E premte, 19.04.2024, 09:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Sadulla Zendeli Daja

E hene, 23.02.2015, 08:05 PM


Sadulla Zendeli Daja

 

TË TË DËGJOJ APO TË HESHT?

 

Pash Zotin çfarë po thua

Më trego të të dëgjoj

Apo të hesht

Kur kurreshtja vjen si plesht!

 

Disa fjalë s’i kuptoj

Por ato kurrë s´i harroj.

Në fjalor po i kërkoj

Fjalën tënde ta vërtetoj

Dhe ta analizoj...

 

Kur të kam para sysh të shikoj

Kur ma kthen shpinën

S´di kush je, s´di ku shkon,

Çfarë po thua, me cilin je

Çfarë bisedon për tjetrin person.

 

Më dole përpara t´më shikosh

Më lëre pas të më harosh

Madje dhe mos t’më takosh

Bisedën që e bëmë mbrëmë

A duhet mënjanë ta lëmë?

Ty të duket gjë e rëndë

Po të pyes edhe një herë pa mikrofon:

Kush janë të zhyturit në korrupsion?

 

Ti më the se s´ka korrupsion

Arkën e shtetit e kanë ngrënë

E kanë zbrazur këta jaranë

Kush janë këta faqezinjë

Më trego pash Perëndinë!

Obubuu more vëlla me pishë

Të gjitha ke dëshirë t´i dishë!

 

Të thash o burrë i dheut

Të korruptuar jemi unë e ti

Që punojmë dit’e natë

Për të mirën e atdheut të ngratë!

Pashë besën mos më trullos

Fatkeqësisht nuk të mora vesht

Sërish po të pyes kush janë ata?

Kush janë ata meshkuaj e femra

Që n‘shtëpinë e vet e kanë zakon

Për t‘u zhytur në korrupsion?

 

E more vëlla që më bezdis,

Përsëri po më harlis...

Të thash, o burrë i dheut:

Jemi unë e ti në këtë mjerim,

Porsi hajnat që banojnë në Arbëri

Si dhe miqtë e tyre në mërgim!

 

VENDLINDJA JONË KOSOVA

 

Toka mëmë është shpirti jonë

Dielli i atdheut tonë

Shpirtin na e shëron

Rreze të arta na dhuron.

Rrezet e diellit e ndriçojnë

Dielli trupin na e rrit

Dhunti e Zotit shndrit anembanë

Të mirat e dheut na i dhuron

Që ta ruajmë vendin e të parëve tanë.

 

Atdheu ynë është një mrekulli

Për shqiptarët në Arbëri

Dhe n’Kosovë e Çamëri

U bekuam Perëndinë

Që na e rringjalli Ilirinë.

Një ditë dielli i pa parë

Sërish do ta ndriçojë Arbërinë

Si më parë kurr ishte e pandarë.

 

Ata që na frymëzuan ende banojnë

Janë edhe pas vdekjes në vëndin tonë

Me shpirtin e shenjtë po fluturojnë

Arbërinë e lënduar e shikojnë

Për lindjet dhe vdekjet në vendin tonë

Dorën e shtrijnë t`na ngushëllojnë...

 

Tani shpresoj se e ke të qartë

Rrugë  a shteg tjetër nuk ka

Merre strajcën në Mirditë

Dhe mbushe me bukë e krypë

Për atdheun tonë të dytë!

 

Merre rrugën nga Serbiavrastare

Kalo nëpër Hungarinë mike

Ku Lartmadhëria e tij Mbreti Zog

Për nuse Gjeraldinën e pat marrë

Dil në Perëndim e në mërgim

Mblidhi lekët që n‘rrugë janë

Prite asimilimin dhe vdekjen

E emrit të bekuar shqiptar!

 

FAJTOR  JAMI UNË E TI!

 

Atyre që votën ua dhamë

Na dëbojnë nga vendi mëmë.

Gjashtë muaj pa zot shtëpie

Dyert e Parlamentit tonë

Mbetën të mbyllura…

 

• Marri, qeshje, qarje

• Piskamë e këtij shekulli.

• Gjashtë muaj pa zot shtëpie

• Mbeti Kosova jonë.

• Kosovën që e shanë,

• Kosovën që e dhunuan,

• Kosovën që e dëbuan

• Kosova që u flijua.

• Marri-marri o vëllezer shqiptarë!

• Gjithë partitë vrapojnë të bëhen Kryetarë.

• Turp para botës së qytetëruar,

• Turp para miqve tanë që na ndihmuan,

• Turp para nënave e motrave e fëmijëve që nga armiku u dhunuan!

• Turp ndaj atyre që na ndihmuan kurr barbari na dëboi nga vendi ynë!

• Turp për ata që shpirtin e dëshmorëve e nënçmuan!

 

Udhëheqësit e partive politike

Zihen e shahen dhe përlahen

Kush do të bëhet kryetar...

Zoti Ramush Haradinaj

Prej ditës së parë deklaroi

Se do të bëhet kryetar

Zoti Limaj pokështu deshi të bëhet kryetar,

Zoti Krasniqi don të bëhet kryetar,

Edhe Albin Kurti që populli me krenari

E priti. Edhe ai don të bëhet krytar...

Por zoti Mustafa tha e u bë kryetar,

Por lekët e 3% që i mblodhi mërgata

Me të madhin Bukoshin ende në xhep i kanë.

Shtërnguan duartë me kryetarin Thaçi,

Ata të tjerët që zemra u digjet të bëhen kryetarë

Zoti do t’ua japë miratimin që të zgjidhen kryetarë.

Hallall u qoftë në të ardhmen të bëhen kryetarë.

 

• Bota e civilizuar shikon e qesh

• Me këta burra të shekullit tonë.

• Në këtë shekull të mashtruar

• Me burra e gra të mërguar

• Korrupsioni është i gjallë

• Të gjithë duan të marrin një pozitë të lartë,

• Nuk mund ti dallosh a janë njerëz të civilizimit

• A janë burra apo korba të shkatërrimit!

 

Popull i nderuar dhe shumë i lënduar

Adhuroni këta burra të mëdhenj.

Merrni strajcat në krahë,

Merrni rrugën e mërgimit,

Rrugën e vdekjes së emrit tuaj.

Rrugën e mashtrimit

Merrni rrugën nga Serbia vrastare

Kaloni Hungarinë mike

Dilni rrugëve t’perëndimit si lypsarë

 

O vëlla shqiptar me lot në sy të qaj

Pesëdhjetë vjet në mërgim po vuaj

Dy fëmijë m’kanë lindur n’tokë të huaj.

Kanë kaluar njëzet a tridhjetë a pesdhjetë vjetë,

Kur emri familjes sime që kishte dikurë jehonë

Ka filluar të shuhet e do të vdesë përgjithmonë.

 

Zgjidh e merr o familje shqiptare

Mos e mos shko në emigracion

Se do të vdesin si unë.

I gjallë dukem por në shpirt e zemër që moti jam i vdekur.

Mërgimi është asimilimi me nënshkrimin tënd

Dhe me vdekjen e emrit e mbiemrit të familjes sate.

 

Mendo, mendo e mendo dhe mos shko.

Edhe stërgjyshërit në varr për ty do të qajnë

Përse e le vëndin tëndë, lirinë atje e ke

Shqiptari nuk ka vuajtur për bukë e kripë

Por ka vuajtur për liri e vatan...

 

§§§§§§§§§§§§§§§§

 

Kosova ka patur ka dhe do të ketë burra e gra

që do ta mbrojnë gjithmonë e papra.

Do ta rregullojnë Parlamentin e Kosovës sonë

Korrupsionin do ta ndalojnë,

Ata që fshihen si hijenat e urritura

Do ti gjejnë-bile i din kush janë

Maskarenjtë që ashiqare kanë përvetësuar

Pasurië shqiptare në emër të filan tradhëtarit.

Të pandehurit e morrën nëpër këmbë

Dinjitetin e dëshmorëve tanë

Që u flijuan për Kosovën tonë

Që ne sot po e gëzojmë...

 

JU QË EMIGRONI SOT

KUR KOSOVA ËSHTË E LIRË

 

Ju që do të emigroni në tokën e huaj

Fjalën shqipe do ta varrosni në Kosovë.

 

Në qytete, fshatra, fusha e male

Dasmë e vdekje në vendin tënd

Do të dëgjosh zërin e gjuhës amtare.

 

Gurët e varret shqip folin

Kurse ti do ta humbish

gjuhën e të parëvë tanë!

 

Në mërgim do të qajsh e vajtosh

Por atëherë do të jetë vonë

Do të rriten fëmijët

E do të mbesin në mërgim.

 

Emri yt si shqiptar do të vdesë përgjithmonë

Këtë amanet shkrimtarët

Dhe të parët tanë na e kanë lënë.

 

KOSOVË, MOS NA LARGO NGA VENDI YNË!

Toka mëmë është shpirti ynë, dielli i atdheut tonë të bekuar. Drita e tij shpirtin na e shërron. Rreze të arta na dhuron. Tokën tonë e ndriçojnë dhe trupin na e rrit. Na këndellin që ta mbrojmë anembanë, vendin e të parëve tanë. Atdheu ynë është mrekulli e ndriçim. Madje, edhe për shqiptarët në mërgim. E bekofshim të gjithë Perëndinë, që na e ringjalli Ilirinë! Një ditë dielli i gjithësisë do ta ndriçojë Arbërinë mbarë. Si dikurë kurr ishte e pandarë. Dëshmorët me shpirtin e shenjtë, janë në çdo vend e na bekojnë. Fluturojnë dhe na shikojnë. Dorën e shtrinjë të na ngushëllojnë. Për lindjet dhe vdekjet në vendin tonë.

Maskarenjtë krekosen e hulumtojnë. Pa shpirt e pa zemër shkelin vendin tonë. Pa drojë janë zhytur në korrupsion. Zoti i vraftë këta vrastarë, që shpirtin janë duke na e marrë! Kaq dëme të mëdha i bëni kombit tonë. Rrugëve të atdheut shkojnë vërdallë. Në kafene dhe klube e hotele luksoze. Kur vëllezërit tanë me valixhe e fëmijë. E braktisin Kosvën tonë të dashur. Në mërgim që të shkojnë. Dritë, dritë dhe punë duam o vëllezër deputetë! Dy milionë shqiptarë nuk keni mundur. Bukë me u dhënë duke e vjedhur lekun e fundit. A s‘u vjen keq për popullin e ngratë. Që ua merrni fëmijëve tanë kafshatën e bukës. A nuk e di ti o mashtrues se populli e di se ti ke tre a katër shtëpi? Mall të patundur ke blerë. Për një euro a një dollar dhe e ke shkruajtur. Në emër të tjetërkuajt shqiptarët i ke mashtruar!

Ju lutemi mos na dëboni nga toka jonë! Mos ua bëni qejfin armiqve tanë, që para shtatë vitesh egërsisht na sundonin. Hanin e pinin na shfrytëzonin dhe ne u punonim. Sa nëna gra e fëmijë vajtojnë për të dashurit e tyre? E ti bën një dasmë ku kasapi i Ballkanit i therr 60 dema për nderë të dasmës sate! Ju lutemi o burra që keni formuar shumë parti! Vetëm të zini një vend në parlament. E të gjithë partitë të propozojnë nga një krytarë shteti. Ku i keni këshilltarët tuaj që edukatën ju e merni? Nga hijenat e urritura në Kosovën e përgjakur. Dhe Ju të merrni një rrogë prej 1.500 Euro n’muaj. Kurse populli i ngratë pa punë e pa bukë,  me një pagë qesharake prej 100 deri 500 Euro n’muaj.

A nuk është ky një korrupsion modern? Të marrin pjesë në Kuvend,  të grinden me njëri tjetrin si ujqërit e urritur. Gjashtë muaj Kosova pa Parlament... Ti pa drojë pagën mujore e kishe të garantuar! Kurse tani çirresh si patriot i madh i Kosovës sonë: Mos emigroni o vëllezër shqiptarë! Ne do t’ju garantojmë punë dhe jetë normale e të mbarë. Në Kosovën tonë që e duam shumë, dhe korrupsionin që e adhurojmë! Dritë, dritë duam o parlamentarë! Korrupsionin e di çdo shqiptar. Kush e ka bërë dikurë dhe kush e bën sot? Dhe kush janë ata që Kosovën e dashur ashiqare e shfrytëzonë? Ju lutemi mos na dëboni nga vendi ynë! Mos na dhuroni hijen e zezë të mërgimit!

Këtu në atdheun e të parëve tanë, është dielli që na ngroh, toka që na ushqen. Bukën e dritën mos na e ndaloni! Ne jemi bijat e bijët e këtij vatani. O vëllezer në parlament! Popullin e keni futur në rrugë pa shteg. Merr shqiptari familjen me grua e fëmijë. Dhe padashtas e braktis vendin e vet.  Këtë vend me lot e kemi qarë. Pas disa muajve në vend të huaj, do ta shohim se sa e ëmbël është vendlindja jonë. Mos motër! Mos vëlla! Mos emigro! Në qytete, fusha e male, do të dëgjosh zërin e gjuhës tënde!  Me lot do të qajsh e do të vajtojsh? Atëherë do të bëhet vonë. Do të rriten fëmija. Do të jesin në mërgim. Emri yt si komb shqiptar do të vdesë përgjithmonë! Këtë amanet edhe shkrimtarët e mëdhenj na e kanë lënë: Mos e braktisni Nënën Shqipëri, sepse vetëm vendi yt të jep fuqi! (17 shkurt 2015, ora 2,25 e natës)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora