaj kohe të keqe.

Ju që po reagoni kundër vlerave sublime të kombit tonë, e bëni vetëm një mëkat të vogël,...mëkatin më të madhë po e bëni ndaj pasardhësve tuaj, fëmijëve, nipave dhe mbesave që mund t'ju leni një njollë të zezë në ardhmërinë e tyre, mos harroni se pendesa e tyre do të jetë mallkimi më i madhë për ju nesër!

Prandaj, lëreni të qetë engjullin Rugovë në parajsën e tij.



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora