E merkure, 17.04.2024, 12:15 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhevat Rexhaj: CVP dhe LDK për bashkëpunim

E hene, 23.02.2015, 08:30 PM


CVP DHE LDK DEGA NË ZVICËR PËR BASHKËPUNIM TË NDËRSJELL

Nga takimi i një delegacioni të Degës së LDK-së në Zvicër me sekretaren e përgjithshme , dhe bashkëpunëtorët e saja të partisë  së tretë parlamentare, të qendrës së djathtë zviceriane në Bern.

-Asnjë qytetari të Kosovës nuk i ipet azili, nuk ka azil për tan gase me procedura të shpejta kthehen, qytetarëve të Kosovës u nevoiten ndihma në vend atje ku jetojnë…

-Shqiptarët janë pjesë përberëse e shoqërisë zviceriane….

-Do të ketë edhe takime të niveleve të larta partiake në mes CVP së dhe LDK-së

Nga Xhevat Rexhaj

Në Zvicër në bazë të statistikave jetojnë dikund 200 000 shqiptarë, duhet cekur se një numër i madh i tyre ka sot shtetësin zviceriane, dhe në realitet ata dhe ato janë pjesë përberëse e shoqërisë së këtij shteti. Kohët që pas lufta kanë ndryshue, me këtë edhe vet qasja dhe vet mentaliteti i shumë shqiptarëve që jetojnë e punojnë këtu, andaj edhe këto vitet e fundit preket kudo në shoqërinë zvicerrane se shqiptarët sot janë pjesë aktive e shtetit dhe shoqërisë demokratike të Zvicrrës. Në realitet shumica shqiptare mbanë dhe ruan një mirënjohje ,e cila shpesh ndoshta edhe nuk e hetohet në të shprehurit e saj hapur, për Zvirrën dhe popullin e shtetin zvicerran. Kjo rrjedh nga vet  rrethanat dhe ngjarjet në dekadat e kaluara, në Zvicër dikur në vitet e 70 e 80 erdhën shumë punëtor krahu, më vonë në vitet e apartheidit serb erdhën shumë të rinjë dhe familje edhe intelektuale me profesione të shumta, e që kulmoi me pranimin nga shteti zvicerian të 100 000 mijë refugjatëve të luftës, dhe më vonë që të gjithë që u kthyen morën ndihma materiale të caktuara për nji nisje jete të re në Kosovë. E nga kjo del se neve duhet të mbajmë mend të mirën, ndihmën dhe ssolidaritetin që na e ofruan populli dhe shteti zviceran, i cili ishte edhe ndër shtetet e para që njohu pavarësin e Kosovës.

Fatkeqësisht ka pas edhe plotë ngjarje e probleme që kanë shkaktue shpesh një frustrim te shteti dhe populli zviceran nga disa sjellje dhe të bëra kriminale nga ne shqiptarët, e që kulmi u duk kur edhe disa që sot mirren me politikë në Kosovë kanë dosje të zeza në drejtësin e shtetit zvicerian, por në përgjithësi ka plotë shembuj aq të mirë ku shqiptarët edhe jannë pjesë e sukseseve të vet Zvicrës. Sporti, fuqia e re punëtore, por tani me shkolal e profesione të shumta e të mira, me biznese të shëndosha, me të ri në ushtrinë zvicerane e plotë shembuj të tjerë që vërtet na nderojnë edhe ne kudo jemi, por edhe kthejnë diç të mirë shtetit dhe popullit të Zvicrës. Sot Zvicra është atdheu i shqiptarëve që e kuptojnë realitetin, por askush nga shteti nuk i ndalon shqiptarët që ta duan dhe ta mbajnë edhe shtetësin e tyre nga Kosova, apo viset tjera shqiptare, e pra është një mundësi me shumë të mira për ne shqiptarët, e sidomos të rinjët si gjeneratë e dytë apo e tretë që ta gjejnë veten lirshëm në këtë shtet mundësish të mëdha demokratike e ekonomike.

Ne si shqiptarë nepër shoqata apo si kemi dëshirë të themi nepër parti politike, ( edhe pse me ligjet zvicerane nuk egzistojnë parti politike nga shtet tjera, dhe është shumë me vend ky rregullim) kemi qalue shumë në bashkëpunimin konkret me subjekte, shoqata e grupe interesash shoqërore zvicerane, andaj është koha e fundit që të hapim këto dyer që edhe partitë politike të Zvicres na i ofrojnë. Dihet mirëfilli se sot shumë shqiptarë janë pjesë në zgjedhje nacionale e lokale të Zvicrës, pra sot ne i kemi të gjitha mundësit që të zgjedhim dhe të jemi të zgjedhur për poste parlamentare, qeveritare dhe publike. Nisur nga kjo, ne dje kishim një takim të rëndësishëm si përfaqësues të degës së LDK-së që të takonim në zyret e saj sekretarën e përgjithshme të partisë paralamentare CVP Zonjën Beatrice Wertli dhe bashkëpunëtorët e saj në kryeqytet në Bern. Ishte një rast i veqant dhe shumë i duhur që këtë takim ta shfrytëzonim edhe për parë se si funkcionon një parti serioze, partia më e vjetër në Zvicër që egziston qe 102 vite. Në fillim duhet të ceku, se fatmirësishtë ne arritëm para kohe, ngase na shqiptarët i mbajmë orët në duar, por nuk i përcjellim akrepat , dua të them se vonohemi, por jo kësaj radhe ishim të përpiktë. Me një përshendetje miqësore dhe vërtet njerëzore në pragun e derës na priti personalisht Zonja sekretare e partisë Beatrice Egli.  Menjihere pas njoftimit tonë dhe përshendetjeve me bashkëpunëtoret e saj, ajo na ofroi mundësin të shifnim për së afërmi të gjitha zyret dhe fushat për çka punojnë aty ekspertë të caktuar. Të gjitha zyret kishin njerëz kompetent, ekspert dhe politikaj me profesionalizëm të cilët pa ndërpre punojnë për studim në fusha të caktuara jete për shtetin, për përcjellje trendesh ekonomike, fushatat zgjedhore, komunikimet, analizat se ku duhet bërë më shumë për arësimin, shëndetësin, familjën, ekonomin e kështu me radhë. Ishte për ne si një botë tjetër, kur kishim parasyssh selitë e partive në Kosovë, konkret edhe të LDK-së mjerishtë ku asnjë zyre nuk ka ekspert që punojnë me përkushtim për fusha të caktuara jete, pra për shtet kur të jenë në pushtet?!

Më vonë filluam takimin zyrtar, por shumë normal, pa formalitete me kafe dhe me biseda konkrete, për ato se ku dhe çka mundemi të kemi të përbashkët në këtë bashkëpunim të duhur në të ardhmën. Në fillim Zonja Wertli na foli në vija të shkurta për historikun e partisë më të vjetër CVP , për ecjen e sdaj shekullore dhe për sukseset e saja në ndërtimin e shtetit zviceran. Ajo më së shpeshti preku një pikë kryesore ku CVP mbanë primatin si parti e fortë: Familjen. Familja ishte dhe mbetët për CVP në starti dhe caku i saj, pa Familje të duhur nuk k aas përspektivë të duhur, dhe kjo sigurishtë se do duhej të na lidhte edhe ne shqiptarëve, ngase edhe ne Familjën e kemi primare, së paku kështu deklarohemi. Zonja Wertli me sinqeritetin e saj na kërkoi tia themi konkretishtë se çfarë ne ofrojmë që ajo të na thotë se çfarë do na ofroi edhe CVP ja. Zonja Wertli foli edhe për një fenomen që është prekës në Zvicër, mos dalja në zgjedhje e shumë qytetarëve e sidomos e të rinjëve, andaj ajo e tha se : „na duhet si shoqëri dhe parti politike zvicerane të joshim më shumë të rinjët, familjet dhe qytetarët që të jenë pjesë në procese politike dhe zhvillimore të shtetit, dhe këtu u shpreh ajo, do të mund të jemi bashkëpunues të mirë me shqiptarët dhe gjithë migrantët e tjerë që jetojnë në Zvicërr, ngase rinia duhet të merret me procese“ Zonja Wertli në bisedë e sipër gjithnji mbështetej në atë duke thënë se LDK-ja dhe CVP ja janë parti me porgrame të afërta, parti të qendrës së djathtë, parti që në mebrion kanë familjën dhe shtetin e forte, po edhe si parti jemi bashkë në EPP në familjen e partive popullore të Europës, andaj kemi shumë afërsi dhe mundësi bashkëpunimi në shumë fusha. Ajo shprehu interesimin që figura politike, prej Kryetarit Z. Christophe Darbellay, parlamentarëve dhe vet Zonja Wertli të takohen me zyrtarët e LDK-së nga Kosova, por njiherit Zonja Wertli shprehu gatishmërinë që të marrin pjesë në çdo manifestim apo aktivitet të LDK-së , dhe e njëjta të bëhet edhe nga LDK ja në Zvicërr dhe Kosovë që të jenë pjesë e aktiviteteve të cilat bënë CVP ja…

Bisedat vazhduan edhe nga të tjerët që ishim në takim, Zotëriu Ruedi Hofer, ekspert për analioza dhe strategji në kuadër të partisë u shpreh shumë i ngazëllyer për kkëtë takim, ai edhe shprehu mirënjohje për komunitetin shqiptarë në Zvicërr që dita ditës po bëhet pjesë e proceseve të shumta shoqërore e shtetërore këtu. Gjithashtu politologu i njohur, njiherit njeriu përgjegjës për media e kominikime Z. Michael Girod ofroi veten dhe zyren e tij që të mbetemi në lidhje dhe bashkëpunim të qëndrueshëm, duke na falënderue për interesimin dhe gatishmërinë tonë. Po edhe Zonja Laura Curau, udhëheqëse në kampanjat zgjedhore ishte shumë e gatshme që të vazhdohet me punë konkrete ky fillim në mes të dy partive.

Kuptohet edhe bisedat dhe propozimet e pritjet tona nga takime të tjera ishin me kuptim dhe vërtet me seriozitet, që të lëvizet më përpara ngase këtë mundësi që na e ofron partai CVP duhet ta shfrytëzojmë edhe pe¨r të mirën e shqiptarëve, kur dihet se në CVP aderojnë plotë shqiptarë si anëtarë dhe besa edhe kandidat për zgjedhje të ardhmshme nacionale. Nj¨ndër kandidatet për dhomen e parlamentit zviceran do jetë edhe vajza e Ajet Avdylit nga Sollothurni. Fjalët e anëtarëve të Kryesisë së degës, vërtet veprimtarë me dekada: Z. Ismet Krasniqi-sekretar Dege, Riza Smajlit dhe Ajet Avdylit ishin të nivelit dhe nevojës. Ata fokus e kishin që do të jenë të angazhuar konkretisht, dhe në të gjitha nedegët do të senzibilizohet anetaresia dhe shqiptaret që të jemi pjesë dhe përkrahës të partisë si motër CVP-së, dhe këtë duhet ta realizojmë. Pa dashtë të ndalëm më shumë, duhet cekur se ky takim ishte i rrallë për të mirë, dhe bashkëpunimi do të jetë prioritet kudo, në fushata e zgjedhje komunale, kantonale dhe nacionale, do të jemi krah CVP-së ne si LDK. Pas disa orë diskutimi e bashkëbisedimi, u dakorduam që javën e ardhëshme kur në Bruksel mbahet takimi i partive të djathta EPP të takohen zyrtarë të lartë të CVP së dhe LDK-së. U vendos që menjihere të nisin vizita të ndërsjella nepër takime e manifestime, po edhe në fushat ku CVP ja ka lansue qështjen e Familjës , pra të mosngarkesës së familjeve me shumë shpenzime, propozim ky që do jetë në votime në mars, andaj ne do të përkrahim këtë iniciativë të CVP-së , ne si LDK.

Biseduam për qështje të azilit, për Kosovën dhe krizën atje, qeverinë që e udhëheq LDK ja, integrimin tonë në Zvicër e plotë gjëra të tjera….Të them vetëm edhe këte, se të tjerat ne shkrimine  radhës. Zvicra nuk pranon asnjë refugjatë nga Kosova, asnjë, por mendon edhe CVP ja që atje duhen investime dhe ndihma konkrete…

Ishte një rast i mirë dhe shumë i dobishëm për ne, andaj edhe une u ndiva mirë në atë takim aq interesant dhe shumë familjar të them, fjalët e mia ishin në përputhje me ato të Zonjës Wertli dhe bashkëpunëtoreve të mi nga LDK ja. Nga e gjitha kjo del në pah se ne shqiptarët që jetojmë në Zvicërr kemi mudnësit reale që të vendosim për shumë çka, mendoi për të mirën e pe¨rgjithëshme. Sa më të sjellshëm, aktivë, të shkolluar, të fuqizuar në profesione të ndryshme që do jemi, aq më shume¨edhe rrisikm rejtingun dhe nderin si njerëz të kohës. Në Zvicër i kemi të gjitha mundësitë andaj, kush ku do të bëhet pjesë e proceseve e konkretisht ne si LDK do të jemi krah me CVP në.

Për këtë takim une duhet medoemos ta falënderoi një mik të madh të Kryetarit të CVP-së, të vet Zonjës B. Wertli i cili nga modestia nuk dëshiron të përmendet, por ai është një veprimtar i fortë shqiptarë që ka krijue ura lidhëse me partite e djathta nga Zvicrra, CDU Gjermani, dhe ÖVP Austri, faleminderit miku im…..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora